
AI Film Festival çel siparin në edicionin e tij të parë, në datat 7–11 Korrik, 2026, pranë kinema “Agimi”!
Ky festival, unik në llojin e tij në Shqipëri, është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, me synimin për të pasuruar peizazhin kulturor të Tiranës, dhe për t’u mundësuar të gjithë dashamirësve të kinemasë, një festival ndërkombëtar me fokus filmat, të cilat, janë krijuar me teknologjitë e inteligjencës artificiale.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shohin filma të realizuar me teknologji novative, të takojnë kineastë të talentuar, si dhe të marrin pjesë në diskutime interesante.
Mos e humbisni këtë mundësi për të përjetuar emocionet e reja që ofron kinemaja!
Çfarë ofron programi i AIFFT?
Përgjatë pesë ditëve, festivali ndërthur shfaqjet e filmave me hapësira edukative dhe diskutime ndërvepruese:
Shfaqje Filmash (Screenings): Shfaqet e përditshme të filmave inovativë, përfshirë një Maratonë Filmash ditën e shtunë, më 11 korrik, ora 11:00.
Panele Diskutimi & Edukim:
• Biseda mbi procesin e krijimit të filmave me AI, nga skenari në ekran, me studentë dhe leksione nga Shpend Bengu & Gjergji Pano.
• Diskutime mbi revolucionin e Inteligjencës Artificiale në media me emra të njohur si Pandeli Pani & Fatmir Koçi.
• Masterclass & Shkëmbim Krijues: Një seancë speciale Masterclass me nxënës të shkollave të mesme për të nxitur shkëmbimin kreativ me kineastët.
• Tryeza të Rrumbullakëta (Roundtables): Diskutime të hapura mes profesionistëve të industrisë: Jonid Jorgji, Vjollca Dedei, Gea Bengu, etj., si dhe një bashkëbisedim me jurinë përpara ndarjes së çmimeve.
• Mbyllja e Madhe (11 Korrik): Festivali kulmon të shtunën në mbrëmje (ora 20:00) me Ceremoninë e Ndarjes së Çmimeve.








