Adresa
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Rruga «Aleksandër Moisiu»,
№ 77, 1012, Kinostudio, Tiranë, Shqipëri
Kontakte
info@qkk.gov.al
++ 355 (0) 4 237 8004
Back

Një Festival i ri i shtohet Tiranës: AI Film Festival

AI Film Festival çel siparin në edicionin e tij të parë, në datat 7–11 Korrik, 2026, pranë kinema “Agimi”!

Ky festival, unik në llojin e tij në Shqipëri, është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, me synimin për të pasuruar peizazhin kulturor të Tiranës, dhe për t’u mundësuar  të gjithë dashamirësve të kinemasë, një festival ndërkombëtar me fokus filmat, të cilat, janë krijuar me teknologjitë e inteligjencës artificiale.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shohin filma të realizuar me teknologji novative, të takojnë kineastë të talentuar, si dhe të marrin pjesë në diskutime interesante.

Mos e humbisni këtë mundësi për të përjetuar emocionet e reja që ofron kinemaja!

Çfarë ofron programi i AIFFT?

Përgjatë pesë ditëve, festivali ndërthur shfaqjet e filmave me hapësira edukative dhe diskutime ndërvepruese:

Shfaqje Filmash (Screenings): Shfaqet e përditshme të filmave inovativë, përfshirë një Maratonë Filmash ditën e shtunë, më 11 korrik, ora 11:00.

Panele Diskutimi & Edukim:
• Biseda mbi procesin e krijimit të filmave me AI, nga skenari në ekran, me studentë dhe leksione nga Shpend Bengu & Gjergji Pano.
• Diskutime mbi revolucionin e Inteligjencës Artificiale në media me emra të njohur si Pandeli Pani & Fatmir Koçi.
• Masterclass & Shkëmbim Krijues: Një seancë speciale Masterclass me nxënës të shkollave të mesme për të nxitur shkëmbimin kreativ me kineastët.
• Tryeza të Rrumbullakëta (Roundtables): Diskutime të hapura mes profesionistëve të industrisë: Jonid Jorgji, Vjollca Dedei, Gea Bengu, etj., si dhe një bashkëbisedim me jurinë përpara ndarjes së çmimeve.
• Mbyllja e Madhe (11 Korrik): Festivali kulmon të shtunën në mbrëmje (ora 20:00) me Ceremoninë e Ndarjes së Çmimeve.