Thirrje e hapur për shtëpitë kinematografike në kuadër të Paktit për Universitetin
Thirrje e hapur për përzgjedhjen e shtëpive kinematografike që do të realizojnë projektet filmike në kuadër të Paktit për Universitetin.
Afati i aplikimeve: 14 – 31 Korrik 2023.
Hapen thirrjet për aplikim në SEE Cinema Network, sezoni 2023
Të nderuar producentë!
Ju informojmë se janë hapur thirrjet për aplikim në SEE Cinema Network – sezoni 2023, për:
• Fondin për zhvillim projektesh kinematografike të metrazhit të gjatë që janë bashkëprodhim me shtetet e tjera anëtare të SEE CN.
Jeni të lutur të paraqisni projektet tuaja pranë QKK-së.
Projektet filmike duhet të paraqiten në anglisht sipas rregullores së SEE CN.
Dosja që përmban dokumentat e listuar në rregulloren sipas zhanrit përkatës i dërgohet QKK-së në adresën info@qkk.al dhe Majlinda.Tafa@qkk.al brenda datës 29 shtator 2023.
Rregulloren e plotë të SEE Cinema Network, dokumentat dhe formularin e aplikimit për shkarkim, i gjeni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:
SEE CN – Rregullore – Zhvillim projekti – Film i gjatë
SEE CN – Formular – Zhvillim projekti – Film i gjatë
Procedura e aplikimit:
1. Dosja dërgohet me email në QKK (afati: 29 shtator 2023)
2. QKK kontrollon përmbajtjen e dosjen
3. Dosja u dërgohet me email përfaqësuesve të vendeve anëtare të SEE CN. (20 tetor 2023)
4. Në mbledhjen e nëntorit, përfaqësuesit e vendeve anëtare diskutojnë dhe votojnë mbi projektet.
5. Pas shpalljes së projekteve fituese, SEE CN fillon procedurat për lidhjen e kontratës me producentin e deleguar të projektit.
Për çdo informacion, paqartësi apo ndihmë, ju lutem të më kontaktoni gjatë përgatitjes së dosjes.
Majlinda Tafa
QKK
Eduart Makri përfundon detyrën si Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë
Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se Z. Eduart Makri ka përfunduar mandatin e tij si Kryetar i QKK-së, ditën e premte, më datë 30 qershor 2023.
Eduart Makri ishte Kryetari i shtatë i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, që nga krijimi i këtij institucioni në vitin 1996.
Lista e drejtuesve të QKK
1. Xhevdet Feri (1997)
2. Petrit Beci (1997-2000)
3. Petrit Rukaj (2000-2005)
4. Xhevdet Feri (2005-2009)
5. Artan Minarolli (2009-2014)
6. Ilir Butka (2014-2019)
7. Eduart Makri (2019-2023)
Eduart Makri has completed his mandate as Chairman of the Albanian National Center of Cinematography
The Albanian National Center of Cinematography informs that Mr. Eduart Makri has completed his mandate as Chairman of ANCC, and left office on Friday, June 30th, 2023.
Eduart Makri served as the seventh Chairman of the Albanian National Center of Cinematography, since its creation in 1996.
1. Xhevdet Feri (1997)
2. Petrit Beci (1997-2000)
3. Petrit Rukaj (2000-2005)
4. Xhevdet Feri (2005-2009)
5. Artan Minarolli (2009-2014)
6. Ilir Butka (2014-2019)
7. Eduart Makri (2019-2023)
Njoftim për rezultatin e konkurimit të projekteve për filma artistikë me metrazh të gjatë, kategoria Minority Co-production
Më datë 13.06.2023, përfundoi procesi i vlerësimit të projekteve kinematografike për filma artistikë me metrazh të gjatë kategoria Minority Co-production, të paraqitur për konkurim pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në sezonin e pranverës 2023.
Njoftim për rezultatin e konkurimit të projekteve për filma artistikë me metrazh të shkurtër
Më datë 13.06.2023, përfundoi procesi i vlerësimit të projekteve kinematografike për filma artistikë me metrazh të shkurtër, të paraqitur për konkurim pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në sezonin e pranverës 2023.
Zhvillohet për herë të parë «Ditët e Filmit Shqiptar në Malin e Zi»
Të premten, në qytetin e Tuzit u mbyll aktiviteti me titull «Ditët e Filmit Shqiptar në Malin e Zi».
Ky aktivitet u organizua në kuadër të Marrëveshjes së Bashkepunimit lidhur mes Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Qendrës Malazeze të Filmit dhe në vazhdimësi të aktiviteteve të tjera të përbashkëta në kuadër të një bashkëpunimi më të gjerë me partnerët malazeze, nën moton «Filmi, si vegël për dialogun interkulturor».
I pari aktivitet i këtij lloji në Malin e Zi, në datat 5-8 qershor, në qytetet e Podgoricës, Ulqinit, Gucisë dhe Tuzit u shfaq një program i përbërë nga 2 filma artistikë të gjatë dhe 4 filma të shkurtër, si edhe një program 60-minutësh përbërë nga 7 filma vizatimorë, prodhime të Kinostudios «Shqipëria e Re».
Në hapjen e aktivitetit në Kinotekën Malazeze, ishtin prezent përfaqësues të QKK-së, perfaqësues i Ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë, Kryetarja dhe anëtarë të stafi të Qendrës Malazeze të Fimit, regjisorë dhe producentë të ftuar.
Projekti «After Dark», i Erenik Beqirit, përzgjidhet në «Cinelink coproduction market»
Lajme të mira nga Sarajeva dhe Cinelink.
Projekti «After Dark», i Erenik Beqirit, përzgjidhet në «Cinelink coproduction market» si një nga 11 projektet premtuese që do t’u prezantohet producentëve europianë për bashkëpunim të mundshëm.
Ky projekt është financuar për zhvillim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe prodhohet nga kompania OnFilm Production.
I urojmë suksese autorit!
Për më tepër klikoni: CineLink Industry Days Reveals Projects Selected for the Co-Production Market
Një hapësirë e re e artit dhe filmit në Tiranë
Javën e kaluar, Tiranës ju shtua edhe një hapësirë e re e artit dhe filmit.
Ish-Kinema AGIMI, i rikthehet publikut artdashës kryeqytetas pas një restaurimi të ambjenteve dhe rimodelimi si «Qendra e Artit AGIMI», nga Agjencia e Industrisë Kreative dhe Bashkia Tiranë.
Hapësira të vogla brenda kësaj qendre ofrohen për t’u shfrytëzuar për artistët dhe pjesëtarët e industrisë kreative në Shqipëri. Ekspozita, evente kreative, shfaqje filmash, etj, do jenë pjesë e programit të kësaj qendre.
Ceremonia e hapjes u bë më 31 maj 2023, në prezencë të shumë personaliteteve të fushës, Ministres së Kulturës, znj. Elva Margariti, dhe Kryetarit të Bashkisë, Z. Erion Veliaj.
Shënim: Fotografitë e përdorura janë marrë nga faqja e Ministrisë së Kulturës.
Njoftim për rezultatin e konkurimit të projekteve kinematografike për festivale dhe javë filmi
Në datën 30.05.2023, përfundoi procesi i vlerësimit të projekteve kinematografike për festivale dhe javë filmi të paraqitur për konkurim pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në sezonin e pranverës 2023.