Për të marrë pjesë në procesin e votimit për anëtarët e Këshillit Miratues të Projekteve pranë QKK-së, çdo kineast me të drejtë vote duhet fillimisht të regjistrohet në platformën elektronike.
Hapi 1: Regjistrimi
Hyni në platformën https://qkk.systems/regjistrohu, dhe plotësoni të gjitha fushat e kërkuara:
• Emër dhe mbiemër
• Adresë funksionale e-maili
• Vendosni një fjalëkalim
• Ngarkoni një fotografi të kartës së identitetit ose pasaportës së vlefshme
• Përzgjidhni rolin/profilin tuaj në veprimtarinë artistike
• Vendosni titujt dhe linket e filmave/projekteve që dokumentojnë përvojën tuaj profesionale
Vëmendje: Statusi “Kineast me të drejtë vote” u njihet vetëm individëve që plotësojnë kriteret e përcaktuara për përvojën artistike dhe profesionale në fushën e kinematografisë.
Hapi 2: Konfirmimi i regjistrimit
Pas përfundimit të regjistrimit, në adresën e e-mailit të deklaruar do të merrni një mesazh konfirmimi me një link aktivizimi. Klikoni mbi linkun për të verifikuar llogarinë tuaj dhe për të përfunduar procesin e regjistrimit.
Pasi llogaria juaj të konfirmohet, do të mund të identifikoheni në platformë dhe të aksesoni fletën elektronike të votimit.