Projekti filmik «Burri i Shtëpisë» përzgjidhet nga Ministria e Kulturës Italiane për mbështetje financiare

Projekti filmik «Burri i Shtëpisë» me skenar dhe regji të Andamion Murataj, i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në kategorinë «Film debutues», me producent shtëpinë kinematografike «Lissus Media» dhe bashkëproducent kompaninë italiane «Palomar» është ndër projektet fitues të zgjedhur nga Ministria e Kulturës së Italisë për mbështetje financiare në kategorinë e Bashkëprodhimeve Ndërkombëtare në Minorancë.

Njoftim i rezultateve të projekteve filmike

Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpall rezultatet për projektet filmike:
• Filma artistikë me metrazh të gjatë – vepër karriere
• Filma artistikë me metrazh të gjatë – vepër e parë

Zhvillohet «Korça Short Film Festival» 2021 me financimin e Q.K.K.

Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë ka filluar «Korça Short Film Festival» 2021 me producent shtëpinë kinematografike “d’Art Productions” sh.p.k.

Ky aktivitet zhvillohet nga data 7-10 Korrik.

Tek:Teatri Korçë & Muzeu Arkeologjik Korçë

*Filmat janë me titra në gjuhën shqipe & angleze.


Inspektim në xhirimet e filmit «Një filxhan kafe dhe kepucë të reja veshur»

Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Eduart Makri bashkë me Drejtorin Ekzekutiv, Arben Lami vizituan produksionin e filmit «Një filxhan kafe dhe kepucë të reja veshur», gjatë një prej ditëve të xhirimit.

Filmi me skenar dhe regji të Gentian Koçi, prodhim i shtëpisë kinematografike “ARTALB FILM” vazhdon xhirimet deri në datën 31 korrik.

Ky film është një bashkëprodhim ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Greqisë.

Gjithashtu filmi është mbështetur financiarisht nga Eurimages – Council of Europe dhe Media – Creative Europe.


Njoftim për ndryshim në Rregulloren e QKK

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, në bashkëpunim me përfaqësuesit e shoqatave të kineastëve ka vendosur të aplikojë për herë të parë një mënyrë të re të ngritjes së KMP.

Këshilli i Miratimit të Projekteve me mandat ligjor (Shtator 2021-Shtator 2023), do të përzgjidhet sipas parimit “një anëtar-një votë”.

Të drejtën e votimit në procesin e përzgjedhjes së Këshillit të Miratimit të Projekteve me mandat ligjor (Shtator 2021-Shtator 2023) e kanë shtetasit shqiptarë që përmbushin kriteret …

Eurimages njofton mbështetjen për filmat e financuar nga QKK, «Një filxhan kafe dhe kepucë të reja veshur», dhe «Sirin»

Në mbledhjen e 163, Bordi i Menaxhimit të Fondit Eurimages të Këshillit të Evropës ka vendosur të mbështesë 49 projekte të filmave artistikë me metrazh të gjatë, përfshirë 6 dokumentarë dhe 3 filma animacion, për një shumë totale prej 10,816,000 €.

Ndër këto projekte jane edhe projektet e financuara nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë:

• Projekti filmik «Një filxhan kafe dhe kepucë të reja veshur», skenari dhe regjia Gentian Koçi, prodhim i shtëpisë kinematografike «ARTALB FILM».

• Projekti filmik «Sirin», regjia Senad Sahmanovic, bashkëprodhim midis Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kroacisë, i mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinemaografisë në kategorinë Minority Coproduction, me producent shtëpinë kinematografike «On Film Production».

https://www.coe.int/en/web/eurimages/-/49-co-productions-supported-at-the-163rd-eurimmages-board-of-management-meeting

Procesverbali i mbledhjes midis QKK dhe Kryetarëve të Shoqatave të Kineastëve

Më datë 14 Qershor 2021, ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, u organizua takimi me kryetarët e shoqatave të kineastëve, ku morën pjesë:
Z. Genc Përmeti, përfaqësues i Shoqatës “Albanian Producers and Filmmakers Association”
Z. Mevlan Shanaj, Kryetar i Shoqatës e Kineastëve Shqiptarë “LUMIERE”
Z. Ndriçim Xhepa, Kryetar i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë
Z. Jonid Jorgji, Kryetar i Shoqatës së kineastëve të Rinj – Belmond
Z. Pluton Vasi, Kryetar i Shoqatës “Universal Albanian Cinema”
Znj. Sabina Kodra, Kryetare e Shoqatës “Albanian Woman in Audiovisual”

Qendra Kombëtare e Kinematografisë përfaqësohej nga:
Z. Eduart Makri, Kryetar;
Z. Arben Lami, Drejtor i Drejtorisë së Projekteve;
Znj. Shqiponja Dauti, Juriste.

Takimi u zhvillua me këtë rend dite:
1. Diskutimi dhe përcaktimi i kritereve për personat që do të kenë të drejtë për t’u regjistruar dhe çertifikuar nga QKK, për të votuar dhe zgjedhur KMP.
2. Diskutimi dhe përcaktimi i kritereve të kandidatëve për anëtarë të KMP.



Procesverbali i mbledhjes