Njoftim drejtuar Kineastëve & Shtëpive Kinematografike

Të nderuar,

I. Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton hapjen e sezonit të konkurimit për projekte të ndryshme kinematografike (festivale dhe javë filmi).

II. Projektet që do të aplikohen, duhet detyrimisht të konceptohen open air, ose online. Në rast të kundërt projekti nuk do të merret në konsideratë dhe nuk do t’i kalojë për shqyrtim Këshillit të Miratimit të Projekteve.

III. Shtëpitë kinematografike/Producentët, që do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të kenë parasysh sa më poshtë:

1. Të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2020.
2. Të vizitojnë faqen web të QKK www.qkk.al, për të marrë informacionet e nevojshme, si dhe rregullat e aplikimit, të përcaktuara në rregulloren e QKK.
3. Të paraqesin projektin në gjuhën shqipe dhe angleze.

IV. Aplikimi do të bëhet në www.filmcoproduction.com.

V. Afati i fundit për depozitimin e projekteve do të jetë data 23.07.2020.

Ju falënderoj për bashkëpunimin.

Kryetari
Eduart MAKRI

Njoftim i rëndësishëm për takimet dhe vizitat në ambientet e QKK

Të nderuar,

Ju bëjmë me dije se, Qendra Kombëtare e Kinematografisë rifilloi plotësisht aktivitetin në ambientet e saj.

Duke mbajtur në konsideratë se, në vendin tonë vijojnë rastet e infektimit me CoVid-19,

Duke qënë të detyruar të respektojmë me rigorozitet të gjitha rregullat dhe udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, për CoVid-19,

Me qëllim mbrojtjen dhe sigurinë e shëndetit të stafit të QKK, si dhe Tuajën,

KËRKOJMË nga ana e Juaj që :

  • shmangni prezencën Tuaj fizike pranë ambienteve të QKK.
  • Për çdo arsye, të komunikoni me stafin e QKK vetëm nëpërmjet mjeteve elektronike, (e-mail-et zyrtare, telefon, sistem aplikimi online, etj) ose postare (Posta Shqiptare).
  • Vetëm për raste të një rëndësie të veçantë, mund të kërkoni takim me stafin e QKK, nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik. (e-mail-et zyrtare, telefon, etj)
  • Vetëm pasi i’u është konfirmuar paraprakisht një takimi me stafin e QKK, nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik, mund të paraqiteni në ambientet e QKK.
  • Vetëm në rastet kur i’u është konfirmuar paraprakisht një takim, të paraqiteni në ambientet e QKK të pajisur detyrimisht me maskë dhe doreza.
  • Brenda ambienteve të QKK duhet të qëndroni vetëm në sallën e madhe, duke respektuar rigorozisht distancimin fizik, si dhe të gjitha rregullat e udhëzimet e tjera për CoVid-19.

KUJDES !

Në qoftë se, do të paraqiteni fizikisht pranë ambienteve të QKK kur nuk i’u është konfirmuar paraprakisht një takim nga stafi, Ju nuk do të pranoheni të hyni brenda ambienteve të QKK.

Adresat e-mail zyrtar të stafit të QKK, si dhe numri i telefonit, gjenden në adresën : http://qkk.al/index.php/staff/

Ju falënderojmë për mirkuptimin dhe bashkëpunimin në këto kohë të veshtira.

Stafi i QKK do të jetë në dispozicionin Tuaj.

Njoftim drejtuar Kineastëve & Shtëpive Kinematografike

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

I. Qendra Kombëtare e Kinematografisë ju njofton hapjen e sezonit të konkurimit të projekte kinematografike për:
a- Filma artistik me metrazh të shkurtër;
b- Filma dokumentarë;
c- Filma të animuar;
d- Projekte për zhvillim projekti
– filma të metrazhit të gjatë të karrierës;
– filma të metrazhit të gjatë vepër e I&II.

II. Hapja e konkursit për festivalet ndërkombëtare të filmit, si dhe projektet e ndryshme kinematografike do të merret në konsideratë në varësi të orientimeve që do të japë qeveria lidhur me ecurinë e situatës së pandemisë botërore të krijuar nga COVID-19.

III. Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, si dhe përcaktimeve të bëra në Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, projekte kinematografike për konkurim mund të paraqesin vetëm shtëpitë kinematografike/produksionet e regjistruara në QKK.

IV. Shtëpitë kinematografike/produksionet, që do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të kenë parasysh sa më poshtë:
a- Të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2020.
b- Të vizitojnë faqen web të QKK, në të cilën ndodhet Rregullorja e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në të cilën përshkruhen rregullat dhe kriteret për aplikimin.
c- Aplikimi i projekteve do të bëhet on line në faqen: www.filmcoproduction.com.

V. Afati i fundit për depozitimin e projekteve do të jetë data 05.06.2020.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin.

KRYETARI

Eduart MAKRI

Njoftim drejtuar Komunitetit të Kineastëve

Të nderuar kineastë,

Me urimin që të jeni mirë me shëndet ju dhe familjet tuaja, ju vëmë në dijeni se Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të rifillojë aktivitetin në zyrat e saj në datën 04.05.2020.

Në kuadër të masave të marra për pandeminë botërore, duke ndjekur udhëzimet e Ministrisë së Shëndtësisë, si të gjitha institucionet e tjera, QKK ka hartuar Rregulloren e punës në kushtet e krijuara. Me qëllim sigurinë e stafit dhe tuajin kërkojmë respektimin e sa më poshtë:

1-Duke filluar nga data 04.05.2020, të shfrytëzoni të gjitha mënyrat e komunikimit (email, telefon, whatsup, etj.) për kërkesa, sqarime, apo pyetje që mund të keni, duke shmangur ardhjen në QKK.

2-Të vini në zyrat e QKK vetëm në raste të domosdoshme, pasi të keni konfirmuar paraprakisht takimin me stafin e QKK.

3-Në rast se keni konfirmuar takim, të paraqiteni të pajisur me maskë dhe doreza. Të respektoni të gjitha rregullat e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Stafi i QKK do të jetë në dispozicionin Tuaj.

Ju falënderojmë për mirkuptimin.

First Cut Lab Balkans, thirrja për aplikime, afati dhe detajet

First Cut Lab Balkans është një program i krijuar për 3 filma artistikë të gjatë ne fazën e editimit, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Ekipet e zgjedhura të producentëve / regjisorëve do të shfaqin montazhin e plotë (rough cut) në një seancë private dhe do të marrin përshtypjet e ekspertëve në lidhje me editimin e tyre nga tre profesionistë ndërkombëtarë të filmit (producentë krijues, programues festivalesh, agjentë shitje, etj), si dhe këshilla të bëra nga një konsulent editimi.

Qëllimi kryesor është të nxisë potencialin artistik të procesit te editimit, në të njëjtën kohë, të rrisë potencialin e shitjeve, festivaleve dhe qarkullimit të filmave të përfunduar. Workshopi do të zhvillohet në Prishtinë gjatë verës.

Datat e seminarit për tu konfirmuar.

http://firstcutlab.eu/project/first-cut-lab-balkans/

Njoftim i rëndësishëm

Të nderuar,

Në kuadër të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me parandalimin e shperndarjes së virusit COVID-19,
me qellim që të mos ndërpritet aktiviteti i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, ju lutemi që të evitoni ardhjet në ambientet e punës deri më datë 3 Prill 2020.

Për çdo nevojë për sqarim, apo kerkesa për dokumentacion, lutemi të kontaktoni në

 

Numrin e Telefonit +355 04 2 378 004
E-Mail info.qkk@gmail.com

info@qkk.al

Faleminderit per mirekuptimin!

Filluan xhirimet e filmit dokumentar «Fshati dhe Kryqi»

Filluan xhirimet, në fshatin Labovë të Kryqit, të filmi dokumentar «Fshati dhe Kryqi», me skenar nga Robert Wilton dhe Fabian Kati, regji nga Fabian Kati, prodhuar nga shtëpia kinematografike «Ska-ndal».

Ky film është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Takim me Ministren e Kulturës së Kosovës në kuadër të kalendarit të përbashkët Shqipëri-Kosovë 2020

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ndodhet në vizitën zyrtare të saj të parë si ministre në Tiranë, ku u prit nga homologia e saj Ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe delgacioni shqiptar pjese e te cilit ishte edhe Kryetari i Qendres Kombetare te Kinematografise, Z. Eduart Makri.

Në takimin që u zhvillua u diskutua për harmonizimin e aktiviteteve të kalendarit të përbashkët kulturor dhe për shtrimin e rrugës së bashkëpunimit në fushën e kulturës.

Kalendari i përbashkët kulturor do të reflektojë aktivitete të rëndësisë kulturore për të dy vendet, si iniciativë që institucionet dhe ngjarjet kulturore të realizohen suksesshëm si në Kosovë, si në Shqipëri.

Ministrja Dumoshi theksoi që është kënaqësi të vizitojë Tiranën në cilësinë e Ministres dhe se shpreson që kultura të jetë fushë ku vendet tona do të bashkëpunojnë ngushtë.

Ministrja Margariti në pritjen e ngrohtë të organizuar për delegacionin nga Kosova, uroi Ministren Dumoshi dhe shprehu gatishmëri që dy ministritë të thurin plane të përbashkëta në rrafshin kulturor.

Dy fushat që Ministrja Margariti theksoi që duhen të jenë në fokus të përbashkët janë kinematografia dhe libri. Dy ministritë do të gjejnë rrugë dhe mjete për të permbushur propozimet nga dy vendet që në këto fusha të thellohet bashkëpunimi.

Kosova dhe Shqipëria kanë pasur një histori të bashkëpunimit të mirë në vitet e kaluara. Vlen të përmendet pjesëmarrja e përbashkët në Marketin e Filmit ne Berlin “Berlinale 2020” të cilin Ministrja Dumoshi e ka vizituar kete vit.

Tryeza e diskutimit «E drejta e autorit në transmetimet audio & audiovizive»

Autoriteti i Mediave Audiovizive, zhvilloi Tryezën e Diskutimit «E drejta e autorit në transmetimet audio & audiovizive», më datë 4 Mars 2020, ora 10:00, në mjediset e Hotel Rogner në Tiranë.

Respektimi i dispozitave ligjore që lidhen me zbatimin e kërkesave për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to, përbën një element thelbësor në garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun mediatik. Është një aspekt që ka gjithmonë ndjeshmëri dhe vëmendje tek grupet e interesit, ku megjithë përmirësimet ligjore apo rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit të aktorëve në treg, sërish hasen problematika të cilat kërkojnë zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme.

Të pranishëm në këtë takim ishin dhe Z. Eduart Makri, Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Z. Arben Lami, Drejtor Ekzekutiv i QKK, dhe Znj. Shqiponja Dauti juriste e QKK.

Organizimi  i kësaj Tryeze ishte i dobishëm si një përpjekje konkrete për të krijuar hapësirë diskutimi dhe ekspertize, pasi vetëm përmes komunikimit të hapur dhe të drejtpërdrejtë çështjet  vlerësohen me realizëm dhe palët e interesuara do të mund të kapërcejnë mangësitë e pengesat përmes bashkëveprimit dhe koordinimit më të mirë.