Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

Thirrje për Pjesëmarrje në Konsultimin Evropian “Histori në Rrezik”

Thirrje për Pjesëmarrje në Konsultimin Evropian “Histori në Rrezik”, i cili u lançua zyrtarisht të hënën më 20 korrik.

“Histori në Rrezik” është një iniciativë evropiane që eksploron kushtet për lirinë krijuese, diversitetin kulturor dhe rrëfimin e historive në seriale. Përmes një konsultimi në të gjithë Evropën dhe një sërë diskutimesh me praninë e ekspertëve, projekti synon të kuptojë më mirë kushtet aktuale që formësojnë zhvillimin, komisionimin dhe prodhimin e serialeve, duke nxitur dialogun në sektorin audiovisual evropian.

“Histori në Rrezik” është përzgjedhur për sponsorizim nga Programi Pilot për Koproduksionet e Serialeve të Këshillit të Evropës. Kjo nismë mbështetet gjithashtu nga një rrjet evropian i festivaleve kryesore, tregjeve, shoqatave profesionale dhe organizatave të kësaj industrie. Të dhënat e konsultimit do të inkurajojnë sesionet e Think Tank të zhvilluara online dhe do të paraqiten në Seriesly Berlin në shtator 2026, si dhe do të publikohet një përmbledhje e natyrës ekzekutive.

Konsultimi synon skenaristët, producentët, transmetuesit dhe platformat e transmetimit online, festivalet dhe tregjet e filmit, si dhe organet financiare apo institucione të tjera publike.

Konsultimi do të mbetet i hapur deri më 10 gusht 2026.

Bëhuni pjesë e konsultimit: https://survey.lamapoll.de/Stories-at-Risk/en