Në datat 21 – 25 Nëntor 2015, Media Desk Albania ndodhet në Panairin Klik Ekspo Klik, në stendën e Qendrës Kombëtare të Kinematogrfisë.
Ministria e Kulturës do të jetë pjesëmarrëse në Panairin Klik Ekspo Group 2015, duke prezantuar për publikun e gjerë aktivitetet më të rëndësishme të institucioneve të kulturës dhe trashëgimisë në vend. Konceptuar si një platformë jo vetëm prezantuese, por edhe debati e diskutimi në këtë hapësirë ekspozimi dhe prezantimi. Pjesëmarrës do të jenë të gjithë instiucionet e kulturës në vend, si dhe artistë, autorë, përkthyes, kineastë, ekspertë të trashëgimisë, të cilët do të kenë mundësinë të afrojnë komunikimin me publikun përmes veprave të tyre.
Femijet duke ndjekur filmat e animuar shqiptare
Kjo platformë kulturore do ti prezantohet publikut në një formë atraktive, me shfaqje, performanca LIVE, ekspozita, lexime, diskutime, konkurse të ndryshme. Falë bashkëpunimit dhe angazhimit të gjithë punonjësve dhe specialistëve të sistemit të artit, kulturës dhe trashëgimisë, artistëve të pavarur dhe komunitetit artistik, në kohë rekord brenda dy viteve me shumë punë, përkushtim dhe një menaxhim më të mirë po punojmë për gjallërimin e skenës, realizimin e hapësirës pa kufi të kulturës e artit.
Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro ne pranine e femijeve ne stendin e QKK
Nëse jeni të interesuar të dini më shumë për mundësitë që ofron Nën Programi Media i Evropës Krijuese, mund të na vizitoni në këto ditë. Ekipi i Media Desk Albania do të jetë tërësisht në dispozicioin tuaj për t`ju shpjeguar pafundësinë e mënyrave të mbështetjes financiare që ofron programi më i madh i BE –së për Kulturën dhe Audiovizionin në mbarë Evropën.
Shqipëria është tashme anëtare me të drejta të plota e këtij programi, që do të thotë se të gjithë të interesuarit e sektorit audioviziv që duan të aplikojnë për financim në këtë program trajtohen njësoj si homologët e tyre dhe nuk kanë asnjë kufizim nga kolegët evropainë.
Jane te ftuar te gjithe shtepite filmike, organizatoret e festivaleve dhe aktiviteteve te tjera kinematografike te sjellin trailer, tiser, spotet televizive, kataloge festivalesh, botime kinematografike dhe materialet e tjera promovuese te aktiviteteve te tyre ne stenden e e Qendres Kombetare te Kinematografise ne Klik Ekspo Klik prane Pallatit te Kongreseve.