Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

Shpallet thirrja në kategorinë “dokumentar”

Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) shpall njoftimin për konkurim me projekte kinematografike në këtë kategori:
Projekte për film dokumentar

Paraqitja e dokumentacionit për aplikim, prej producentëve, duhet të realizohet, njëkohësisht, në këto dy mënyra:
i. Dokumentacion i ruajtur në skedarë elektronikë të dërgohet, në adresën elektronike info@qkk.gov.al nëpërmjet platformave WeTransfer, MyAirBridge ose SwissTransfer.
ii. Dokumentacioni origjinal ose i njësuar me origjinalin, të dorëzohet pranë zyrës së protokollit të QKK-së.

Producentët duhet të jenë të regjistruar pranë QKK për vitin 2025, përpara se të aplikojnë.

Afati i aplikimeve përfundon më datë 17 tetor 2025, ora 12:00.

Përpara se të aplikoni, konsultoni me kujdes kriteret dhe dokumentacionin e detyrueshëm për aplikim për projektin, të parashikuara në “Rregullore e Përgjithshme të Mbështetjes Financiare e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”.