Procesi i votimit për anëtarë të Këshillit të Miratimit të Projekteve me mandat ligjor (Shtator 2021-Shtator 2023), fillon në datën 1 Shtator 2021, ora 08.00 dhe mbaron në datën 10 Shtator 2021, ora 14:00.
Njoftim i vendimit për hapjen e procesit të votimit për antarë të KMP me mandat ligjor Shtator 2021-Shtator 2023
Procesi i votimit për anëtarë të Këshillit të Miratimit të Projekteve me mandat ligjor (Shtator 2021-Shtator 2023), fillon në datën 1 Shtator 2021, ora 08.00 dhe mbaron në datën 10 Shtator 2021, ora 14:00.
Në procesin e votimit kanë të drejtë të marrin pjesë kineastet votues që janë regjistruar si të tillë brenda afatit të përcaktuar në Vendimin Nr.309 Prot., datë 30.06.2021, si dhe jane pajisur me krendencialet e votimit.
Kineastet votues do të përzgjedhin pesë anëtarë të Këshillit të Miratimit të Projekteve sipas preferencave të tyre, tre duhet të jenë shtetas të huaj dhe dy duhet të jenë shtetas shqiptarë. Përzgjedhja do të behet ndërmjet këtyre kandidaturave:
Shtetas shqiptar
• Bashkim Hoxha, skenarist
• Gazmend Leka, regjisor
• Vjollca Dedei, producente
• Ylljet Aliçka, skenarit & regjisor
Shtetas të huaj
• Ales Pavlin, Slloveni, producent
• David Pope, Britani e Madhe, skenarist & këshillues skenari
• Johannes Naber, Gjermani, producent, regjisor & skenarist
• Karin Howard, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, skenariste & producente
• Nino Kirtadze, Gjeorgji, regjisore
• Pavlina Jeleva, Bullgari, producente, skenariste.
Njoftim i vendimit të listës së kandidatëve me shtetësi shqiptare që do të votohen nga kineastët votues për antarë të KMP
Kandidaturat me shtetësi shqiptare, të cilët do të kalojnë në procesin e votimit nga kineastët votues janë:
• Bashkim Hoxha
• Gazmend Leka
• Vjollca Dedei
• Ylljet Aliçka
Filmi «Zgjoi», kandidat në European Film Awards
Filmi «Zgjoi», regjia Blerta Basholli, është pëzgjedhur si kandidat për Filmi më i Mirë nga European Film Awards.
Ky film është financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është bashkëprodhim në minorancë me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, producent Paskal Semini “Albasky Film” sh.p.k.
Filmi me metrazh të shkurtër «Lajmi», kandidat në European Film Awards
Filmi artistik me metrazh të shkurtër «Lajmi», regjia Lorin Terezi, është kandidat për Filmi më i Mirë i Shkurtër në European Film Awards.
Ky film është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Njoftim për rihapjen e procesit të regjistrimit të kandidaturave me shtetësi shqiptare për anëtarë të KMP 2021-2023
Rihapet e procesi i regjistrimit të kandidateve që shprehin interes për të kandiduar për anëtarë me shtetësi shqiptare në Këshillin e Miratimit të Projekteve me mandat ligjor Shtator 2021-Shtator 2023.
Fillon në datën 25 Gusht 2021, ora 08:00 dhe mbaron në datën 31 Gusht 2021, ora 16:30.
Pas përfundimit të afatit të regjistrimit të kandidaturave për anëtarë të KMP me shtetesi shqiptare, QKK bën seleksionimin e listës dhe njofton në rrugë elektronike vetëm 4 (katër) kandidatet e përzgjedhur të cilët do të votohen nga kineastet votues.
Filmi «Love» nominohet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Richmond
«Love», një film nga Dionis Papadhimitri, është NOMINUAR për Çmimin e Festivalit më të Mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Richmond, Shtetet e Bashkuara.
Fituesit do të shpallen në gala vjetore të çmimeve të Dielën, 12 Shtator në Teatrin Byrd.
Ky bashkëprodhim evropian u dha në Luiziana, Nju Jork dhe Uashington disa muaj më parë dhe këtë verë po konkurron edhe në Spanjë.
LOVE, nga Dionis Papadhimitri, është përzgjedhur si Kandidati më i Mirë i Festivalit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Richmond, SHBA.
Fituesit do të shpallen në Çmimet Vjetore të Qilimit të Kuq të Dielën më 12 Shtator në Teatrin Byrd.
Ky bashkëprodhim evropian u dha në Luiziana, Nju Jork dhe Uashington disa muaj më parë dhe këtë verë garon edhe në Spanjë.
Filmi «Lajmi», kandidat në European Film Awards
Njoftim për ndryshime në Rregulloren e QKK
Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton të gjithë kineastët për ndryshimet në Rregulloren e saj.
Thirrje për propozime për Edicionin e 94-t të çmimeve Oscars
Qendra Kombëtare e Kinematografisë, informon shtëpitë kinematografike shqiptare që kanë interes për të paraqitur filmin artistik të prodhuar gjatë viteve 2020-2021 për t’u përzgjedhur nga Komisioni Përzgjedhës i QKK si kandidatura e Shqipërisë në kategorinë “International Feature Film Award”, edicioni i 94-të, OSCARS.
Produksioni shqiptar që ka interes, duhet të paraqesë në QKK në adresën e-mail: info@qkk.al
1. Kërkesë për pjesëmarrje në garën “Çmimi për Filmin Artistik Ndërkombëtar”, të edicionit të 94-të të OSCARS;
2. Deklaratë që filmi përmbush kriteret e konkurimit;
• Në këtë kategori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë, dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta, që janë shfaqur/do të shfaqen në kinema apo VOD platformë për së paku 7 ditë rresht, jo më herët se 1 janar 2021 dhe jo më vonë se 31 dhjetor 2021.
3. Link vimeo të filmit, të shoqëruar me password.
4. Materiale të tjera që vlerëson se ndihmojnë Komisionin Përzgjedhës për vendimmarrje sa më të drejtë.
Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës dhe materialeve shoqëruese do të jetë jo më vonë se data 15 shtator 2021.
Specifikimet teknike të filmave sipas kritereve të AMPAS i gjeni në linkun e mëposhtëm, lutemi lexojini me kujdes përpara se të vendosni të aplikoni (rregulli i 13-të): https://oscars.org/sites/oscars/files/94aa_rules.pdf