Z. Eol Çashku është emëruar në detyrën e Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, nëpërmjet Vendimit të Këshillit të Ministrave me №136, datë 06.03.2024, «Për emërimin në detyrë të Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë».
Platforma
Jetëshkrimi
Detyrat dhe kompetencat e Kryetarit
Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë emërohet nga Këshilli i Ministrave ndërmjet 2 kandidaturave të propozuara nga Ministri i Kulturës, me mandat 4-vjeçar. Kandidaturat duhet të jenë autoritete të njohura në publik nga fusha e artit dhe e kulturës. Kryetari i QKK mund të shkarkohet nga kjo detyrë përpara afatit të lartpërmendur kur:
1. Vepron në kundërshtim me kompetencat e njohura nga ligji nr. 8096, datë 21.03.1996 “Për kinematografinë”.
2. Është dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
3. Bëhet I paaftë për arsye shëndetësore.
4. Jep dorëheqjen
5. Mungon në detyrë për një periudhë deri në gjashtë muaj.
Shkarkimi i tij bëhet po me vendim të Këshillit të Ministrave.
Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë është përfaqësuesi i institucionit në marrëdhëniet me të tretë. Ai përcakton dhe drejton strukturën administrative të QKK. Ai drejton veprimtarinë e QKK në përputhje me kërkesat e ligjit 8096, datë 21.03.1996, “Për Kinematografinë” dhe të këtij statuti. Gjithashtu, ai emëron dhe liron në përputhje me Kodin e Punës, të gjithë vartësit e tij. Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë merr vendime që lidhen me cështje të organizimit apo të financave sipas kritereve të përcaktuara në legjislacionin përkatës. Ai miraton vendimet e Këshillave Miratues të Projekteve. Kryetari i QKK ka të drejtën të rikthejë vendimin e KMP duke bashkangjitur arsyet motivuese. Në rast se vendimi rimiratohet nga KMP, ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Në rast shkelje të vendimeve ligjore nga producentët dhe distributorët, Kryetari i QKK ka të drejtën e pezullimit të përkohshëm ose përfundimtar të veprimtarisë së shoqërisë. Gjithashtu, ai cakton anëtarët e Komisionit të Vizionimit dhe atij Financiar. Ai përgjigjet edhe për ligjshmërinë në veprimtarinë e QKK.
Kryetarët e QKK ndër vite
1. Xhevdet Feri (1997)
2. Petrit Beci (1997-2000)
3. Petrit Rukaj (2000-2005)
4. Xhevdet Feri (2005-2009)
5. Artan Minarolli (2009-2014)
6. Ilir Butka (2014-2019)
7. Eduart Makri (2019-2023)
8. Eol Çashku (2024-)