Industria audiovizive shqiptare ka shënuar sukses në edicionin e parë të IPA South Adriatic Co-Development Film Fund, ku projektet me pjesëmarrje shqiptare kanë siguruar një prani të fortë mes 33 projekteve që aplikuan dhe 8 projekteve fituesve, duke reflektuar rritjen e kapaciteteve dhe konkurrueshmërisë së sektorit në bashkëpunimin rajonal.
Pjesëmarrja shqiptare
Projekte me producent shqiptar mazhoritar
• BRIDE ON THE BRIDGE – Lissus Media SHPK (bashkëproducent: Slingshot Films Srl)
• THE INVISIBLE SUCCESSOR – Erafilm SHPK (bashkëproducent: Redibis Film Srl)
• THE AGENT – Red Cat Studio SHPK (bashkëproducent: Fidelio Srl)
Projekte me producent shqiptar në minorancë
• MEDUSA – producent kryesor: Anemone Film SRL; bashkëproducent shqiptar: Anima Pictures SHPK
• LEILA – producent kryesor: Naffin Tu Si SRL; bashkëproducent shqiptar: Eclipse SA Film Production SHPK
Lista e plotë e projekteve fituese
• BRIDE ON THE BRIDGE – Lissus Media SHPK (bashkëproducent: Slingshot Films Srl)
• THE INVISIBLE SUCCESSOR – Erafilm SHPK (bashkëproducent: Redibis Film Srl)
• THE AGENT – Red Cat Studio SHPK (bashkëproducent: Fidelio Srl)
• NOTHING WILL BE NAMED AFTER ME – Bitter Frames Production DOO (bashkëproducent: Quasar Production Srl)
• MEDUSA – Anemone Film SRL (bashkëproducent: Anima Pictures SHPK)
• MATI’S VERSION – Palosanto Films SRL (bashkëproducentë: Artikulacija Film DOO, Eurofilm Srl, Nightswim Srl, Matrioska Srl)
• LEILA – Naffin Tu Si SRL (bashkëproducentë: The Piranesi Experience Srl, Eclipse SA Film Production SHPK)
• IL GENIO – Adriatic Western DOO (bashkëproducent: Pilgrim Srl)
Tetë projektet e përzgjedhura përfshijnë tre aplikantë kryesorë nga Shqipëria, tre nga Italia dhe dy nga Mali i Zi, duke bashkuar 20 operatorë ekonomikë nga rajoni i Adriatikut të Jugut.
Projektet u vlerësuan nga një komision ndërkombëtar i përbërë nga Nikola Vukčević, Genc Përmeti dhe Angela Bianca Saponari, me mbështetjen e Production Office të Apulia Film Commission dhe ekipit të asistencës teknike të projektit FRAME.
Fondi është krijuar në kuadër të projektit FRAME – “Nxitja e Zhvillimit Rajonal dhe Zgjerimit të Tregut të Ndërmarrjeve Audiovizive në Adriatikun e Jugut”, i financuar nga Programi Interreg IPA South Adriatic 2021–2027 dhe i promovuar nga Apulia Film Commission, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, Montenegro Film Centre dhe Fondazione Molise Cultura.
FRAME synon të forcojë ekosistemin rajonal të industrisë audiovizive përmes mbështetjes së zhvillimit të projekteve të reja filmike, nxitjes së bashkëprodhimeve ndërkufitare dhe zgjerimit të mundësive për kompanitë audiovizive për të hyrë në rrjete profesionale dhe tregje ndërkombëtare.
Njoftimin zyrtar e gjeni në faqen e AFC.

