Takim ndërmjet QKK dhe përfaqësueses së «goEast Festival des Mittel und Osteuropäischen Films»

Përfaqësuesit e Qendrave Kinematografike të Shqipërisë dhe Kosovës së bashku me znj. Heleen Gerritsen, Head of Festival të «goEast Festival des Mittel und Osteuropäischen Films», duke biseduar rreth mundesisë së prezantimit të kinematografisë se vendeve tona në edicionin e 21 të këtij festivali, në seksionin goEast: Albania & Kosovo in Focus.

Ky festival zhvillohet në datat 24-30 Prill, 2024 në Wiesbaden, Gjermani.

https://www.filmfestival-goeast.de/

Nisën xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër «Furacaku»

Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, sot, më datë 20 Shkurt 2024, filluan xhirimet për filmin artistik me metrazh të shkurtër, me titull «Furacaku», skenari dhe regjia Renis Hyka, prodhim i shtëpisë kinematografike «Bunker Film+», producent Eno Milkani.





Qendra Kombëtare e Kinematografisë & Qendra Kinematografike e Kosovës, në edicionin e 74 të European Film Market (EFM)

Nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës Inovacionit të Shqipërisë, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) dhe Qendra Kinematografike e Kosovës, edhe këtë vit përfaqësohen me një pavion të përbashkët, në edicionin e 74 të European Film Market (EFM) i cili zhvillohet gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin (Berlinale) në datat 15-21 Shkurt 2024.
European Film Market është ndër 3 marketet kryesore të takimit të industrisë ndërkombëtare të filmit dhe medias. Lidhja e ngushtë me Berlinalen si një festival filmi publik dhe pozicionimi i tij në zemër të Berlinit janë karakteristikat përcaktuese të këtij marketi, i cili e ka pozicionuar veten edhe si një platformë për inovacion e ndryshim.

Gjithçka fillon këtu!

IT ALL STARTS HERE!

Gjatë këtyre ditëve në pavionin tonë të përbashkët, Nr. 138, i cili gjendet në Hotel Marriott, Potsdamer Platz, krahas promovimit të kinematogtrafisë se dy vendeve tona, do zhvillohen edhe takime të ndryshme me fonde filmi, partneritete ndërkombëtare, organizues festivalesh, prodhues e distributorë nga e gjithë bota.

Njoftim | Hapet konkursi për Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Në zbatim të nenit 7, të Ligjit 8096, datë 21.03.1996, “Për Kinematografinë”, si dhe kërkesave dhe procedurës së përcaktuar për konkurim sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë – Kategoria e pagës II-2

Filmi «Nji prej nesh» fiton 3 çmime në festivalin «Hyjnesha në fron», Kosovë

Filmi me metrazh të gjatë «Nji prej nesh», me skenar e regji të Ergys Meta, dhe me producent shtëpinë kinematografike «ERA FILM» fitoi 3 çmime në festivalin «Hyjnesha në fron» në Kosovë:
1. Filmi më i mirë
2. Regjisori më i mirë, Ergys Meta
3. Aktori më i mire, Alban Ukaj

Filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.


Shfaqet premiera e filmit të animuar «Milo»

Më datë 15 Dhjetor 2023 u shfaq në sallën e kinemasë së AQSHF-së premiera e filmit të animuar «Milo», me regji nga Fatjon Alla, dhe me producent shtëpinë kinematografike «Cinemania».

Filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.


Projekti filmik «PASOJAT E LIRISË» shpallet fitues në kategorinë Minority Co-Production të Film Centre of Montenegro

Projekti filmik me metrazh të gjatë «PASOJAT E LIRISË», me regji të Lorin Terezit, prodhim i shtëpisë kinematografike TUNNELFILM, producent Florenc Papas, shpallet fitues në kategorinë Minority Co-Production të Film Centre of Montenegro.

Ky projekt filmik është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

https://fccg.me/wp-content/uploads/2023/12/ODLUKA_manjinske-koprodukcije-2023.pdf