Vendim i KMP-së, dt. 15.12.2014

Vendim i KMP-së, dt. 15.12.2014

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Këshilli Miratues i Projekteve, i përbërë nga zotërinjtë:
Z. Dritan HUQI, Kryetar
Z. Artur DAUTI, Anëtar
Z. Bashkim HOXHA, Anëtar 
Z. Dionis PAPADHIMITRI, Anëtar
Z. Fatos BAXHAKU, Anëtar
Z. Stefan ÇAPALIKU, Anëtar
Z. Xhevdet FERI, Anëtar
u mblodhën sot, më datë 15.12.2014, në mbledhjen me këtë rend dite:
1. Shqyrtimi i projekteve kinematografike për filma të kategorisë Indipendent (metrazh i gjatë vepër e parë, metrazh i shkurtër dhe dokumentarë).
2. Shqyrtimi i projekteve të ndryshme kinematografike.
Më pas KMP, diskutoi dhe shqyrtoi projektet dhe n[ p[rfundim vendosi:  
V E N D O S I:
I. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve:
– Filma artistikë me metrazh të gjatë, vepër e parë – Indipendent:
1. “Hija e diellit”, skenari Dritan MESAREJA, regjia Dritan MESAREJA Julian CANAMETI, shtëpia kinematografike “AA”.  
2. “Ikonat e Qytetit”, skenari Genti BEJKO, regjia Kelmend KARUNI, shtëpia kinematografike “AlbArtist”.  
3. “Harro”, skenari Genc PËRMETI, Erion KAME, regjia Erion KAME, shtëpia kinematografike “Ska-Ndal”.  
– Filma artistikë me metrazh të shkurtër- Indipendent:
1. “Vrasësit e qenve”, skenari dhe regjia Ergys META, shtëpia kinematografike “Arkapia”.  
2. “A don qymyr zotni”, skenari dhe regjia Kristina CULAJ, shtëpia kinematografike “Arkapia”.  
3. “Ata”, skenari Emilio LEKA, Anis LEKA, regjia Emilio LEKA, shtëpia kinematografike “Bunker Film+”.  
4. “Mëngë këmishe”, skenari dhe regjia Suela BAKO, shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute”.  
5. “Biseda”, skenari dhe regjia Gledis BICA, shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute”.  
– Filma dokumentarë – Indipendent:
1. “Mes fshatit dhe qytetit”, skenari dhe regjia Francesk DUSHI, shtëpia kinematografike “Arkapia”.
2. “Hekur dhe zot”, skenari Mihal RAMA, regjia Vivian RAMA, shtëpia kinematografike “ErëFilm”.  
3. “Dy ditë në uzinë”, skenari dhe regjia Lendis SHKALLA, shtëpia kinematografike “Nilor”.  
II. Shqyrtimi i projekteve të ndryshme kinematografike, do të shtyhet në vitin e ri buxhetor.