Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton hapjen e konkurimit për financim të projekteve kinematografike për:
1. Festivale filmi
2. Javë filmi brenda vendit
Category: Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) është krijuar në vitin 1997.
QKK është institucioni më i rëndësishëm kombëtar që inkurajon, financon dhe promovon prodhimin kinematografik në Shqipëri. Përmes administrimit të fondit publik, QKK mundëson zhvillimin e industrisë së filmit në vendin tonë.
Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare regjisori dhe Artisti i Merituar Kristaq Mitro
Qendra Kombëtare e Kinematografisë i shpreh keqardhjen familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve për humbjen e regjisorit dhe Artistit të Merituar Kristaq Mitro.
Në karrierën e tij shumë të suksesshme, ai qe autor dhe bashkautor i mbi 17 dokumentarëve dhe filmave artistikë, për të cilët u vlerësua ndër vite me disa çmime në festivalet kombëtare të filmit. Ai është nderuar gjithashtu me medaljen “Naim Frashëri” (1979) dhe mbante titullin “Artist i Merituar“ (1987).
Kristaq Mitro ka qenë disa here anëtar i Komisioneve të Miratimit të Projekteve apo Vizionimit pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
Për imazhet e dashura për shqiptarët në filmat si Apasionata, Duaje emrin tend, Dimri i fundit, Njeriu i mire, Nusja dhe shtetrrethimi, punën si pedagog me disa breza kineastësh të ri, dhe anëtar aktiv i komunitetit të kineastëve, kontributi i tij në kinematografinë shqiptare do të mbetet i paçmuar.
Nisi aktiviteti «Ditët e Filmit Malazez në Shqipëri»
U hap dje në ambjentet e Hotel Tirana International, aktiviteti «Ditët e Filmit Malazez në Shqipëri» organizuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Qendra Malazeze e Filmit.
Në konferencën për shtyp, znj.Aleksandra Božović, Drejtoreshë e QMF, dhe Kryetari i QKK, z.Eduart Makri, prezantuan aktivitetin, filmat që do të shfaqen në Tiranë, Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër.
U fol gjithashtu edhe për 2 aktivetetet e ardhshme të përbashkëta, që do të organizohen nga 2 qendrat e Filmit, «Ditët e Filmit Malazez në Shqipëri» dhe Circe Plus.
Morën pjesë përfaqësues të 2 qendrave të filmit, Arkivit Qendror Shetëror të Filmit, z.Marinko Culafic, përaqësues i pakicës malazeze në Komitetin për Pakicat Kombëtare pranë Kryeministrisë dhe antëtarë të komunitetit malazez në Shqipëri. Regjisorë dhe producentë nga Shqipëria dhe Mali i Zi.
Pas konferencës, në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar u shfaq filmi i shkurtër «The Eagle’s Nest» me regji të Milija Šćepanović. Programi vazhdoi me shfaqjen e filmit artistik «After the Winter» me regji të Ivan Bakrač.
Aktiviteti vazhdon sot në Gjirokastër, nesër në Vlorë dhe mbyllet në Shkodër më datë 30 mars.
E martë
28 mars – GJIROKASTËR
Shfaqja e filmave në «Kinemanë e Qytetit», (Qendra Kulturore «Musine Kokalari»)
17:00 MAR regjia Ivan Bakrač 2021 (21 min)
17:25 AFTER THE WINTER regjia Ivan Bakrač 2021 (101 min)
E mërkurë
29 mars – VLORË
Shfaqja e filmave në Kinemanë e Pallatit të Kulturës «Labëria»
17:00 – MY NAME IS ANA regjia Bojan Stijović 2022 (21 min)
17:30 – THE BLACK PIN regjia Ivan Marinović 2016 (93 min)
E enjte
30 mars – SHKODËR
Shfaqja e filmave në «Kinema Millenium»
17:00 – RAINBOW regjia Aleksandar Vujović 2020 (17 min)
17:20 – THE BLACK PIN regjia Ivan Marinović 2016 (93 min)
QKK organizon «Ditët e Filmit të Malit të Zi në Shqipëri»
Në kuadër të «Memorandumit të bashkëpunimit» që Qendra Kombëtare e Kinematografisë nënshkroi me Qendrën Malazeze të Filmit, në datat 27-28-29-30 mars 2023 organizohen në Shqipëri «Ditët e Filmit Malazez».
Ky aktivitet do të përfshijë prezantimin për publikun shqiptar të prodhimeve të suksesshme kinematografike, të viteve 2020-2022 nga autorë malazezë. Një nga objektivat e këtij aktiviteti është edhe nxitja e dialogut ndërmjet profesionistëve të dy shteteve por edhe përballja e publikut me kulturën e prezantuar në filmat e autorëve fqinj.
Filmat do të shfaqen në qytetet: Tiranë, Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër.
Aktiviteti do të fillojë në 27 mars, ora 11:30, në Hotel Tirana International, me konferencën me titull: «Film as a tool for intercultural dialogue».
Marrin pjesë:
• Përfaqësues nga Qendra Malazeze e Filmit
• Përfaqësues nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë
• Përfaqësues nga Ambasada e Malit të Zi në Tiranë
• Përfaqësues të institucioneve të sektorit krijues shqiptar
• Producentë dhe regjisorë nga Mali Zi
• Producentë dhe regjisorë shqiptarë
Në hapjen e konferencës do jenë të ftuar edhe përfaqësues të medias.
Në Gjirokastër dhe Vlorë, filmat do të shfaqen në kinematë e rihapura me teknikë digjitale, mundësuar me fonde europiane IPA II, të siguara nga QKK nëpërmjet grantit Interreg-IPA CBC, në partneritet me Italinë dhe Malin e Zi.
Filmat që do të shfaqen janë:
– AFTER THE WINTER, regjia Ivan Bakrač, (101 min) Trailer
– THE BLACK PIN, regjia Ivan Marinović, (93 min) Trailer
– THE EAGLE’S NEST, regjia Milija Šćepanović, (18 min) Trailer
– RAINBOW, regjia Aleksandar Vujović, (17 min) Trailer
– MAR, regjia Milorad Milatović, (21 min)
– MY NAME IS ANA, regjia Bojan Stijović, (21 min)
Për më shumë informacion mbi filmat dhe për të shikuar trailerat, ndiqni linqet në titull.
Takim i Grupit Ndërinstitucional të Punës për Integrimin Evropian
Në datat 6-8 mars, zhvillohet në Bruksel takimi i rradhës i Grupit Ndërinstitucional të Punës për Integrimin Evropian – Kapitulli 8 “Politika e Konkurrencës”.
Bashkë me përfqësuesit e tjerë të institucioneve shqiptare qe raportojnë në fushat përkatëse, në këtë mbledhje merr pjesë edhe kryetari i Qendrës Kinematgrafike të Shqipërisë z. Eduart Makri, për të dhënë informacion mbi fondet shtetërore në dispozicion të industrisë filmike në Shqipëri.
Nisën xhirimet e filmit artistik «Pikë Uji», e regjisorit Robert Budina
Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në qytetin e Pogradecit, nisën xhirimet e filmi artistik «Waterdrop»/«Pikë Uji», me skenar të Doruntina Basha, Robert Budina dhe Ajola Daja, si dhe me regji të Robert Budina.
Ky film një bashkëprodhim ndërmjet shtëpisë kinematografike shqiptare «ERAFILM», kompanisë filmike rumune «AVANPOST», kompanisë filmike italiane «REDIBIS FILM» dhe kompanisë filmike kosovare «ILIRIA FILM».
Filmi artistik «Waterdrop»/«Pikë Uji» është mbeshtetur nga:
• Creative Europe
• Qendra Kombëtare e Kinematografisë
• MIBAC
• Qendra Kinematografike e Kosovës
• SEE
Qendra Malazeze e Filmit dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
Si pjesë e aktiviteteve te projektit CIRCE PLUS që po zhvillohen në Kotor Creative Hub këto ditë, Qendra Malazeze e Filmit dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë kanë nënshkruar dje një Memorandum Bashkëpunimi.
Memorandumi u nënshkrua nga drejtuesit e dy qendrave Znj. Aleksandra Bozovic dhe Z. Eduart Makri.
Objekti i Memorandumit është bashkëpunimi i Qendrës Malazeze të Filmit dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë me qëllim forcimin e aktiviteteve dhe kulturës audiovizuale për zhvillimin e audiencave të filmit në Shqipëri dhe Mal të Zi si vende fqinje, si dhe inkurajimi i bashkëprodhimeve kinematografike mes dy vendeve.
Bashkëpunimi i dy institucioneve do të realizohet nëpërmjet një programi me segmente të ndryshme, si psh: shfaqje të filmave Malazez në Shqipëri dhe atyre shqiptare në Mal të Zi, implementim i programeve trajnuese dhe edukuese, workshop-e dhe masterklasa, si dhe krijimin e më shumë mundësive të përbashkëta për autorët e të dy vendeve që dëshirojnë bashkëpunimin.
Ndahet nga jeta aktorja e dashur e skenës dhe e ekranit Mimika Luca
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ndan dhimbjen me familjen, miqtë, dhe kolegët e aktores shumë të dashur të skenës dhe ekranit shqiptar, të nderuarës znj. Mimika Luca.
Kontributi i saj në kinematografinë shqiptare mbetet i pazëvendësueshëm.
Filluan xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë, vepër e parë, «Burri i shtëpisë»
Kanë filluar xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë «Burri i shtëpisë», skenari dhe regjia Andamion Murataj, prodhim i shtëpisë kinematografike «Lissus Media» sh.p.k., i cili është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Ky projekt po realizohet me mbështetjen e 7 enteve publike evropiane dhe është bashkëprodhim ndërmjet Shqipërisë, Italisë, Austrisë, Kroacisë, Kosovës, Greqisë, Maqedonisë së Veriut. Projekti gjithashtu ka fituar mbështetjen financiare të EURIMAGES.
Njoftim drejtuar producentëve, shtëpive kinematografike & autorëve të interesuar
Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton hapjen e konkurimit për financim të projekteve kinematografike për:
• Filma artistike me metrazh te shkurter
• Filma artistike kategoria Minority Co-Production