EUROPEAN FILM MARKET

EUROPEAN FILM MARKET 2023, u zhvillua nga data 16-26 Shkurt 2023, përkrah Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë mori pjesë si në vitet e mëparshme, në një pavijon të përbashkët me Qendrën Kinematografike të Kosovës, në «Hotel Marriot, nr. 139» me emrin «Albania & Kosovo Film Centers».

Përveç përfaqësuesve të QKK-së që zhvilluan takime zyrtare për zhvillimin e bashkëpunimeve në fushën e kinematografisë, në pavijon u mundësuan takime të producentëve shqiptarë që ishin prezent, për projektet e tyre.