Miratohet nga AMPAS Komisioni Përzgjedhës i Kandidaturës Shqiptare për Kategorinë «International Feature Film»

Miratohet nga Academy of Motion Pictures Arts and Sciences (AMPAS) Komisioni Përzgjedhës i Kandidaturës Shqiptare për Kategorinë «International Feature Film», edicioni i 96-të i Çmimeve OSCAR®.

Përbërja e Komisionit që do të përzgjedhë kanditurën shqiptare për edicionin e 96-të të çmimeve OSCAR®, Kategoria «International Feature Film» është si më poshtë:

• z. Arben LAMI (Kryetar)
• znj. Gerta QURKU
• z. Genc PËRMETI
• z. Eno MILKANI
• z. Florenc PAPAS

Lutfi HOXHA, aktori i dashur i publikut shqiptar, është ndarë nga jeta sot, në moshën 89-vjeçare

Themelues i teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe pjesë e plejadës së artë të tij, Lutfi Hoxha ja dedikoi jetën artit të skenës dhe ekranit, duke përfaqësuar shpesh, figura shumë të dashura të publikut shqiptar dhe veçanërisht atij durrsak. Rolet e tij në plot 22 filma dhe 95 vepra teatrale janë të rrënjosura në kujtesën e publikut duke përbërë një trashëgimi të paharrueshme artistike.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe kolegëve.

Homazhet mbahen të hënën, në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu”

Hapet thirrja për kandidaturën shqiptare në kategorinë International Feature Film, për edicionin e 96-të të Çmimeve OSCAR®

Afati i aplikimeve pranë QKK brenda datës 11 shtator 2023.


Qendra Kombëtare e Kinematografisë, fton shtëpite filmike shqiptare të paraqesin veprat e tyre për marrje në konsideratë, si kandidatura shqiptare, në kategorinë International Feature Film, për edicionin e 96-të të Çmimeve OSCAR®.


Kriteret kryesore për pjesëmarrje në këtë kategori:

Në këtë kategori, mund të marrin pjesë filma artistikë, dokumentarë dhe vizatimorë.

1. Filmi duhet të jenë i gjatë mbi 40 minuta.
2. Filmi duhet do të ketë bërë premierën në Shqipëri  jo më herët se 1 dhjetor 2022 dhe jo më vonë se 31 tetor 2023.
3. Filmi duhet të jetë shfaqur ose të shfaqet komercialisht në kinema, në Shqipëri, brenda datave të mësipërme, për të paktën 7 ditë rresht.
4. Filmi duhet të përmbajë të paktën 50% dialog në gjuhën shqipe.
5. Filmi duhet të jetë bërë me të paktën 50%, aktorë dhe staf shqiptar.


Afati për materialet që dergohen nga producenti i filmit të përzgjedhur në zyrat e A.M.P.A.S.® është ora 17:00, e hënë, 2 tetor, 2023


Lista e materialeve që dërgohen nga producenti i filmit që do përzgjidhet është:
Formulari i aplikimit, i plotësuar online
Kopje DCP të filmit ose Link me versionin digjital për shfaqje.


(linku për specifikimet teknike: https://submissions.oscars.org/technicalspecifications.aspx#ctl00_MainContent_InfoCardSections_ctl09_InfoSection )

[Për përdorim të brendshëm] Link me password i filmit, për të kontrolluar dialogjet.
• Listë e plotë e aktorëve dhe listë e plotë e krediteve.
• Biografi dhe fotografi e regjisorit
• Një kuadër nga filmi, i përcaktuar si imazh për përfaqësimin e filmit online.
• Një poster i përdorur për shfaqjen e filmit në kinema, (për arkivë)
• Provë mbi shfaqjen e filmit në kinema (siç specifikohet në rregullat e mësipërme), duke përfshirë edhe shfaqje me qëllim reklamues, (por jo vetëm)


Lista e detajuar e mterialeve të kërkuara, në linkun e mëposhtëm: https://www.oscars.org/sites/oscars/files/96_international_feature_checklist.pdf


Produksionet e interesuara shqiptare, duhet të dërgojnë brenda datës 11 shtator 2023, në adresat e-mailit: info@qkk.al, Majlinda.Tafa@qkk.al informacionin e mëposhtëm:

1. Kërkesë për tu marrë në konsideratë si kandidatura shqiptare në kategorinë International Feature Film në edicionin e 96-të të Çmimeve OSCAR®.
2. Deklaratë ku të specifikohet përmbushja e kritereve për konkurrim (shih 5 pikat më lart);
3. Listë të plotë të aktorëve dhe stafit
4. Link me password i filmit, (kopje me rezolucion të lartë)


Ju lutemi të lexoni me kujdes rregullat e detajuara për kategorinë, në linkun e mëposhtëm: https://www.oscars.org/sites/oscars/files/96_international_feature_rules.pdf


Specifikimet teknike të filmave, rregulloret e përgjithshme dhe të kategorive në veçanti të përcaktuar nga ACADEMY OF MOTION PICTURE ARTS AND SCIENCES për edicionin e 96-të, i gjeni në linqet e mëposhtme:

https://www.oscars.org/sites/oscars/files/96o_complete_rules.pdf

https://www.oscars.org/sites/oscars/files/96_international_feature_rules.pdf

https://submissions.oscars.org/technicalspecifications.aspx#ctl00_MainContent_InfoCardSections_ctl09_InfoSection


Procesi i Komisionit Përzgjedhës të Kandidaturës Shqiptare për Edicionin e 96-të ©Oscar

Komisioni Përzgjedhës i Kandidaturës Shqiptare për Edicionin e 96-të ©Oscar, i ngritur nga QKK, ka detyrë:
• Të shikojë filmat aplikues, pasi ata janë kontrolluar nga QKK për përmbushjen e kritereve.
• Secili anëtar i Komisionit voton vetëm për filmin që mendon të jetë kandidatura e Shqipërisë.
• Secili anëtar i Komisionit voton në fletën personale të votimit, në mënyrë të fshehtë. (Fleta e Votimit përgatitet me udhëzimet përkatëse dhe listë të filmave aplikues, nga QKK)
• Votat mblidhen dhe filmi me shumicë të votave, përzgjidhet si kandidatura shqiptare.

Kontakt i Komisionit: info@qkk.al

Përbërja e Komisionit do të bëhet publike pas aprovimit nga ©A.M.P.A.S.

Agjencia Maqedonase e Filmit mbështet dy filma shqiptarë

Dy ndër 8 projektet e mbështetura nga Agjencia Maqedonase e Filmit në kategorinë e bashkëprodhimeve minoritare, janë filma të autorëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për «Pikë Uji / Waterdrop» me skenar dhe regji nga Robert Budina, prodhuar nga Erafilm Production dhe bashkëprodhuar nga kompania maqedonase Manufaktura Production si edhe «Leaving Eden» skenar dhe regji nga Genc Përmeti, prodhuar nga SkaNdal dhe bashkëprodhuar nga kompania maqedonase Time Laps.

WATER DROP dhe LEAVING EDEN jane mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Njoftimin për gjithë projektet e mbështetura nga North Macedonian Film Agency e gjeni në linkun:
https://filmfund-gov-mk.translate.goog/?page_id=1199&_x_tr_sch=http&_x_tr_sl=sq&_x_tr_tl=en&_x_tr_hl=en&_x_tr_pto=wapp


Kuadër nga filmi «Pikë Uji / Waterdrop»


Kuadër nga filmi «Leaving Eden»

Projekti «After Dark» përzgjidhet në Cinelink Coproduction Market

Projekti «After Dark», i Erenik Beqirit ishte një nga 11 projektet përzgjedhur në edicionin e sivjetshëm të Cinelink Coproduction Market, si një nga prurjetmë premtuese autorët zhvilluan takime me producentë të interesuar për t’ju bashkëngjitur projektit.

Prodhuar nga Origine films, OnFilm Production, dispàrte, «After Dark» është financuar për zhvillim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

AFTER DARK

ANNA dhe TOM janë gati t’ja tregojnë lidhjen e tyre të atit të Tomit. Por si mund t’ja shpjegojnë që Anna dhe “familja” e saj ushqehenme gjak dhe nuk dalin dot në dritë?
Mes kaosit të Tiranës, marrëdhënie tyre duhet të kalojë një testin e madh të saktificës së paevitueshme.

Për informacione mbi projektin, ndiqni linkun e mëposhtëm.
https://www.cinelinkindustrydays.com/2023-coproduction-market/after-dark


Regjisori i ri shqiptar Renis Hyka, aktualisht në Talents Sarajevo

Renis Hyka, është regjisori i ri shqiptar që momentalisht merr pjesë në Festivalin e Filmit në Sarajevë, i përzgjedhur në programin Talents Sarajevo, pjesë e CineLink Industry Days, i cili i kushtohet trajnimit të talenteve të filmit nga rajoni ynë, rritjes së tyre profesionale dhe krijimit të mundësive për bashkëpunim. Emra të njohur të filmit ofrojnë gjatë takimeve me kineastët e rinj, ekperiencën dhe perspektivën e tyre mbi kinemanë.

Regjisori Hyka është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë vitin e kaluar si pjesë e Paktit për Universitetit për filmin e tij të diplomës “Rasti i çuditshëm i Teresitës”, ndërsa në 2023-shin është miratuar për mbështetje financiare nga QKK edhe projekti i tij për film të shkurtër “Furracaku”.

Premiera botërore e filmit «Europa», e Sudabeh Mortezai, në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Sudabeh Mortezai, skenaristja dhe regjisorja e filmit «Europa», aktualisht në garë në Sarajevë, flet për idenë e filmit dhe eksperiencën e xhirimeve në Shqipëri me prestigjozen Screen International. «EUROPA» u xhirua në Poliçan dhe Berat në pranverën e 2022-shit, në bashkëpunim me ERAFILM PRODUCTIONS.

«Shqipëria ishte vendi perfekt për historinë e filmit tim, një vend i dyzuar mes të shkuarës së vet dhe përpjekjeve për të qenë pjesë e Europës. Përgjithësisht, në 6 javët e xhirimeve në Shqipëri, eksperienca ishte e mrekullueshme. Sfida më e madhe ishte përfshirja e një skene fiktive gjatë pelegrinazhit në Malin e Tomorrit. Isha e magjepsur nga vendi, kultura dhe njerëzit, veçanërisht mikpritja e tyre e sinqertë dhe e ngrohtë…»

Për artikullin e plotë ju lutemi të ndiqni linkun: https://www.screendaily.com/features/sudabeh-mortezai-on-her-sarajevo-world-premiere-europa-there-is-this-arrogant-eurocentric-view-of-the-world/5184860.article

Premiera botërore e filmit «Sirin» në edicionin e 29-të të Festivalit të Sarajevës

SIRIN – bashkëprodhimi i fundit mes Malit të Zi, Kroacisë, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës dhe Francës, pati dje premierën botërore në edicionin e 29-të të Festivalit të Sarajevës.

Filmi «Sirin» me regji nga Senad Sahmanovic dhe skenar të Claudia Bottino, u shfaq mbrëmë për herë të parë në ekranin e madh (Open air Cinema), në edicionin e 29-të të Festivalit të Sarajevës.

Sirin është prodhuar nga CUT UP, Sekvenca, On Film Production, BUKA, Dokument, APC, dhe është mbëtetur financiarisht nga Qendra Malazeze e Filmit, Qendra Kroate e Audiovizualit, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Qendra Kinematografike e Kosovës, Fondacioni Kinematografik i Sarajevës dhe Eurimages.


Regjisori Erenik Beqiri shënon tjetër sukses

Filmi i shkurtër «A Short Trip», i regjisorit Erenik Beqiri, është një ndër 13 filmat e përzgjedhur në «Bienalen e Venecias», seksionin Orizzonti Cortometraggi.