Përzgjidhet kandidatura e Shqipërisë për në OSCARS

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se kandidatura zyrtare e Shqipërisë për kategorinë «Filmi më i Mirë i Huaj», në edicionin e 95-të të Academy of Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS)
është filmi «Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur», skenari dhe regjia Gentian Koçi, prodhim i shtëpisë kinematografike “ARTALB FILM PRODUCTIONS”.

Ky film është realizuar në bashkëprodhim me Maria & Mayer (Portugali), Graal Films (Greqi) dhe Added Value Films (Kosovë).

Filmi artistik «Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur» është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Radio-Televizionit Publik Shqiptar, Qendra Greke e Filmit, Televizioni Publik Grek, Qendra Kinematografike e Kosovës, Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages, Media-Creative Europe dhe Bashkia e Tiranës.

Njoftim për kandidatura të filmit shqiptar në edicionin e 95 të OSCARS

Njoftim për përzgjedhjen e kandidaturës të filmit shqiptar në kategorinë «Çmimi për Filmin Artistik Nderkombëtar», të edicionit të 95-të të OSCARS.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës data 1 Shtator 2022.

Lutemi dergoni aplikimin nè adresën email: info@qkk.al

SEE Cinema Network – Thirrje për Aplikime

SEE CINEMA NETWORK ka hapur thirrjen për aplikime për vitin 2022.

Me anë të kesëj thirrje, SEE i drejtohet producentëve profesionistë të filmit të cilët janë të interesuar të paraqesin projektet e tyre si të pranueshëm për financim të programit:
• Projektet për financimin e zhvillimit të filmave artistikë, bashkëprodhime ndërmjet shteteve anëtare të Network.

Afati i fundit për dorëzimin e projekteve nga aplikantët është data 26 shtator 2022.

Për më shumë informacion mbi rregulloren dhe formularin e aplikimit klikoni njoftimin ne websitin e QKK: http://qkk.al/index.php/see-cinema-network/

Nis sot KO:SH Film Fest 2022

KO:SH Film Fest 2022 do të zhvillohet mes datave 12-16 korrik.

Këtë vit do të shfaqen 72 filma nga 29 shtete të ndryshme prej të cilave 52 filma konkurojnë në garën kombëtare, ndërkombëtare, studentore dhe VR. Këtë vit vendi në focus është Kosova, ndaj, ‘Fokus Kosova’ do të jetë programi special i këtij viti. Ky program është kuruar nga DokuFest.

Filmat konkurues do të shfaqen çdo ditë në orën 11:30 dhe 17:30 në Kinemanë Majestic dhe ne orën 20:30 në Muzeun Arkeologjik.

Ky festival është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

https://korcashortfest.com/official-selection-20211/official-selection-2022/

SEE Cinema Network – Thirrje për Aplikime

SEE CINEMA NETWORK ka hapur thirrjen për aplikime për vitin 2022.

Me anë të kesëj thirrje, SEE i drejtohet producentëve profesionistë të filmit të cilët janë të interesuar të paraqesin projektet e tyre si të pranueshëm për financim të programit:

• Projektet për financimin e zhvillimit të filmave artistikë, bashkëprodhime ndërmjet shteteve anëtare të Network.

Afati i fundit për dorëzimin e projekteve nga aplikantët është data 26 shtator 2022.

Regulations for Development – Revised 19.01.2021

SEE Cinema Network Application for Development

Nis edicioni i IX i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR – Tirana 2022

Fillon sot edicioni i nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR – Tirana 2022.

Festivali zhvillohet nga data 23 deri më 28 Qershor 2022.

Për Çmimet DEA komisionet e përzgjedhjes paraprake kanë përfshirë në program 39 filma nga 25 vende të botës, të ofruar në katër konkurime dhe një program special, të cilët ndiqen dhe vlerësohen nga pesë juri profesionale.

Ky festival financohet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Nis edicioni i XII i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

Edicioni i XII i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë do të zhvillohet nga data 20 deri 25 Qershor 2022, në qytetin e Pogradecit.

Edicioni i 2022 do të sjellë pranë qytetarëve të Pogradecit, kineastëve dhe artdashësve nga vendi e rajoni rreth 66 filma:
filma artistikë me metrazh të shkurtër, filma të animuar, dokumentarë dhe filma artistikë me metrazh të gjatë nga 10 vende të Ballkanit: Turqia, Rumania, Shqipëria, Kosova, Serbia, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Greqia.

Këtë vit filmat do të shfaqen përgjatë 6 ditëve, në dy lokacione: programi i paradites do të shfaqet në Kinemanë e qytetit, duke filluar nga ora 11:00, ndërsa për Programin e mbrëmjes Bashkia Pogradec ka mundësuar edhe këte vit Odeonin, vetëm pak metra larg Liqenit.

Ky festival është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

KATALOGU i Festivalit

https://www.facebook.com/events/1446354432502347/

Njoftim për përzgjedhjen e kandidaturës të filmit shqiptar në kategorinë «Çmimi për Filmin Artistik Nderkombëtar», të edicionit të 95-të të OSCARS

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, informon produksionet kinematografike shqiptare të cilat kanë interes për të paraqitur filmin artistik të prodhuar gjatë viteve 2021-2022 për t’u vleresuar nga Komisioni Përzgjedhes si kandidatura e Shqipërisë në kategorinë «International Feature Film Award», edicioni i 95-të, OSCARS.