Thirrje për «Producers on the Move 2023»

PRODUCERS ON THE MOVE 2023

Të nderuar producentë!

European Film Promotion hap thirrjet për programin «PRODUCERS ON THE MOVE 2023», që zhvillohet në datat 2-3-4 maj 2023 online dhe në datat 18-22 maj gjatë festivalit të Cannes.

Producentët e interesuar janë të lutur të paraqesin vetëm një kërkesë pranë QKK-së, në adresën e e-mailit: Majlinda.Tafa@qkk.al ose info@qkk.al brenda datës 24 shkurt 2023.

Për informacione mbi programin, ju lutem referojuni kësaj adrese: https://www.efp-online.com/en/project_networking/producers_on_the_move.php

Sqarime mbi aplikimin:
Shqipëria ka të drejtë të dërgojë pranë EFP 1 kandidaturë të vetme për përzgjedhje.
Producenti duhet të flasë anglisht rrjedhshëm.
Producenti duhet të jetë i disponueshëm në datat e programit si më sipër.
Afati i dorëzimit të dosjes së aplikantit është 8 mars 2023.

Në rast përzgjedhje nga EFP:
• Shpenzimet e programit dhe akreditimi në Cannes mbulohen nga QKK
Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga producenti

Ju lutem lexoni me kujdes detajet e mëposhtme të aplikimit. Vetëm kandidatët që plotësojnë këto kritere (të sqaruara në kërkesën ndaj QKK) do të merren në konsideratë.

The producer needs to submit the following documents:
– Letter of motivation
Description of the project or a slate of projects* to be pitched, including synopsis and director’s note (if director is attached)

* “slate of projects” could include, for example, a current production in post, projects in development etc.
Financing plan for the submitted project or for one of the projects presented in the slate

Please note, all films eligible for this submission shall have a minimum length of
at least 70 minutes for feature length films
at least 60 minutes for documentary films
at least 6 episodes of 40 minutes minimum each for high quality international drama series
at least 15 minutes for VR experiences

The producer must be fluent in English.

Nominated producers need to be available to join the digital programme from Tuesday 2 to Thursday 4 May and in Cannes physically Thursday 18 till Monday 22 May 2023.

Njoftim për miratimin e Rregullores së re të QKK

Njoftohen kineastët dhe shtëpitë kinematografike për miratimin e Rregullores së re të QKK, si dhe të fletëve të votimit për projektet kinematografike.


Vendimi për miratimin e fletëve të votimit

22 dhjetor 2022 – MIBAC financon 2 filma artistikë shqiptarë

Ministria Italiane e Kulturës sapo shpalli listën e projekteve fituese në kategorinë e Minority Features. Jemi të lumtur që kjo mbështetje e vazhdueshme për autorët shqiptarë vazhdon edhe këtë sesion.

«LEAVING EDEN» me regji nga Genc Përmeti, financuar ndërkohë nga Qendrat Kombëtare të Filmit në Shipëri dhe Kosovë.

«WATERDROP» me regji nga Robert Budina, financuar prej Creative Europe, Qendrat Kombëtare të Filmit në Shipëri dhe Kosovë, SEE Cinema Network.

Ju urojmë shumë suksese autorëve në realizimin e projekteve.


Dy “hyjnesha” për filmin «Internimi» të regjisorit Kast Hasa

Filmi «Internimi», i regjisorit Kast Hasa, “rrëmbeu” dy çmime në edicionin e XV të festivalit të filmit «Hyjnesha në Fron».

Në dymbëdhjetë çmimet e ndara nga juria e festivalit, «Internimi» shpallet filmi më i mirë, ndërsa aktori kryesor i filmit, Klodian Hoxha, u përzgjodh si aktori më i mirë i filmit të metrazhit të gjatë.

Ky film është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematograisë.

Kryetari i QKK, z. Eduart Makri, merr pjesë në Apulia Film Forum 2022

Në ditën e dytë të Apulia Film Forum 2022 u realizuan takime kokë më kokë, me qëllim nxitjen e partneriteteve ndërmjet Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, për të realizuar projekte filmike në bashkëprodhim.

Kryetari i QKK, z. Eduart Makri, ishte pjesëmarrës në Apulia Film Forum 2022.