Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

Sesion informues për karrierën në fushën e kinematografisë & audiovizualit

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, në bashkëpunim me Programin e Bursave të AADF, ju fton në një sesion informues të dedikuar për të gjithë ato që dëshirojnë të ndërtojnë karrierën e tyre në fushën e kinematografisë dhe audiovizualit.

Në këtë takim do të prezantohen mundësitë për studime Master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, procesi i aplikimit, kriteret e përzgjedhjes, afatet dhe mbështetja që ofron Programi i Bursave AADF. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin informacion praktik dhe të bëjnë pyetje për të planifikuar hapat e tyre drejt studimeve në SHBA.

Nëse jeni regjisor, skenarist, producent, operator, montazhier, fotograf, apo profesionist fushën e audiovizualit dhe dëshironi të zhvilloni më tej potencialin tuaj në një nga universitetet më të mira në SHBA, ky sesion është një mundësi që nuk duhet humbur.

Ju presim më 9 korrik 2026, ora 10:00, në Villa 31.

Pjesëmarrja është e lirë.