Qendra Kinematografike e Kosovës financon dy projekte filmike shqiptare

Qendra Kinematografike e Kosovës ka financuar në kategorinë Bashkëprodhime në Minorancë dy projekte filmike shqiptare:

• Projektin filmik «Burri i shtëpisë» shtëpia filmike »Thumbs up«, producent Ismet Sijarina, regjisor dhe skenarist Andamion Murataj

• Projektin filmik «Luna Park», shtëpia filmike »Buka«, producent Fatmir Spahiu, regjisor dhe skenarist Florenc Papas

Premierë 6 filma të shkurtër – Diploma të vitit 2021

Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, prodhuar nga shtëpia kinematografike «On FILM», në bashkëpunim me Universitetin e Arteve dhe Ministrinë e Kulturës, në kuadër të marrëveshjes «Pakti për Universitetin», sot në 22 Dhjetor ora 18.00 në sallën Black Box të Universitetit të Arteve Tiranë, do të shfaqen filmat e studentëve te diplomuar gjatë vitit akademik 2020 – 2021.

Filmi «Zgjoi» hyn në listën e OSCARS

Filmi «Zgjoi» i regjisores Blerta Basholli, kandidatura e Kosovës, është në listën e ngushtë në edicionin e 94 të OSCARS në kategorinë Filmi më i Mirë Ndërkombëtar.

«Zgjoi» është bashkëprodhim filmik mes Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicër), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri).

Ky film ështe financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në kategorinë Bashkëprodhim në Minorancë, me bashkëproducent Z. Paskal Semini.

Njoftim drejtuar kineastëve për propozime për projektligjin

Të nderuar kineastë,

Në vijim të takimit të bërë në datën 09.12.2021, në sallën e Muzeut Kombëtar, për procesin e konsultimit publik me grupin e interesit (kineastët), për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8096, “Për kinematografinë” të ndryshuar”, ju njoftojmë sa më poshtë:

Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Ministria e Kulturës janë në pritje të propozimeve tuaja me shkrim për projektligjin deri në datën 31.12.2021, për t’u konsideruar në draftin që do të kalojë për mendim në ministritë e linjës. Kjo do të jetë dhe data përfundimtare e pranimit të këtyre propozimeve.

Projekti filmik «Burri i Shtëpisë» përzgjidhet nga «Croatian Audiovisual Centre» për mbështetje financiare në kategorinë «Bashkëprodhime Ndërkombëtare 2021»

Projekti filmik «Burri i Shtëpisë» me skenar dhe regji të Andamion Murataj, i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në kategorinë «Film debutues», me producent shtëpinë kinematografike «Lissus Media» dhe bashkëproducent kompaninë italiane «Palomar» është përgjedhur si projekt fitues nga «Croatian Audiovisual Centre» për mbështetje financiare në kategorinë e Bashkëprodhimeve në Minorancë.

Për më tepër vizitoni permalinkun në faqen zyrtare të «Croatian Audiovisual Centre»
https://havc.hr/img/newsletter/files/REZULTATI%20%20koprodukcije%204%20rok%202021.pdf

Premierë – Shfaqen 6 filma të shkurtër, diploma të vitit akademik 2021

Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, prodhuar nga shtëpia kinematografike “On FILM”, në bashkëpunim me Universitetin e Arteve dhe Ministrinë e Kulturës, në kuadër të marrëveshjes “Pakti për Universitetin”, ditën e mërkurë, më datë 22 Dhjetor, ora 18:00, në Sallën Black Box në Universitetit e Arteve Tiranë, do të shfaqen filmat e studentëve te diplomuar gjatë vitit akademik 2020 – 2021.

Filmi «Lajmi» nominohet në kategorinë si «Filmi më i Mirë i Shkurtër» në European Film Awards

Filmi artistik me metrazh të shkurtër «Lajmi» / «The news», regjia Lorin Terezi, financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, është një nga filmat e nominuar në kategorinë Filmi më i Mirë i Shkurtër.

Ndiqni drejtpërdrejtë ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Akademisë Evropiane të Filmit – European Film Awards.

Për shkak të pandemisë ceremonia e ndarjes së çmimeve të EFA-s do mbahet online dhe ju mund ta ndiqni në Livestream në https://www.europeanfilmawards.eu/?p=1

Projekti filmik «Burri i Shtëpisë» përzgjidhet nga Eurimages për mbështetje financiare në kategorinë e Bashkëprodhimeve Ndërkombëtare për vitin 2021

Projekti filmik «Burri i Shtëpisë» me skenar dhe regji të Andamion Murataj, i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në kategorinë «Film debutues», me producent shtëpinë kinematografike «Lissus Media» dhe bashkëproducent kompaninë italiane «Palomar» është ndër projektet fitues të zgjedhur nga Eurimages për mbështetje financiare në kategorinë e Bashkëprodhimeve Ndërkombëtare për vitin 2021.

https://www.coe.int/en/web/eurimages/co-production-funding-in-2021

Filmi «Gëzuar Vitin e Ri 1982» do të shfaqet në Bogotá Short Film Festival, Kolumbi

Filmi artistik me metrazh të shkurtër «Gëzuar Vitin e Ri 1982», me skenar të Sokol & Mjaftore Keraj, regji të Sokol Keraj, financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, bashkëprodhim midis shtëpisë kinematografike “Sofilms” me producente Lorina Pepo, dhe kompanisë filmike rumune «Quick Zipp srl» me producent Cristian Grigore dhe Peter Velciov, do të shfaqet në Kolumbi më datat 8 dhe 9 dhjetor, si pjesë e Bogotá Short Film Festival.