Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton hapjen e thirrjeve për aplikim, për financim, në kategorinë Film i Gjatë Vepër Karriere.
Ftojmë kineastët profesionistë të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e kësaj thirrjeje për të jetësuar projektet e tyre kinematografike!
Afati i fundit: Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 14 Maj 2026.
Dokumentacioni i nevojshëm: Për detaje të hollësishme mbi kriteret dhe listën e plotë të dokumenteve, ju lutemi t’i referoheni rregullores zyrtare në faqen tonë të web-it: https://qkk.al/rregullore-e-pergjithshme-e-mbeshtetjes-financiare/.
Aplikimet kryhen përmes platformës së QKK-së, në adresën https://qkk.systems, si dhe fizikisht pranë zyrës së protokollit.
Suksese të gjithë aplikantëve!