Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton hapjen e thirrjeve për aplikim, për financim, në kategorinë Projekte për Zhvillim (Film Artistik me Metrazh të Gjatë).
Ftojmë kineastët profesionistë të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e kësaj thirrjeje për të jetësuar projektet e tyre kinematografike!
Detajet e rëndësishme:
• Afati i fundit: Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 15 Qershor 2026, ora 16:00.
• Aplikimet kryhen përmes platformës së QKK-së, në adresën https://qkk.systems, si dhe fizikisht pranë zyrës së protokollit.
Dokumentacioni i nevojshëm: Për hollësi të mëtejshme mbi kriteret dhe listën e plotë të dokumenteve, ju lutemi t’i referoheni rregullores zyrtare në faqen tonë të web-it: https://qkk.al/rregullore-e-pergjithshme-e-mbeshtetjes-financiare/.