Improving the skills of talented European professionals is a core objective of the Creative Europe MEDIA programme

Improving the skills of talented European professionals is a core objective of the Creative Europe MEDIA programme of the European Union. The following training courses are
all funded by MEDIA, and they take place all over Europe and beyond.

All deadlines and additional information can be found here: creative-europe-media.eu

The MEDIA programme is the funding for the audiovisual sector in Europe under the umbrella of the Creative Europe Programme of the European Union. MEDIA has a budget of
1.4 billion Euros until the end of 2027, with a special focus on transnational cooperation in the European audiovisual sector.

MEDIA strengthens cooperations between the audiovisual industry on a global level and increases the outreach of European fi lms and projects, constantly aiming to reach
new audiences.

MEDIA supports producers, game developers, distributors, sales agents, festivals, markets, trainings, VOD services,cinemas and more.

Filmi «Sheets» fiton çmime në Athens Short Film Festival 2023 dhe Link International Film Festival 2023

Filmi me metrazh të shkurtër «Sheets», me regji të Evi Gjonit, prodhim i shtëpisë kinematografike SKA-NDAL, shpallet si filmi më i mirë i shkurtër në Athens Short Film Festival 2023, dhe si filmi më i mirë i shkurtër i Europës lindore në Link International Film Festival 2023.

Ky film është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

https://www.athensshortfilmfest.com/2023programme


Ftesë në sesionin trajnues me temë «Shkrimi i Projekt Propozimeve–Ngritje kapacitetesh dhe udhëzime praktike»

Ministria e Kulturës e Shqipërisë nëpërmjet një granti të bashkëfinancuar nga Agjencia Ekzekutive Evropiane e Arsimit dhe Kulturës organizon dhe ju fton në

Sesionin Trajnues me temë:

«Shkrimi i Projekt Propozimeve – Ngritje kapacitetesh dhe udhëzime praktike»

Në kuadër të projektit «Ce DESK Shqipëri»

14 Dhjetor 2023, ora 10.00 – 13.30

Salla «Tefta Tashko Koço», Ministria e Kulturës e Shqipërisë

Ky trajnim synon të rrisë kapacitetet dhe nivelin e njohurive të artistëve, profesionistëve të fushës së medias, në nivel lokal dhe kombëtar, për shkrimin e Projekt Propozimeve, në kuadër të thirrjeve të reja të Programit Evropa Krijuese (Creative Europe) 2021-2027. Ky trajnim do të jetë një mundësi e mirë për të rritur dhe zhvilluar aftësitë teknike dhe intelektuale të grupeve potenciale të interesit, për të krijuar mundësi të reja për projekte dhe bashkëpunime në nivel kombëtar, rajonal dhe evropian.

Ky sesion do të jetë i dedikuar për profesionistët e sektorit të medias, filmit dhe audiovizualë.

Për arsye logjistike të organizimit lutemi plotësoni formularin e regjistrimit https://forms.gle/8UXd5j2LrYB1CVXH7

Lutemi, konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri në datë 12 Dhjetor 2023, ora 14:00.


Ndahet nga jeta aktori i madh i skenës shqiptare, Mirush Kabashi

Me keqardhje mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të mjeshtrit të madh të skenës, z. Mirush Kabashi.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë i shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër. Ai u diplomua për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë më 1970 dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artsitike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e ne vijim në Teatrin Kombetar.

Nga viti 1985, me periudha te ndërprera, është aktivizuar si pedagog i “Mjeshtërisë së Aktorit” pranë Akademisë së Arteve.

Mirush Kabashi është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Mirush Kabashi, i cili në fund të vitit 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar”dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.


Filmografia

Kronikë provinciale (2009)
Ne dhe Lenini (2008)
Nata (1998)
Edhe ashtu edhe kështu (1989)
Binarët (film) (1987)
Telefoni i një mëngjesi (1987)
Zëvendësi i grave (1987)
Nxënsit e klasës sime (1984)
Kohë e largët (1983)
Dora e ngrohtë (1983)
Shoqja nga fshati (1980)
Një ndodhi në port (1980)
Gezhoja e Vjeter (1980)
Radiostacioni (1979)
Koncert në vitin 1936 (1978)
Zani partizani (1976) (TV)
Emblema e dikurshme (1976)

Ftesë për pjesëmarrje në sesionin informues mbi thirrjet e reja të shtyllës së medias në kuadër të programit «Ce DESK në Shqipëri»

Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet një granti të bashkëfinancuar nga Agjencia Ekzekutive Evropiane e Arsimit dhe Kulturës, organizon dhe ju fton në:

Sesionin Informues mbi Thirrjet e Reja të Shtyllës së Medias

Në kuadër të programit «Ce DESK në Shqipëri»

Më datë, 22 Nëntor 2023, ora 10:00 – 12:00

Salla «Kostandin Shpataraku», Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë


Ky sesion synon të informojë grupet e interesit të interesuara për të aplikuar në thirrjet e reja të Shtyllës së Medias, në kuadër të Programit Evropa Krijuese (Creative Europe) 2021-2027.

Sesioni do të jetë një mundësi e mirë për të krijuar mundësi të reja për rrjetëzime mes aktorëve të sektorit të medias, mundësinë për projekte dhe bashkëpunime në nivel kombëtar, rajonal dhe evropian.

Ky sesion do të jetë i dedikuar për profesionistët e sektorit të medias, filmit dhe audiovizuale.

Për arsye logjistike të organizimit lutem plotësoni formularin e regjistrimit https://forms.gle/8UXd5j2LrYB1CVXH7

Konfirmimi i pjesëmarrjes duhet të bëhet brenda datës 21 Nëntor 2023, ora 14:00.

Për të marrë informacione të reja lidhur me thirrjet e reja të Programit Evropa Krijuese, lutem vizitoni kanalet e komunikimit të medias sociale të CREATIVE DESK ALBANIA.

Jeni të mirëpritur!


Agenda

Fillojnë xhirimet e filmit «Gruaja e Shtëpisë»

Kanë filluar xhirimet e filmit «Gruaja e Shtëpisë», me regji dhe skenar nga Fatos Berisha.

Ky film prodhohet nga shtëpia filmike B2, ndërkaq producent është Liridon Cahani.

Bashkëprodhues i filmit nga Shqiperia është shtepia filmike Artalb Productions, me producent Gentian Koci.

Ky projekt është financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombetare Kinematografike e Shqipërisë.

Xhirimet do të zgjasin 30 ditë dhe xhirimi do te jetë i ndarë ne dy faza.


SEE Cinema Network Awards 2023

Gjatë takimit të rradhës së Asamblesë së Përgjithshme të South-Eastern European (SEE) Cinema Network mbajtur më 8 Nëntor, 2023 në Selanik, në praninë e përfaqësuesve nga Greqia, Qipro, Kosova, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, fituan të drejtën për financim 7 projekte filmike me metrazh të gjatë. Secili project filmik përfitoi fondin prej 9.000 Euro.

Fituesit u shpallën gjatë Thessaloniki International Film Festival (Edicioni 64-t), Agora Awards.


Projektet filmike, të cilët fituan të drejtën e finacimit për zhvillim janë:

[Bullgaria]
RESONANCE
Regjia: Yordan Petkov
Shtëpia kinematogafike: PORTOKAL, GARTI FILMS

[Greqia]
MY SOUL STARTLED
Regjia: Syllas Tzoumerkas
Shtëpia kinematogafike: HOMEMADE FILMS SMPC

[Maqedonia e Veriut]
SPRING CLEANING
Regjia: Marija Apcevska
Shtëpia kinematogafike: DFPM KINO OKO d.o.o.e.l

[Mali i Zi]
FOUR FUNERALS AND A WEDDING
Regjia: Nikola Mijovic
Shtëpia kinematogafike: PARANGAL FILM

[Qipro]
MY NAME IS LILY
Regjia: Yianna Americanou
Shtëpia kinematogafike: MERAKI FILMS

[Rumania]
DON’T LET ME DIE
Regjia: Andrei Epure
Shtëpia kinematogafike: SAGA FILM

[Shqipëria]
THE CONSEQUENCES OF FREEDOM (Pasojat e Lirisë)
Regjia: Lorin Terezi
Shtëpia kinematogafike: TUNNELFILM