Në datën 30.05.2023, përfundoi procesi i vlerësimit të projekteve kinematografike për festivale dhe javë filmi të paraqitur për konkurim pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në sezonin e pranverës 2023.
Mbyllet tregu i filmit në Cannes 2023
Në vazhdimësi të promovimit ndërkombetarisht të kinematografisë shqiptare, Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Qendra Kinematografike e Kosovës, u riparaqitën në tregun e filmit ne Cannes me një hapësirë të përbashkët.
Përpos prezantimit të produksioneve të fundit shqiptare në faza të ndryshme, u zhvilluan, nga stafi i QKK, takime për të promovuar Shqipërisë, si një vend atraktiv e me lokacione unike, te produksionet e huaja.
Takime të tjera u zhvilluan me drejtues të programeve të rendësishme të sektorit dhe programues të festivaleve të ndryshme ndërkombëtare të filmit. Diskutime të tjera u zhvilluan me kolegë të qendrave të tjera të filmit dhe përfaësues të institucioneve kinematografike ndërkombëtare.
Regjisorë dhe producentë shqiptarë ishin, gjithashtu, pjesë e këtij edicioni.
Vecanti për Shqipërinë këtë vit ishte përzgjedhja e regjisorit dhe producentit shqiptar Gentian Koçi, nga European Film Promotion për programin «Producers on the Move», me projektin e tij me te ri «Cold Sun» për t’u promovuar edhe takuar me producentë, distributorë dhe figura të rëndësishme të industrisë.
Vazhdojnë takimet në pavionin shqiptar në «Marche Du Film»
Drejtoresha e re e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Znj. Blerta Zeqiri, dhe znj Majlinda Tafa takojnë e Olimpia Pont Cháfer dhe kolegen e saj, përfaqësuese të TorinoFilmLab.
Prof. Zuzana Gindl-Tatarova, përfaqësuese e llovakisë në Eurimages, z. Kiril Gjozev distributor nga Maqedonia e Veriut dhe znj. Majlinda Tafa.
Regjisorët dhe producentët Genc Përmeti, Florenc Papas FABIO Seferi dhe Drejtori Ekzekutiv i QKK. Z. Arben Lami.
Drejtoresha e Kosovës, Znj. Blerta Zeqiri, znj Majlinda Tafa dhe z. Julien Ezanno (Bilateral Affairs advisor at the French CNC).
Vijojnë takimet në Pavionin e QKK në «Marche Du Film», Cannes 2023
Diskutim mbi edicionin e ardhshëm të European Film Market_Berlinale 2024 mes përfaqësuesve të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, znj. Marjela Zajmi dhe znj. Majlinda Tafa dhe përfaqësuesve të European Film Market (EFM), znj. Jana Wolff dhe z. Lukas Hofmann.
Z. Arben Lami, Drejtor i Drejtorisë së Projekteve (QKK) në një takim me z. Kiril Gjozev, Përfaqësues i Shoqatës të së Drejtave të Autorit në Maqedoninë e Veriut.
Znj. Majlinda Tafa dhe znj. Dominique Gregory, Festival and Project Manager e platformës digjitale «Festival Scope».
Kinematografia shqiptare në marketin e filmit «Marche Du Film», 16 – 24 Maj 2023
Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë së bashku me Qendrën Kinematografike të Kosovës, si çdo vit, përfaqësohen me një pavion të përbashkët, në tregun më të rëndësishëm të filmit në Europë «Marche Du Film», i cili zhvillohet në datat 16–24 Maj 2023, përgjatë edicionit të 76-të të Festivalit të Kanës.
Pavioni i Kosovës dhe Shqipërisë gjendet në Village International Riviera – №134.
Pavioni do të shërbejë për të promovuar prodhimet më të fundit të kinematografisë shqiptare por edhe Shqipërisë si nje vend atraktiv për xhirime. Pavioni është gjithashtu një pikë takimi për producentët shqiptarë që zhvillojnë takime me partnerë të projekteve të tyre gjatë «Marche Du Film».
Regjisori dhe producenti shqiptar Gentian Koçi, i përzgjedhur nga European Film Promotion për programin «Producers on the Move», promovohet nga të përditshmet prestigjioze «Variety» dhe «The Hollywood Reporter».
Gentian Koçi në «Producers on the Move»
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka financuar pjesëmarrjen e producentit Gentian Koçi në edicionin 2023 të PRODUCERS ON THE MOVE, program i European Film Promotion.
Producentët e përzgjedhur në këtë program, do të jenë pjesë e platformës për network dhe promocion të EFP-së, para dhe gjatë Festivalit të Cannes (16–27 maj 2023).
Lista e plotë e producentëve:
Gentian Koçi (Albania), David Bohun (Austria), Julie Esparbes (Belgium), Vanya Rainova (Bulgaria), Miljenka Čogelja (Croatia), Stelana Kliris (Cyprus), Alice Tabery (Czech Republic), Emile Hertling Péronard (Denmark), Emilia Haukka (Finland), Silvana Santamaria (Germany), Vicky Miha (Greece), Júlia Berkes (Hungary), Kathryn Kennedy (Ireland), Valon Bajgora (Kosovo*), Dominiks Jarmakovičs (Latvia), Erik Glijnis (The Netherlands), Elisa Fernanda Pirir (Norway), Radu Stancu (Romania), Juraj Krasnohorský (Slovak Republic) and Julia Gebauer (Sweden).
Për më shumë informacion mbi programin dhe producentët e përzgjedhur ndiqni linkun e mëposhtëm:
https://www.efp-online.com/en/news/2022/20230503_Producers_on_the_Move.php
Premiera e dokumentarit «Kinema dhe Dashuri – Lamtumirë 35/mm»
Mbrëmë në datë 27 prill, në Kinema Millenium pati premierën dokumentari «Kinema dhe Dashuri – Lamtumirë 35/mm» me regji nga Rigers Plaka, skenar të Rezarta Reçi, prodhuar nga shtëpia kinematografike Production Cinemania. Në premierë ishin të pranishëm kineastë, krijues të ish-Kinostudios si dhe artdashës të kinemasë. Në analizë, mediumi, pelikula dhe ata që krijuan kinemanë shqiptare.
Ky dokumentar është realizuar me financim të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
Konferenca «Shfrytëzimi i hapësirave publike urbane, për kinema të hapura, në bashkitë e Shqipërisë – si një mënyrë e transformimit të praktikave kulturore», në kuadër të Projektit Circe+
Nisën në Vlorë, aktivitetet e organizuara nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në kuadër të Projektit Circe Plus, financuar me fondet Interreg-IPA CBC Italy-Albania-Montengro, në partneritet me Apulia Film Commission, Filmski centar Crne Gore dhe Regione Molise.
Aktivitetet nisën me Konferencën «Shfrytëzimi i hapësirave publike urbane, për kinema të hapura, në bashkitë e Shqipërisë – si një mënyrë e transformimit të praktikave kulturore» me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të QKK, Projektit Circe, projektit «Bashkitë për Europën», Agjencia e Industrisë Kreative dhe përfaqësues të departamenteve të kulturës nga 35 bashki të Shqipërisë.
Fillon Java e Filmit Polak në Shqipëri
Organizatorët e Festivalit të II të Filmit Polak «Visua» kanë nderin t’ju ftojnë në hapjen zyrtare të festivalit që do të çelet me filmin «Këngë për Dashurinë» me regji të Tomasz Chabowski, prodhim i vitit 2021.
Ceremonia do të zhvillohet më datë 21 prill 2023, në orën 17:00, pranë Kinema MILLENNIUM.
Nënshkruhet sot një marrëveshje bashkëpunimi midis QKK dhe QKLL
Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) & Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL) nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon të rikthejë vëmendjen te vlerat më të mira të letërsisë shqipe, si lënda e parë në shkrimin e një skenari.
Marrëveshja u nënshkrua nga z.Eduart Makri, Kryetar i QKK-së dhe znj.Alda Bardhyli, drejtore e QKLL-së në prani të njerëzve të kulturës.
Përmes kësaj marrëveshjeje palët angazhohen ndër të tjera në:
• Palët marrin përsipër të bashkëpunojnë për realizimin e një konkursi për skenarë për filma artistikë të paraqitur nga autorë shkrimtarë. Në funksion të këtij projekti, do të hartohet struktura organizative, e cila do të merret me hartimin e procedurave të nevojshme, të cilat do të miratohen nga Ministria e Kulturës.
• Palët do të organizojnë aktivitete të përbashkëta, si konferenca, promovime libri, premiera filmash me skenarë bazuar në romane dhe novela shqiptare, të cilat do të shoqërohen me analiza me kritikë të fushës, si dhe me pjesëmarrjen e shkollave, për të zhvilluar kulturën e frekuentimit të kinemave.