Ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare piktori Vangjel Gjikondi

Qendra Kombëtare e Kinematografisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve për humbjen e njeriut të afërm, mikut e kolegut, Vangjel Gjikondi.

Ai u lind më 1958 në Tiranë. Vangjel Gjikondi përfundoi studimet pranë Akademisë së Arteve më 1982. Në këtë periudhë ai u bë edhe i njohur nëpërmjet punimeve të tij të veçanta.

Prej vitit 1983 ka punuar si piktor pranë ish-Kinostudios «Shqipëria e Re» gjer’ në fillim të viteve ’90, kur u largua për në Greqi. Veçojmë kontributin e tij artistik në filmat me metrazh të gjatë:
• Nxënësit e klasës time (1986)
• Pranëverë e hidhur (1985)
• Duaje emrin tënd (1984)
• Treni niset në 7 pa 5 (1988)

Një pjesë e veprës së tij është pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve. Ai ka realizuar kryesisht portrete, peizazhe, ilustrime, ekspozita personale e kolektive brenda dhe jashtë vendit. Në Shqipëri veçohet ekspozita me 60 vepra të Historisë së Skënderbeut, nga lindja në vdekje, e çelur disa vite më parë në Muzeun Historik Kombëtar, pas një pune 10-vjeçare.

Ekspozita vetjake
2000 – Fondacioni VEVE
1999 – Fondacioni VEVE
1998 – Perieas House, Paris, Francë
1998 – Ambasada shqiptare në Paris, Francë
1991 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1985 – Pallati i Kulturës, Durrës
1985 – Pallati i Kulturës, Tiranë
1981 – Akademia e Arteve, Tiranë

Ekspozita kolektive
2000 – Fondacioni VEVE
1995 – Ekspozitë në Ljubljanë, Slloveni
1994 – Pinacoteca dell’Amministrazione Provinciale, Bari, Itali
1994 – Chiostro della Basilica di S. Maria di Collemaggio – L’Aquila
1985 – Fiton një çmim në ekspozitën kombëtare pranë Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë
1983 – 1993 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1984 – Biennale e Alexandrisë, Egjipt
1981 – Akademia e Arteve, Tiranë
1981 – Akademia e Arteve, Prishtinë, Kosovë

Takim SUADA-AZAS-QKK

Sot në zyrat e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë u zhvillua takimi mes përfaqësuesve të SUADA, z. Elton Kallfa dhe z. Xhulio Hysesani me drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e të Ardhurave nga e Drejta e Autorit të Filmit, e Maqedonisë së Veriut, z. Kiril Gjozev. Në takim morën pjesë edhe Drejtori Ekzekutiv i QKK-së, z. Arben Lami dhe Znj, Majlinda Tafa (Marrëdhëniet me Jashtë dhe Publikun).

Takimi u zhvillua për të njohur palën maqedonse me praktikat e punës së Suada, në prag të hapjes zyrtare të AZAS në Maqedoni.


Hapen thirrjet për aplikim në SEE Cinema Network, sezoni 2023

Të nderuar producentë!

Ju informojmë se janë hapur thirrjet për aplikim në SEE Cinema Network – sezoni 2023, për:
• Fondin për zhvillim projektesh kinematografike të metrazhit të gjatë që janë bashkëprodhim me shtetet e tjera anëtare të SEE CN.

Jeni të lutur të paraqisni projektet tuaja pranë QKK-së.

Projektet filmike duhet të paraqiten në anglisht sipas rregullores së SEE CN.

Dosja që përmban dokumentat e listuar në rregulloren sipas zhanrit përkatës i dërgohet QKK-së në adresën info@qkk.al dhe Majlinda.Tafa@qkk.al brenda datës 29 shtator 2023.

Rregulloren e plotë të SEE Cinema Network, dokumentat dhe formularin e aplikimit për shkarkim, i gjeni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:
SEE CN – Rregullore – Zhvillim projekti – Film i gjatë
SEE CN – Formular – Zhvillim projekti – Film i gjatë

Procedura e aplikimit:
1. Dosja dërgohet me email në QKK (afati: 29 shtator 2023)
2. QKK kontrollon përmbajtjen e dosjen
3. Dosja u dërgohet me email përfaqësuesve të vendeve anëtare të SEE CN. (20 tetor 2023)
4. Në mbledhjen e nëntorit, përfaqësuesit e vendeve anëtare diskutojnë dhe votojnë mbi projektet.
5. Pas shpalljes së projekteve fituese, SEE CN fillon procedurat për lidhjen e kontratës me producentin e deleguar të projektit.

Për çdo informacion, paqartësi apo ndihmë, ju lutem të më kontaktoni gjatë përgatitjes së dosjes.

Majlinda Tafa
QKK

Eduart Makri përfundon detyrën si Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se Z. Eduart Makri ka përfunduar mandatin e tij si Kryetar i QKK-së, ditën e premte, më datë 30 qershor 2023.

Eduart Makri ishte Kryetari i shtatë i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, që nga krijimi i këtij institucioni në vitin 1996.

Lista e drejtuesve të QKK
1. Xhevdet Feri (1997)
2. Petrit Beci (1997-2000)
3. Petrit Rukaj (2000-2005)
4. Xhevdet Feri (2005-2009)
5. Artan Minarolli (2009-2014)
6. Ilir Butka (2014-2019)
7. Eduart Makri (2019-2023)


Eduart Makri has completed his mandate as Chairman of the Albanian National Center of Cinematography

The Albanian National Center of Cinematography informs that Mr. Eduart Makri has completed his mandate as Chairman of ANCC, and left office on Friday, June 30th, 2023.

Eduart Makri served as the seventh Chairman of the Albanian National Center of Cinematography, since its creation in 1996.

1. Xhevdet Feri (1997)
2. Petrit Beci (1997-2000)
3. Petrit Rukaj (2000-2005)
4. Xhevdet Feri (2005-2009)
5. Artan Minarolli (2009-2014)
6. Ilir Butka (2014-2019)
7. Eduart Makri (2019-2023)

Zhvillohet për herë të parë «Ditët e Filmit Shqiptar në Malin e Zi»

Të premten, në qytetin e Tuzit u mbyll aktiviteti me titull «Ditët e Filmit Shqiptar në Malin e Zi».

Ky aktivitet u organizua në kuadër të Marrëveshjes së Bashkepunimit lidhur mes Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Qendrës Malazeze të Filmit dhe në vazhdimësi të aktiviteteve të tjera të përbashkëta në kuadër të një bashkëpunimi më të gjerë me partnerët malazeze, nën moton «Filmi, si vegël për dialogun interkulturor».

I pari aktivitet i këtij lloji në Malin e Zi, në datat 5-8 qershor, në qytetet e Podgoricës, Ulqinit, Gucisë dhe Tuzit u shfaq një program i përbërë nga 2 filma artistikë të gjatë dhe 4 filma të shkurtër, si edhe një program 60-minutësh përbërë nga 7 filma vizatimorë, prodhime të Kinostudios «Shqipëria e Re».

Në hapjen e aktivitetit në Kinotekën Malazeze, ishtin prezent përfaqësues të QKK-së, perfaqësues i Ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë, Kryetarja dhe anëtarë të stafi të Qendrës Malazeze të Fimit, regjisorë dhe producentë të ftuar.