Evropa Krijuese është gjithashtu një dritare e madhe mbështetëse e rrjeteve të Kinemave Evropiane

Mbështetje për rrjetet e Kinemave. 

Evropa Krijuese është gjithashtu një dritare e madhe mbështetëse e rrjeteve të Kinemave Evropiane ( përfshi dhe ato Shqiptare). Më poshtë Ju lutem gjeni linkun e thirjes më të re për propozime të programit Media : 

Cfarë mbështet kjo thirje?
Kjo thirje mbështet rrjetet e kinemave evropiane ( përfshi edhe Shqiëprinë si një vend që merr pjesë ne programin Media) duke i financuar ato në mënyrë që të shfaqin sa më shumë filma evropianë në sallat e tyre.

Kush mund të përfitojë?
Nëse një prej rrjeteve të Kinemave Shqiptare, është pjesë e një rrjeti kinemash evropiane, i cili funksionon sipas një marrëveshje të shkruar, atëherë kjo thirje është e hapur për të.
Kushtet që duhet të plotësojë një rrjet kinemaje në Shqipëri si pjesë e rrjetit evropian të Kinemave.
– Të kenë në programin e tyre filma evropianë.
– Të jenë funskionale që prej 6 muajsh deri në datën e aplikmit.
– Të kenë një sistem biletash të deklaruar në organet tatimore.
– Të disponojnë një sallë shfaqje me të paktën 70 vende
– Të shfaqin të paktën 300 filma në vit.
– Në 12 muajt e fundit të kenë pasur të paktën 20.000 mijë spekatorë.

Sa mund të përfitohet.
Maksimumi i shumës financiare që mund të përfitohet është 2 Milion Euro. EACEA / Evropa Krijuese mbështet vetëm 50 % të buxhetit të përgjtihëshëm të projektit.

Afati i aplikimit : 8 Qershor 2016