Starton edicioni i tretë i DEA International Film Festival

27f08-13466066_10153892029708558_8160982180904236489_n1.jpg

Edicionin e tretë të DEA International Film Festival (18-25 Qershor 2016) e mbështet Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Bashkia Sarandë dhe Bashkia Gjirokastër, që krijojnë atmosferën mikpritëse për kontributet nga e gjithë bota. Specialistët e kinemasë, drejtorët e disa festivaleve të tjera evropiane të filmit, por dhe aktorët, regjisorët, producentët dhe gazetarët e ftuar i japin aktivitetit gjallërinë dhe komunikimin shumëdimensional, që kinemaja gjithnjë premton dhe realizon.