Afati i aplikimeve pranë QKK brenda datës 11 shtator 2023.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë, fton shtëpite filmike shqiptare të paraqesin veprat e tyre për marrje në konsideratë, si kandidatura shqiptare, në kategorinë International Feature Film, për edicionin e 96-të të Çmimeve OSCAR®.
Kriteret kryesore për pjesëmarrje në këtë kategori:
Në këtë kategori, mund të marrin pjesë filma artistikë, dokumentarë dhe vizatimorë.
1. Filmi duhet të jenë i gjatë mbi 40 minuta.
2. Filmi duhet do të ketë bërë premierën në Shqipëri jo më herët se 1 dhjetor 2022 dhe jo më vonë se 31 tetor 2023.
3. Filmi duhet të jetë shfaqur ose të shfaqet komercialisht në kinema, në Shqipëri, brenda datave të mësipërme, për të paktën 7 ditë rresht.
4. Filmi duhet të përmbajë të paktën 50% dialog në gjuhën shqipe.
5. Filmi duhet të jetë bërë me të paktën 50%, aktorë dhe staf shqiptar.
Afati për materialet që dergohen nga producenti i filmit të përzgjedhur në zyrat e A.M.P.A.S.® është ora 17:00, e hënë, 2 tetor, 2023
Lista e materialeve që dërgohen nga producenti i filmit që do përzgjidhet është:
• Formulari i aplikimit, i plotësuar online
• Kopje DCP të filmit ose Link me versionin digjital për shfaqje.
(linku për specifikimet teknike: https://submissions.oscars.org/technicalspecifications.aspx#ctl00_MainContent_InfoCardSections_ctl09_InfoSection )
[Për përdorim të brendshëm] Link me password i filmit, për të kontrolluar dialogjet.
• Listë e plotë e aktorëve dhe listë e plotë e krediteve.
• Biografi dhe fotografi e regjisorit
• Një kuadër nga filmi, i përcaktuar si imazh për përfaqësimin e filmit online.
• Një poster i përdorur për shfaqjen e filmit në kinema, (për arkivë)
• Provë mbi shfaqjen e filmit në kinema (siç specifikohet në rregullat e mësipërme), duke përfshirë edhe shfaqje me qëllim reklamues, (por jo vetëm)
Lista e detajuar e mterialeve të kërkuara, në linkun e mëposhtëm: https://www.oscars.org/sites/oscars/files/96_international_feature_checklist.pdf
Produksionet e interesuara shqiptare, duhet të dërgojnë brenda datës 11 shtator 2023, në adresat e-mailit: info@qkk.al, Majlinda.Tafa@qkk.al informacionin e mëposhtëm:
1. Kërkesë për tu marrë në konsideratë si kandidatura shqiptare në kategorinë International Feature Film në edicionin e 96-të të Çmimeve OSCAR®.
2. Deklaratë ku të specifikohet përmbushja e kritereve për konkurrim (shih 5 pikat më lart);
3. Listë të plotë të aktorëve dhe stafit
4. Link me password i filmit, (kopje me rezolucion të lartë)
Ju lutemi të lexoni me kujdes rregullat e detajuara për kategorinë, në linkun e mëposhtëm: https://www.oscars.org/sites/oscars/files/96_international_feature_rules.pdf
Specifikimet teknike të filmave, rregulloret e përgjithshme dhe të kategorive në veçanti të përcaktuar nga ACADEMY OF MOTION PICTURE ARTS AND SCIENCES për edicionin e 96-të, i gjeni në linqet e mëposhtme:
https://www.oscars.org/sites/oscars/files/96o_complete_rules.pdf
https://www.oscars.org/sites/oscars/files/96_international_feature_rules.pdf
Procesi i Komisionit Përzgjedhës të Kandidaturës Shqiptare për Edicionin e 96-të ©Oscar
Komisioni Përzgjedhës i Kandidaturës Shqiptare për Edicionin e 96-të ©Oscar, i ngritur nga QKK, ka detyrë:
• Të shikojë filmat aplikues, pasi ata janë kontrolluar nga QKK për përmbushjen e kritereve.
• Secili anëtar i Komisionit voton vetëm për filmin që mendon të jetë kandidatura e Shqipërisë.
• Secili anëtar i Komisionit voton në fletën personale të votimit, në mënyrë të fshehtë. (Fleta e Votimit përgatitet me udhëzimet përkatëse dhe listë të filmave aplikues, nga QKK)
• Votat mblidhen dhe filmi me shumicë të votave, përzgjidhet si kandidatura shqiptare.
Kontakt i Komisionit: info@qkk.al
Përbërja e Komisionit do të bëhet publike pas aprovimit nga ©A.M.P.A.S.