Kryetari i QKK, z. Eduart Makri, merr pjesë në Apulia Film Forum 2022

Në ditën e dytë të Apulia Film Forum 2022 u realizuan takime kokë më kokë, me qëllim nxitjen e partneriteteve ndërmjet Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, për të realizuar projekte filmike në bashkëprodhim.

Kryetari i QKK, z. Eduart Makri, ishte pjesëmarrës në Apulia Film Forum 2022.

Jepen çmimet e «48 Hour Film Project»

Ditën e shtunë, më datë 10 dhjetor 2022, ora 19:00, në Kinema Millennium, u dhanë çmimet në kuadër të «48 Hour Film Project».

Në këtë event, «Çmimi i Karrierës» ju dha regjisorit të mirënjohur Z. Dhimitër Anagnosti.

Kryetari i QKK, z. Eduart Makri, merr pjesë në Festivalin Ballkanik në Romë

Në programin e ditës së VI të Festivalit Ballkanik në Romë, organizuar nga shoqata “Occhio Blu”, u shfaq filmi “The Albanian Virgin”, i regjisorit Bujar Alimani.

Prezantimin e filmit e bëri Kryetari i QKK, z. Eduart Makri, i cili, theksoi nevojën e forcimit të bashkëprodhimeve europiane në kinematografi.

Për më shumë klikoni këtu.


Aktori shqiptar Kasem Hoxha zgjidhet nga presidenca gjermane si i ftuar i veçantë për të shoqëruar Presidentin e Gjermanisë, Sh. T. Z. Steinmeier, gjatë vizitës së tij 4-ditore (29 nëntor – 2 dhjetor) në Shkup dhe Tiranë

I njohur për publikun gjerman në ekranin e kinemasë dhe padyshim prej punës shumëvjeçare në ekranin televiziv, veçanërisht për rolin në serialin kult ‘Tatort’ dhe ‘Der Kroatien Krimi’, Kasem Hoxha është nga aktorët shqiptarë më të suksesshëm në Gjermani. Për publikun shqiptar, artisti është i njohur nga rolet në ‘Gjallë‘ i Artan Minarollit, ‘Dita Zë Fill’ i të Gentian Koçit, ‘Holy Boom’ nga Maria Lafi, ‘Krom’,Delegacioni dhe ‘Virgjeresha Shqiptare’, të Bujar Alimanit.

Së fundmi, vetëm disa ditë më parë ai erdhi për publikun shqiptar me një rol tejet pikant, mes realizmit të kushtëzuar nga një mungesë e thellë e shpresës por megjithatë plot ngjyra gazmore, në debutimin e suksesshëm të Ergys Metës me titull ‘Një Prej Nesh’.

Si pjesë e komunitetit artistik dhe për më tepër atij kinematografik shqiptar, e presim këtë lajm me shumë kënaqësi. Ky vlerësim për aktorin dhe mikun tonë është padyshim një ngjarje që tregon mbështetje dhe e cilëson artin si urën më të drejtpërdrejtë dhe efikase të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të kulturave.

Pyetjes se çfarë do të thotë për aktorin, djalin tiranas të ambasadave, të udhëtojë si i ftuar special përkrah Presidentit gjerman në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ai i përgjigjet:

Ndjehem sinqerisht shumë i vlerësuar dhe njëkohësisht është një nder i veçantë, që pikërisht jam unë i përzgjedhuri si i ftuar nderi, për të qenë në grupin që do të shoqërojë Presidentin gjerman Zotin Steinmeier në vizitën e tij shtetërore në Maqedoninë e Veriut dhe për vizitën dy ditore në Shqipëri!

Njëkohësisht më prek thellësisht në shpirt, të konsiderohem ambasador kulture midis Shqiperisë dhe Gjermanisë, sepse mendoj se kultura është gjuha që lidh botën dhe arti është dashuria që ndajnë të gjithë kombet!

Kasem Hoxha ka lindur në Tiranë dhe ka emigruar në Gjermani në vitin 1990 në eksodin e ambasadave. Ai është vlerësuar më parë në Shqipëri nga Projekti “Albanian Excellence”, i cili në 23 nëntor 2012, nderoi me çmime 100 shqiptarë të suksesshëm në botë.

Nisën xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë «Luna Park»

Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, filloi xhirimet filmi artistik me metrazh të gjatë «Luna Park», skenari Florenc Papas & Glykeria Patramani, regjisor Florenc Papas, prodhim i shtëpisë kinematografike On FILM, producent Dritan Huqi.

Filmi po realizohet në bashkëprodhim me kompanitë filmike: Atalante Productions (Gr), producente Ioanna Bolomyti, Lupin Film(It), producent Riccardo Neri & Vicenzo Filippo, corvus.studio(Cro), producent Zvonimir Munivrana , “Buka”(Ks), producent Fatmir Spahiu Bufi.

Ky film është financuar nga:
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Greek Film Centre
Greek National TV ERT
Croatian Audiovisual Center (HAVC)
Qendra Kinematografike e Kosovës

Filmi «Zgjoi», më 21 Nëntor shfaqet te Tulla Creative Center

Në kuadër të nisjes së Javës Kombetare, ditën e hënë, më 21 Nëntor 2022, ora 19:00, pranë «Tulla Creative Center» do të shfaqet filmi «Zgjoi», regjisores Blerta Basholli.

Pas shfaqjes eshte menduar te zhvillohet nje bisede spontane me regjisoren, Znj. Basholli.

Prej 17 Nëntorit, «Nji prej Nesh» shfaqet në kinema

«Nji prej Nesh» mund ta shikoni në Kinema Millennium & Cineplexx Albania nga data 17 Nëntor.

«Nji prej nesh», vepra e parë e regjisorit Ergys Meta, vjen pas premierës ndërkombëtare në festivalin e Cottbusit.

Ky film është prodhuar nga ERAFILM PRODUCTIONS në bashkëpunim me IliriaFilm dhe DMF Digital Media & Film me mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe North Macedonia Film Agency.