Njoftim drejtuar kineastëve

Të nderuar kineastë,

Në vazhdim të konsultimeve të Projektligjit mbi Kinematografinë, siç jeni njoftuar edhe nga Ministria e Kulturës, jeni të lutur të merrni pjesë në takimin e rradhës:

ditën e Enjte më datë 9 Dhjetor 2021, ora 14:00,

te Muzeu Historik Kombëtar, në sallën UNESCO.

Jeni të mirëpritur.

Projekti filmik «Misioni» do të xhirojë skena pranë «Qendrës për Kërkime Hapsinore» në Toulouse të Francës

Projekti filmik «Misioni» aka «My mother is a cosmonaut» me regji të Andi Deliananë bashkëpunim me «Centre des Études Spatiales» në Francë (CNES) ku regjisori zhvilloi një takim me drejtorin e CNES (Qendra hapsinore ne Toulouse), do të evokojë disa momente historike në ngjarjet e ekranizuara ku një mision hapsinor shqiptar i gënjeshtërt bëhet shkas për një intrigë midis funksionarësh të regjimit komunist në grahmat e fundit…

Xhirimet do të perfshijnë dhe skena nga CNES (Qendra për kërkime hapsinore) sipas marrevëshjes midis produksionit francez dhe institucionit në fjalë. «Misioni» është një bashkëprodhim i Red Helicopter Films, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Agjencisë së Filmit të Maqedonisë së Veriut, Dream Factory (Macedonia), Aviva Film (Francë), NYPS (USA) dhe Euroimages.


Ceremonia e ndarjes se cmimeve Tirana 48 oreshi 2021

Të martën me datë 7 – Dhjetor – 2021, në orën 18:00, jeni të ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të edicionit të 12 të festivalit të filmit me metrazh të shkurtër “TIRANA 48ORESHI 2021” që do të zhvillohet në Teatrin e Operas dhe Baletit.

14 nominime për 14 çmime në kategori të ndryshme. Një risi e edicionit do të jetë çmimi i karrierës në homazh të kineastëve më të spikatur dhe me kontributet më të rëndësishme në historinë e kinematografisë shqiptare.

Padurim për ta ndarë së bashku këtë kënaqësi. Robert Aliaj Dragot – Producent

Takim pune në QKK në kuadër të programit Interreg IPA

U zhvillua sot në ambientet e QKK një takim pune midis Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Z.Eduart Makri, Drejtorit Ekzekutiv Z.Arben Lami dhe Z.Arben Papadhopuli me drejtuesin e programit Interreg IPA, Z. Gilles Kittel dhe Z. Giuseppe Di Paola, UESAIR Coordinator.

Ky takim u zhvillua me qëllim bashkëpunimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë me programin Interreg IPA.

Filmat e financuara nga QKK fitojnë çmime në edicionin LXII të Thessaloniki International Film Festival

Filmi artistik «Kopeja e Deleve» / «Pack of Sheep» nga Dimitris Kanellopoulos, bashkëprodhim në minorancë me shtëpinë kinematografike «ARTALB FILM PRODUCTIONS» dhe «ARTALB FILM», me producent Gentian Koçi, ka fituar çmimin e publikut FISCHER në International Competition të edicionit të 62-të të festivalit të Selanikut, Thessaloniki International Film Festival.

«Vera andrron detin», me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqit, fitoi Çmimin Special të Jurisë. Ky film është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Shqipërisë (Papadhimitri Film Production) Papadhimitri Film Production dhe Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosoves, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë.

Filmi «Zgjoi» i regjisores Blerta Basholli ka fituar çmimin Fischer të publikut. Regjia Blerta Basholli, Yllka Gashin në rolin kryesor, producent Yll Uka, Valon Bajgora, Agon Uka dhe me bashkëproducentë, Britta Rindelaub, Kristijan Burovski, Tomi Salkovski, Paskal Semini. Ky film ështe financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në kategorinë Bashkëprodhim në Minorancë.

Filmi artistik «Vera andrron detin» fiton çmimin kryesor në Tokyo International Film Festival

Filmi artistik «Vera andrron detin», me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqit, fiton çmimin kryesor në Tokyo International Film Festival.

«Vera andrron detin» është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Shqipërisë (Papadhimitri Film Production) dhe Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë.

Filmi artistik «Kopeja e Deleve» përzgjidhet në garën kryesore të edicionit të 62 të Thessaloniki International Film Festival

Filmi artistik «Kopeja e Deleve» / «Pack of Sheep» nga Dimitris Kanellopoulos, bashkëprodhim në minorancë me shtëpinë kinematografike «ARTALB FILM PRODUCTIONS», producent Gentian Koçi, është përzgjedhur për të mbajtur premierën botërore në garën kryesore, International Competition, në edicionin e 62-të të festivalit prestigjoz të Selanikut, Thessaloniki International Film Festival.

Festivali do të mbahet prej datës 4 deri më 14 nëntor.

Filmi është një bashkëprodhim midis Greqisë, Shqipërisë dhe Serbisë.
«Kopeja e Deleve» / «Pack of Sheep» është financuar nga Qendra Kombëtare të Kinematografisë.

Filmi artistik me metrazh të shkurtër «Gëzuar Vitin e Ri 1982» konkuron zyrtarisht në Bogotá Short Film Festival

Filmi artistik me metrazh të shkurtër «Gëzuar Vitin e Ri 1982», me skenar të Sokol & Mjaftore Keraj, regji të Sokol Keraj, bashkëprodhim midis shtëpisë kinematografike «Sofilms» me producente Lorina Pepo dhe kompanisë filmike rumune «Quick Zipp srl», me producent Cristian Grigore dhe Peter Velciov, është shfaqur në Bogotá Short Film Festival si pjesë e konkurimit zyrtar.