Rezultatet e konkurimeve për projekte kinematografike për vitin 2016

20.12.2016

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

QENDRA KOMBËTARE E KINEMATOGRAFISË

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE

V E N D I M

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Këshilli Miratues i Projekteve, u mblodh sot, më datë 20.12.2016, për shyrtimin e projekteve kinematografike për filma artistikë me metrazh të gjatë – Vepër e Parë, paraqitur për konkurim deri në datën 15.10.2016.

Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka klasifikuar në konkurim këto projekte për film artistik me metrazh të gjatë – Vepër e Parë:

  1. “3 Luanë në Venecia”, skenari dhe regjia Jonid JORGJI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “EJF Production” sh.p.k.
  2. “Derë e hapur”, skenari Florenc PAPAS, Ajola DAJA, regjia Florenc PAPAS, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bunker Film+” sh.p.k.
  3. “Jupiter”, skenari dhe regjia Irvin MUÇAJ, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Eggra Albania” sh.p.k.
  4. “Love”, skenari dhe regjia Dionis PAPADHIMITRI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Papadhimitri Film Production” sh.p.k.
  5. “Missing”, skenari Bashkim HOXHA, regjia Kelmend KARUNI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “A. A.” sh.p.k.
  6. “Nik”, skenari Mrika KRASNIQI, regjia Kastriot EJLLI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan” sh.p.k.
  7. “Një ëndërr italiane”, skenari dhe regjia Ylljet ALIÇKA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Teo Film” sh.p.k.
  8. “Nji prej nesh”, skenari dhe regjia Ergys META, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute” sh.p.k.
  9. “Pengu”, skenari Saimir GONGO, regjia Saimir GONGO, Artan MALAJ, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Shows and Publicity Production” sh.p.k.
  10. “Rikthimi”, skenari dhe regjia Astrit HYKAJ, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Mokth Production” sh.p.k.
  11. “Testamenti”, skenari Erand SOJLI, regjia Paskal SEMINI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “AlbaSky Film” sh.p.k.
  12. “Xixëllonjat (Mes dy Krulave)”, skenari dhe regjia Artur GORISHTI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Silver Dream Production” sh.p.k.

Këshilli, pasi dëgjoi autorët dhe producentët e projekteve të paraqitura në konkurim, i shqyrtoi ato nga ana artistike dhe financiare, në mënyrë unanime,

V E N D O S I:

T’i propozojë Kyetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projekteve për filma artistikë me metrazh të gjatë- Vepër e Parë, si më poshtë:

  1. “Derë e hapur”, skenari Florenc PAPAS, Ajola DAJA, regjia Florenc PAPAS, producent shtëpia kinematografike “Bunker Film+” sh.p.k.
  2. “Nik”, skenari Mrika KRASNIQI, regjia Kastriot EJLLI, producent shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan” sh.p.k.
  3. “Testamenti”, skenari Erand SOJLI, regjia Paskal SEMINI, producent shtëpia kinematografike “AlbaSky Film” sh.p.k.
  4. “3 Luanë në Venecia”, skenari dhe regjia Jonid JORGJI, producent shtëpia kinematografike “EJF Production” sh.p.k.
  5. “Xixëllonjat (Mes dy Krulave)”, skenari dhe regjia Artur GORISHTI, skenari dhe regjia Artur GORISHTI, producent shtëpia kinematografike “Silver Dream Production” sh.p.k.
  6. “Love”, skenari dhe regjia Dionis PAPADHIMITRI, producent shtëpia kinematografike “Papadhimitri Film Production” sh.p.k.
  7. “Nji prej nesh”, skenari dhe regjia Ergys META, producent shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute” sh.p.k.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.                                                                         20.12.2016

_______________________________________________________________

01.12.2016

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

QENDRA KOMBËTARE E KINEMATOGRAFISË

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE

 

Këshilli Miratues i Projekteve, u mblodh sot, më datë 01.12.2016, ku u shqyrtuan:

  1. Projektet kinematografike për filma artistikë me metrazh të gjatë.
  2. Projektet kinematografike për pasprodhim.

Në përfundim, në mënyrë unanime, Këshilli i Miratimit të Projekteve,  vendosi:

I.        T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë të financojë filmat artistikë me metrazh të gjatë si më poshtë:

  • “Liqeni im”, skenari dhe regjia Gjergj XHUVANI, producent shtëpia kinematografike “On Film Production” sh.p.k.
  • “Portreti i pambaruar i Klara Belinit”, skenari Ruzhdi PULAHA, regjia Namik AJAZI, producent shtëpia kinematografike “MEDIAVISION” sh.p.k.
  • “Bolero në vilën e pleqve”, skenari Linda Fejzaj, Spartak PECANI, regjia Spartak PECANI, producent shtëpia kinematografike “Eclipse SA Film Production” sh.p.k.
  • “Vera pa kthim”, skenari dhe regjia Besnik BISHA, producent shtëpia kinematografike “B&G Film Pro” sh.p.k.

 

II.      T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë të financojë projektet kinematografike për pasprodhim si më poshtë:

  • “Vëthi i munguar”, skenari dhe regjia Bujar ALIMANI, producent “90 Production” sh.p.k.
  • “Tuneli”, skenari Pëllumb KULLA, Ilir HARXHI, regjia Ilir HARXHI, producent “Ilir Harxhi” p.f.
  • “Ujë për trëndafilat”, skenari dhe regjia Luli BITRI, producent “LeArt Production” p.f.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.                                                                         01.12.2016      

_______________________________________________________________

14.11.2016

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

QENDRA KOMBËTARE E KINEMATOGRAFISË

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE

V E N D I M

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Këshilli Miratues i Projekteve, i përbërë nga zotërinjtë:

  • Agim POÇARI, propozuar nga Shoqata e Kineastëve të Rinj “Belmond”.
  • Eduard MAZI, propozuar nga shoqata “Universal Film Albania”.
  • Esat IBRO, propozuar nga shoqata “Lidhja e Kineastëve të Filmit Dokumentar”.
  • Genc PËRMETI, propozuar nga shoqata “Albanian Producers and Filmmakers Association”.
  • Petrit BECI, propozuar nga shoqata “Shoqata e Kineastëve Shqiptarë”.

u mblodhën sot, më datë 14.11.2016, në mbledhjen me këtë rend dite:

  1. Konstituimi i KMP dhe zgjedhja e Kryetarit të KMP.
  2. Njohje me Rregulloren e funksionimit të Këshillit Miratues të Projekteve.
  3. Prezantim i situatës financiare të QKK.
  4. Shyrtimi i projektit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Filmi shqiptar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin-2017”.
  5. Shqyrtimi i projektit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “25 vjetori i Creative Europe”.
  6. Shqyrtimi i projekteve për filma artistikë me metrazh të shkurtër.

Mbledhja filloi me shqyrtimin e pikave sipas rendit të ditës. Me votim të hapur, u vgotua për Kryetarin e Këshillit të Miratimit të Projekteve për filmat artistikë dhe dokumentarë.

Më pas, mbledhja vazhdoi me seancën dëgjimore të projekteve kinematografike për fila artistikë me metrazh të shkurtër, të depozituar në konkurim deri në datën 14.10.2016. Autorët dhe producentët e projekteve prezantuan projektet para KMP.

Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka klasifikuar në konkurim këto projekte për film artistik me metrazh të shkurtër:

  1. “Ana”, skenari dhe regjia Evi GJONI, producent shtëpia kinematografike “Grishaj Film Production” sh.p.k.
  2. “Anija”, skenari dhe regjia Benart LAZE, producent shtëpia kinematografike “Filter Film” sh.p.k.
  3. “Contromano”, skenari dhe regjia Andamion MURATAJ, producent shtëpia kinematografike “Lissus Media” sh.p.k.
  4. “Dieta”, skenari dhe regjia Vivian RAMA, producent shtëpia kinematografike “Erë Film” sh.p.k.
  5. “Femra”, skenari dhe regjia Elkjana GJIPALI, producent shtëpia kinematografike “EJF Production” sh.p.k.
  6. “Furgoni”, skenari dhe regjia Erenik BEQIRI, producent shtëpia kinematografike “Anima Pictures” sh.p.k.
  7. “Gjergj”, skenari Albana KOZELI, regjia Fatos BERISHA, producent shtëpia kinematografike “B2 Agency” sh.p.k.
  8. “Gruaja pa kohë”, skenari Shaban SINANI, regjia Donard HASANI, producent shtëpia kinematografike “Partizani Production” sh.p.k.
  9. “Hije”, skenari dhe regjia Gledis BICA, producent “D’Art” p.f.
  10. “Hope”, skenari dhe regjia Shpend HOXHA, producent shtëpia kinematografike “B&G Film Productions” sh.p.k.
  11. “I ardhur nga ëndrrat”, skenari dhe regjia Vladimir PRIFTI, producent shtëpia kinematografike “Euro Film” sh.p.k.
  12. “Në vitet e stuhishme”, skenari dhe regjia Kejdi DEMNERI, producent shtëpia kinematografike “Tunnel Film” sh.p.k.
  13. “Një film i premtuar”, skenari dhe regjia Petrit RUKA, producent shtëpia kinematografike “Tunnel Film” sh.p.k.
  14. “Një histori e parrëfyer”, skenari dhe regjia Anxhela ÇIKOPANO, producent shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k.
  15. “Një histori e vërtetë”, skenari dhe regjia Viron ROBOÇI, producent shtëpia kinematografike “A.A.” sh.p.k.
  16. “Rënia”, skenari Kristi GEGA, Lorena HIDA, regjia Lorena HIDA, producent shtëpia kinematografike “Metronomi” sh.p.k.
  17. “Shtëpia anës rrugës”, skenari dhe regjia Genti KAME, producent shtëpia kinematografike “Gentius Film” sh.p.k.
  18. “Tirana, 100 km”, skenari dhe regjia Lorin TEREZI, producent “Mov(i)e On” p.f.
  19. “Valixhe”, skenari dhe regjia Ajola DAJA, producent “Ajola Daja” p.f.

Në përfundim, në mënyrë unanime, Këshilli i Miratimit të Projekteve,

V E N D O S I:

I.     Kryetar i Këshillit Miratues të Projekteve, të jetë z. Esat IBRO.

II.   Të miratojë projektin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Filmi shqiptar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin-2017”.

III.  Të miratojë projektin e Qendërs Kombëtare të Kinematografisë “25 vjetori i Creative Europe”.

IV.   T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë të financojë filmat artistikë me metrazh të shkurtër si më poshtë:

  1. “I ardhur nga ëndrrat”, skenari dhe regjia Vladimir PRIFTI, producent shtëpia kinematografike “Euro Film” sh.p.k.
  1. “Një film i premtuar”, skenari dhe regjia Petrit RUKA, producent shtëpia kinematografike “Tunnel Film” sh.p.k.
  1. “Shtëpia anës rrugës”, skenari dhe regjia Genti KAME, producent shtëpia kinematografike “Gentius Film” sh.p.k.
  1. “Anija”, skenari dhe regjia Benart LAZE, producent shtëpia kinematografike “Filter Film” sh.p.k.
  1. “Gruaja pa kohë”, skenari Shaban SINANI, regjia Donard HASANI, producent shtëpia kinematografike “Partizani Production” sh.p.k.
  1. “Tirana, 100 km”, skenari dhe regjia Lorin TEREZI, producent “Mov(i)e On” p.f.
  1. “Dieta”, skenari dhe regjia Vivian RAMA, producent shtëpia kinematografike “Erë Film” sh.p.k.

V.      Projekti për film artistik me metrazh të shkurtër “Contromano”, skenari dhe regjia Andamion MURATAJ, producent shtëpia kinematografike “Lissus Media” sh.p.k., vlerësohet pozitivisht nga KMP. Referuar strukturës, si dhe financimeve që ka siguruar dhe fazës së avancuar të projektit, rekomandon që të aplikojë në skemën film artistik metrazhi i gjatë- Indipendent.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.                                                                     14.11.2016

 

________________________________________________________________

28.04.2016

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

QENDRA KOMBËTARE E KINEMATOGRAFISË

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se më datë 28.04.2016 Këshilli Miratues i Projekteve, u mblodh në takimin me këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi i projekteve kinematografike për filma artistikë me metrazh të gjatë, në kategorinë bashkëprodhime minoritare (Minority Cooproduction), të depozituara në QKK deri në datën 30.03.2016.
  2. Shyrtimi i kërkesës së shtëpisë kinematografike “SKA-NDAL” sh.p.k., për kualifikimin në kategorinë bashkëprodhime minoritare (Minority Cooproduction), të projektit kinematografik “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, skenari dhe regjia Kushtrim BEKTESHI.

Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka kualifikuar për konkurim këto projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë, në kategorinë bashkëprodhime minoritare (Minority Cooproduction):

  1. Projekti për film artistik me metrazh të gjatë “Njeriu i dosjeve”, skenari Arian KRASNIQI, Ismet SIJARINA, regjia Ismet SIJARINA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Albasky Film” sh.p.k.;
  2. Projekti për film artistik me metrazh të gjatë “Shpia”, skenari dhe regjia Lendita ZEQIRI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Ska-Ndal” sh.p.k;
  3. Projekti për film artistik me metrazh të gjatë “Histori majë kulmi”, skenari Gazmend NELA, Arjan KRASNIQI, regjia Arjan KRASNIQI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan” sh.p.k.;
  4. Projekti për film artistik me metrazh të gjatë “Fusha e mëllenjave”, skenari dhe regjia Arzana KRAJA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k.

KMP, mori në shqyrtim dhe diskutoi nga ana artistike dhe financiare projektet në konkurim dhe në përfundim

V E N D O S I:

I.    T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve kinematografike:

  1. Projekti për film artistik me metrazh të gjatë “Shpia”, skenari dhe regjia Lendita ZEQIRI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Ska-Ndal” sh.p.k.
  2. Projekti për film artistik me metrazh të gjatë “Fusha e mëllenjave”, skenari dhe regjia Arzana KRAJA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k.
  3. Projekti për film artistik me metrazh të gjatë “Njeriu i dosjeve”, skenari Arian KRASNIQI, Ismet SIJARINA, regjia Ismet SIJARINA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Albasky Film” sh.p.k.

II.      Të mos miratojë kërkesën e shtëpisë kinematografike “SKA-NDAL” sh.p.k., për kalimin dhe shqyrtimin në kategorinë bashkëprodhime minoritare (Minority Cooproduction), të projektit kinematografik “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.                                                                      28.04.2016

_________________________________________________________________

11.04.2016

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

QENDRA KOMBËTARE E KINEMATOGRAFISË

KËSHILLI MIRATUES I PROJEKTEVE

V E N D I M

Në zbatim të nenit 9, paragrafi i parë i ligjit nr. 8096, datë 29.04.1996, “Për Kinematografinë”, i ndryshuar, nenit 6 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 21.08.2003, “Për miratimin e statutit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë”, përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Këshilli Miratues i Projekteve, u mblodh sot, më datë 11.04.2016, në takimin me këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi i projekteve për festivale dhe javë filmi, të depozituara në QKK.
  2. Shyrtimi i projektit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Filmi shqiptar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cannes-2016”.
  3. Shqyrtimi i projektit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Master Europian për shkrimin e skenarëve – ALBASCRIPT”, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Cineuropa.
  4. Shqyrtimi i projektit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Vera e kinemasë”, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Appuglia Film Commission.
  5. Shqyrtimi i projektit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Filmi shqiptar në PriFest 2016”.
  6. Shqyrtimi i kërkesës së shtëpisë kinematografike “ArtFIlm” për emërimin e regjisorit të projektit të filmit artistik me metrazh të gjatë “Delegacioni”, skenari Artan MINAROLLI.
  7. Shqyrtimi i kërkesës së shtëpisë kinematografike “EuroFilm” për ndryshimin e regjisorit të projektit të filmit artiksik me metrazh të shkurtër “Motër e vëlla”, skenari Vladimir PRIFTI.
  8. Shqyrtimi i kërkesës së shtëpisë kinematografike “Bota shqiptare”, për rritje të financimit të projektit të filmit dokumentar “Saga e Dinejve”, skenari Enver KUSHI, regjia Kujtim GJONAJ.

KMP, në fillim shqyrtoi dhe diskutoi projektet për financim festivale dhe javë filmi kombëtar dhe ndërkombëtarë. Në këtë seancë nuk morën pjesë z. Fatos BAXHAKU, z. Artur DAUTI dhe z. Elvis HOXHA, për arsye të shmangies së konfliktit të interesit, meqenëse kanë qenë të angazhuar në edicionet e mëparshme të tre prej festivaleve në konkurim. Pas përfundimit të kësaj seance, zotërinjtë e sipërpërmendur morën pjesë në mbledhje. Pasi diskutuan dhe shqyrtuan projektet në konkurim, Këshilli i Miratimit të Projekteve

V E N D O S I:

I.    T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve kinematografike:

  • Projekti “Festivali i Filmit Ballkanik dhe i Kulinarisë”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k.
  • Projekti “Tirana International Film Festival”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute”.
  • Projekti “Festivali Ndërkombëtar i Filmit AniFest”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ” sh.p.k. Financimi l[vrohet me kusht që Festivali të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.
  • Projekti “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Multi Media Nositi” sh.p.k.
  • Projekti “Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “ORA Film” sh.p.k.
  • Projekti “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Giffoni Film-Shqipëria”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “MEDIAVISION” sh.p.k.
  • Projekti i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Filmi shqiptar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cannes-2016”.
  • Projekti i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Master Europian për shkrimin e skenarëve – ALBASCRIPT”, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Cineuropa.
  • Projekti i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Vera e kinemasë”, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Appuglia Film Commission.
  • Shqyrtimi i projektit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë “Filmi shqiptar në PriFest 2016”.

II.  Miratimin e kërkesave si më poshtë:

  1. Miratohet kërkesa e shtëpisë kinematografike “ARTFILM” për caktimin e z. Bujar ALIMANI, regjisor i projektit të filmit artistik me metrazh të gjatë “Delegacioni”, skenari Artan MINAROLLI.
  2. Miratohet kërkesa e shtëpisë kinematografike “EuroFilm” për caktimin e znj. Ajola DAJA regjisore e projektit të filmit artistik me metrazh të shkurtër “Motër e vëlla”, skenari Vladimir PRIFTI.

III. Mosmiratimin e kërkesës së shtëpisë kinematografike “Bota shqiptare”, për rritje të financimit të projektit të filmit dokumentar “Saga e Dinejve”, skenari Enver KUSHI, regjia Kujtim GJONAJ.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.                                                                                     11.04.2016