Takim ndërmjet Drejtorit Ekzekutiv të QKK, Z. Arben Lami, me Ministrin e Kulturës së Kosovës, Z. Hajrulla Çeku.
Category: Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) është krijuar në vitin 1997.
QKK është institucioni më i rëndësishëm kombëtar që inkurajon, financon dhe promovon prodhimin kinematografik në Shqipëri. Përmes administrimit të fondit publik, QKK mundëson zhvillimin e industrisë së filmit në vendin tonë.
Pavioni i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në Marketin e Filmit në Cannes 2022
Hapet Pavijoni i Shqipërisë në Edicionin e 75- të Festivalit të Kanës
Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të jetë pjesë e edicionit të 65-të i «Marche du Film», në Kanë, të Francës, tregu më i madh i kinematografise europiane, i cili fillon në datë 17 maj – 25 Maj, 2022 dhe do të presë profesionistë film-dashës nga gjithë bota. Rreth 120 shtete janë të përfaqësuara me stendat e tyre në Marche, mbi 12.500 të akredituar që takohen dhe ndjekin panelet e panumërta në 33 venue të ndryshme, mbi 4.000 filma dhe projekte të prezantuar gjatë Marche-së.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të promovojë prodhimet e fundit filmike të financuara nga QKK, si edhe projektet që janë në fazë përgatitore ose prodhimi. Kineastët pjesëmarrës në Market do të zhvillojnë takime me bashkëprodhues dhe distributorë. Gjatë këtyre ditëve do të zhvillohen takime me drejtues të institucioneve ballkanikë dhe evropianë të filmit.
1 – QKK do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kinematografisë me Qendrën e Filmit Franceze (Centre Nationale de Cinema et de l’image Animée).
2 – Gjithashtu do të zhvillohet një takim i rëndësishëm midis drejtuesve të qendrave të filmit në Ballkan dhe Ministrisë së Kulturës së Italisë e cila përfaqësohet nga Z. Roberto Stabile. Ky takim do të zhvillohet në vijim të nismës për krijimin e një fondi të përbashkët ballkanik i cili do të mbështesë financiarisht projektet filmike të vendeve anëtare.
Në Marketin e Filmit do të shfaqet filmi me metrazh të shkurtër “Mbjellja e Pemëve”, skenari Ylljet Aliçka, regjia Fabio Seferi, prodhim i shtëpisë kinematografike “Makers Production shp.k” me producent Mateus Cingi.
Stenda e Shqipërisë së bashku me Kosovën është në Village International Riviera – Pavilioni Nr. 134.
Thirrje për aplikime për në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit ETNOFILM CADCA
Festivali Ndërkombëtar i Filmit ETNOFILM CADCA, që zhvillohet nga data 8 – 11 Nëntor 2022, në rajonin Kysuce, në Sllovaki, ka hapur thirrjen për aplikime.
Afati i fundit është 30 Maj 2022.
Regjisorët, producentët, distributorët – institucionet si dhe personat fizikë mund të dorëzojnë dokumentarët e tyre më të fundit mbi etnologjinë, antropologjinë sociale dhe kulturore nga data 1 mars 2022 përmes një formulari elektronik.
Udhëzimet dhe kushtet për aplikimin në IFF ETNOFILM ČADCA 2022 janë të përcaktuara në Statutin e Festivalit të publikuar në faqen e internetit https://www.etnofilm.sk/en/news/119-call-for-entries-iff-etnofilm-cadca-2022.
Njoftim për rezultatin e konkurimeve për projektet kinematografike
Rezultatet për projektet filmike:
• Filma dokumentarë
• Filma të animuar
• Filma artistikë me metrazh të shkurtër
Brussels Co-Production Market përzgjedh projektin filmik «Burri i Shtëpisë»
Projekti filmik «Burri i Shtëpisë», nga Andamion Murataj, është përzgjedhur nga Brussels Co-Production Market ndërmjet 11 projekteve për të qenë pjesë e këtij sesioni.
Ky projekt filmik është financuar nga Qendra Kombetare e Kinematografisë.
Brussels Co-Production Market do të zhvillohet nga data 23-30 qershor. Një iniciativë që synon të mbështesë projektet premtuese të filmit artistik në zhvillim dhe t’i vërë ato në kontakt me partnerë të mundshëm.
https://briff.be/professionnels/market/
Premiera kombëtare e filmit artistik «Legjenda e bastunit» më 4 Maj 2022
Filmi artistik «Legjenda e bastunit», skenari Mihal Rama & Xhoslin Rama, regjia Xhoslin Rama prodhim i shtëpisë kinematografike «Erëfilm», do të ketë premierën kombëtare në datën 4 Maj 2022.
Ky film është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Filmi artistik «Bolero në Vilën e Pleqve» në «Geneva International Oriental Film Festival»
Filmi artistik «Bolero në Vilën e Pleqve» i regjisorit Spartak Pecani, do të shfaqet në edicionin e XVII të «Geneva International Oriental Film Festival», i cili do të zhvillohet nga data 13-19 Qershor 2022, në Gjenevë.
Ky film është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Filmi dokumentar «Bekim Fehmiu» shfaqet sot në sallën e Muzeut Kombëtar
Filmi dokumentar «Bekim Fehmiu», financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, skenari Fahri Musliu, regjia Valmir Tertini, prodhuar nga shtëpia kinematografike «Cinemania», do të ketë premirën sot në datë 19 prill, në orën 19:00, në sallën e Muzeut Kombëtar.
Filmi artistik i shkurtër «Mbjellja e pemëve», pjesë e katalogut të edicionit LXXV të Cannes Film Festival
Filmi artistik me metrazh të shkurtër «Mbjellja e pemëve», skenari Ylljet Aliçka, regjia Fabio Seferi, me producent Mateo Cingu, është pjesë e katalogut të edicionit të 75-të Cannes Film Festival në seksionin Cannes Court Metrage.
Filmi do të ketë Market Screening në datën 25 maj, ora 15:30 në Palais G, Cannes.
Ky film është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Për më shumë informacion në lidhje me filmat e këtij seksioni klikoni linkun: http://catalogue.cannescourtmetrage.com/fiche.aspx?id=Pt9aVVjfq6A%3d