Ndahet nga jeta, regjisori, skenaristi dhe producenti Vladimir Prifti

Lindi në Tiranë, me 1 Qershor 1942.

U diplomua në shkollën e lartë për aktorë, «Aleksandër Moisiu».

Më pas u emërua aktor në Teatrin Popullor. Luajti disa role dytësore atje. Spikati me Kogon te drama «Fytyra e dytë» e Dritëro Agollit (1968).

Pas disa përvojave si asistent regjisor në këtë teater, në vitin 1974 filloi punë si regjisor pranë TVSH-së. Prej këtej e ka zanafillën edhe pasioni i tij për filmin. E nisi në menyrë premtuese me dramatizimin e romanit të Ismail Kadaresë, «Gjenerali i ushtrisë së vdekur» (1976), duke e shndërruar shfaqjen teatrore në gjuhën e veçantë të filmit televiziv. Vijoi mandej edhe me filmin «Kur hidheshin themelet» (1978), sipas dramës së KoIë Jakovës, «Lulet e Shegës».

U nderua me çmimin e veçantë në Festivalin III të Filmit Artistik Shqiptar, dhe me çmimin e Republikes të klasit të parë me filmin e tij artistik «Udha e shkronjave» (1978). Ky film mbetet edhe sot e kësaj dite ndër kulmet e tij, duke qënë një film i frymezuar, i kahut psikologjik, me nënshtresa e tonime të thukëta dramatike, mesazhe të fuqishme, karaktere të realizuara, tension e suspansë. Shtysa është marre nga tregimi «Buka dhe thika» i Dhimistër S. Shuteriqit. Ndërsa fabula e një rrugëtimi të Dhaskal Todrit me gërmat e shqipes mbi kuaj, vrasja e tij, si dhe ai pak dialog i tregimit kane pësuar transformime e pasurime, në sajë të imazhit të pasur filmik që ështe përftuar gjatë realizimit.

Në filmin «Era e ngrohtë e thellësive» (1982), pavarësisht zbukurimit që i bëhet jetës në minierë, i kushton vëmendje marrëdhënieve njerëzore dhe nevojës per besim, dashuri, dinjitet. FiImi i tij i parë i prodhuar në kinostudion «Shqipëria e re» ishte «Kush vdes në këmbë» (1985). Në këtë film vijon të konsolidojë stilin e tij me theks dramatik e tragjik, për dimensionin social të faktit, ashpërsine e veprimit duke vënë në qendër figurën vetëmohuese te Petro Nini Luarasit, raportet e tij me kishën, administratën turke, armiqtë e gjuhës dhe të mëkëmbjes kombëtare, etj.

Në filmin «Dhe vjen një ditë» ai veçon tashmë planet psikologjike, fshehur pas një dialogu në dukje të zakonshëm, që gërshetohet me episode të ndjera të njerëzve të thjeshtë në fshat, ku fillon edhe kuptimi i të vertetes prej individit të tjetërsuar nga tundimi për pozitë, privilegje e karrierë. Me ketë film kinematografia shqiptare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Venecias (1987).

Më tej do të realizonte filmin e arrirë «Flutura në kabinën time» (1988), fitues i çmimit të dytë në Festivalin VIII të Filmit Artistik. Regjisori paraqet me një realizëm të thellë aftësinë e njeriut për t’u prirur drejt së mirës, virtytit e fisnikërisë, pavarësisht rrethanave të pavaforshme të jetës.

Realizuar me shumë mjeshtëri është edhe filmi «Dasma e Sakos» (1998), fitues i disa çmimeve. Falë një subjekti të pasur me ide, karaktere dhe ngjarje, regjisori është kujdesur per të krijuar metaforën e shterpësisë së burrit, njeriut ambicioz e hakmarrës dhe të vetë raporteve të prapambetura të pronësisë perballë fisnikërisë, dashurisë dhe bukurisë njerëzore. Në një realitet në dukje të mbytur nga Iuksi dhe pasuria, por në fakt të vobektë shpirtërisht dhe armiqësor, spikat aftësia e regjisorit për të realizuar aktrime me vërtetësi, plot tension e dramacitet, sikunder aftësia e tij për të krijuar sinteza historike nëpërmjet imazhesh domethënëse.

V. Prifti ka realizuar edhe mjaft dokumentarë në vitet 2000-2004, ndër to mund të përmenden: «Të bekuarit», «Legjenda e baltës», «Rruga Egnatia», «Butrinti». Ky i fundit ka edhe elementet e filmit artistik, pasi ndërtohet mbi një fabul dhe personazhe të trilluara. FiImi fitoi një çmim të veçantë në Festivalin e X-të Ndërkombëtar të Filmit Arkeologjik, në Kiel të Gjermanisë.

Vladimir Priftit i është dhënë titulli «Artist i merituar».


Filmografia

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976); skenari Piro Mani dhe Qenan Toro
“Udha e shkronjave” (1978); skenari Peçi Dado, Vladimir Prifti
“Kur hidheshin themelet” (1978); skenari Kolë Jakova
“Era e ngrohtë e thellësive” (1982); skenari Naum Prifti
“Kush vdes në këmbë” (1985); skenari Naum Prifti, Vladimir Prifti
“Dhe vjen një ditë” (1987) skenari Teodor Laço, Vladimir Prifti
“Flutura në kabinën time” (1988) Skenari Teodor Laço, Vladimir Prifti
“Dasma e Sakos” (1998); skenari Vath Koreshi.
“Të bekuarit” dokumentar (2000);
“Butrinti” dokumentar (2002);
“Legjenda e Baltës” dokumentar (2003);
Skedë nga një qytetërim i hershëm, dokumentar 2003
“Rruga Egnatia” (2005)
“Skënderbeu” dokumentar 2012
Keno, regjia Ergys Peqini, Eurofilm, 2015
Ardhur nga ëndrrat, regjia Klajd Papadhimitri, Eurofilm, 2017
Rrëfimi i një vrasësi me pagesë, regjia Klajd Papadhimitri, Eurofilm, 2019

Nisën xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër “I huaji”

Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, nisën xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër “I huaji”, regjia Ornela Karaj, prodhim i shtëpisë kinematografike “Papadhimitri Film Production”, producent Dionis Papadhimitri.


Filmi dokumentar «Edhe një ditë» përzgjidhet në International Documentary Film Festival Amsterdam

Filmi dokumentar «Edhe një ditë», regjia Eneos Carka, producent Joni Shanaj, një prodhim i shtëpisë kinematografike SCRB & NKNB, financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografike përzgjidhet mes 23 filmave në «International Documentary Film Festival Amsterdam (IDFA)», në seksionin «Luminous».

Seksioni «Vetëm për premiera – Luminous» paraqet një gamë të gjerë stilesh dhe qasjesh formaliste, nga vëzhguese tek ato personale e deri tek ato eksperimentale. Përzgjedhja e këtij edicioni prezanton 23 tituj, nga të cilët 22 janë premiera botërore apo ndërkombëtare.

Për më shumë klikoni linkun: https://festival.idfa.nl/en/film/b37fb5bb-4b44-4150-8802-eece3c85822b/another-day/


Premiera e filmit dokumentar «Alexander», konkurenti zyrtar i Shqipërisë për OSCAR 2024

Ditën e mërkurë, më datë 4 tetor 2023, në orën 20:00, shfaqet pranë «Cineplexx TEG» premiera e filmit dokumentar me titull «Alexander», me regji të Ardit Sadiku.

Komisioni i posaçëm i përzgjedhjes, i formuar pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, e ka përzgjedhur këtë film si konkurentin zyrtar të Shqipërisë për «Çmimin e Akademisë si Filmi më i Mirë Ndërkombëtar – OSCAR 2024».

Gjithashtu, ky film është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Thirrje për Aplikim — Apulia Film Forum

Apulia Film Forum ka hapur thirrjen për një Forum 2-ditor në Otranto, i cili do mbahet në datat 30-31 tetor 2023.

Ftohen të aplikojnë të gjithë producentët shqiptarë, projektet e të cilëve plotësojnë kriteret. Për më shumë link: https://www.apuliafilmcommission.it/apuliafilmforum_en/?lang=en

Afati për aplikim: 2 Tetor 2023


The Apulia Film Commission Foundation introduces the fourteenth Edition of the Apulia Film Forum – Euro Mediterranean Edition, taking place in Otranto on 30th-31th October, 2023.

It is possible to apply with a film project (full-length fiction feature or full-length documentary film) at a development stage, to be shot either entirely or partially in Puglia (please note that the story doesn’t need to be set in Puglia), with at least 20% of the budget secured.

Deadline for Applications: 2nd October 2023.

The Selection Committee will evaluate the submitted projects in accordance with the objectives of the Public Notice taking also into account the requested documents.

Selection results will be posted on the website https://www.apuliafilmcommission.it/apulia-film-forum/

Përfunduan xhirimet e filmit me metrazh të shkurter «Kampion»

Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, përfunduan më datë 24 Shtator 2023 xhirimet e filmi artistik me metrazh të shkurter «Kampion», me skenar dhe regji Ermir Keta, prodhim i shtëpisë kinematografike «Anima Pictures» me producente Amantia Peza.

Filmi u realizua në bashkëprodhim me kompanine filmike franceze «TAKAMI Productions» dhe kompanine filmike italiane «Tapeless Film».


SHQIPËRIA PËRZGJEDH «ALEXANDER» SI KANDIDATURË PËR EDICIONIN E 96-TË TË ÇMIMEVE ©OSCAR


Dokumentari «ALEXANDER», nga Ardit Sadiku, do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në kategorinë «INTERNATIONAL FEATURE FILM».

Përzgjedhja u bë nga Komisioni i ngritur me Urdhër nr.332, datë 23.08.2023, të Mbikëqyrësit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, znj. Zerina Bruci. Komisioni përbëhet nga Z. Arben LAMI (Kryetar) dhe anëtarë: Znj. Gerta QURKU, z. Eno MILKANI, z. Genc PËRMETI dhe z. Florenc PAPAS.

Një ngjarje sa e rrallë, dhe po aq përfaqësuese e shumë të tjerave që dëshmojnë sakrificat e jashtëzakonshme të shqiptarëve për liri, është subjekti i këtij dokumentari.

Kjo është historia e mekanikut të flotës detare Aleksandër Gruda, i cili në vitin 1990 rrëmbeu një anije luftarake dhe u arratis nga Shqipëria. Liria për të dhe familjen e tij, erdhi vetëm në këmbim të një sakrifice të madhe.


ALBANIA SELECTS «ALEXANDER» AS CANDIDATE FOR THE 96TH EDITION OF THE ©OSCAR

The documentary «ALEXANDER», by Ardit Sadiku, will represent Albania this year in the «International Feature Film» category.

The selection was made by the Commission created by Order nr.332, of August 23rd, 2023, of the Albanian National Center of Cinematography Overseer Mrs. Zerina Bruci. The commission is chaired by Mr. Arben LAMI, and has Mrs. Gerta QURKU, Mr. Eno MILKANI, Mr. Genc PËRMETI and Mr. Florenc PAPAS as members.

An event as rare, and as representative of many others that testify to the extraordinary sacrifices of Albanians for freedom, is the subject of this documentary.

This is the story of naval mechanic Aleksandër Gruda, who in 1990 hijacked a warship and escaped from Albania. Freedom for him and his family came only in exchange of the ultimate sacrifice.

Përfundon KO:SH Film Fest 2023

Gjatë pesë ditëve të festivalit u shfaqën 42 filma të shkurtër, ku 36 prej tyre garuan në tri kategoritë kryesore si, kategoria e filmit ndërkombëtar, kategoria e filmit studentor dhe kategoria e filmit kombëtar. Ky edicion u zhvillua tërësisht pranë «Kinema Majestic» duke e kthyer kinemanë më të vjetër në Shqipëri përsëri në funksion të filmit. Juria e festivalit ishte e përbërë nga Ilija Piperkoski, regjisor e skenarist (Maqedonia e Veriut), Lulzim Hoti, drejtor i organizatës 7Arte (Kosova) dhe Florenc Zerellari, skenarist (Shqipëri).

Juria vendosi të shpërblejë me çmim, sipas kategorive, 4 filma të cilët janë:
Filmi më i mirë i shkurtër – Bellus | Alexis Pazoumian | Francë
Filmi më i mirë i shkurtër, gara ndërkombëtare – Radio Qetësia | Kerren Lumer-Klabbers | Danimarkë
Filmi më i mirë i shkurtër, gara kombëtare – Prishtinë, 2002 | Trëndelina Halili | Kosovë
Filmi më i mirë i shkurtër, gara studentore – Fundi tjetër i rrugës | Kálmán Nagy| Hungari, Austri

Ndërkohë cmimi i publikut shkoi për filmin «Richter» nga Koloreto Cukali, Shqipëri

Edicioni i sivjetshem i Korça International Short Film Festival, ishte mjaft i suksesshem dhe numri I publikut krahasuar me vitin paraardhës shënoi rritje me 68%. Në muajt në vazhdim, filmat fitues të KO:SH Film Fest, do të shfaqen në disa qytete të ndryshme të vendit. Ndërkohë thirrja për edicionin e rradhës do të hapët në muajt e ardhshëm.