Njoftim për përzgjedhjen e kandidaturës të filmit shqiptar në kategorinë «Çmimi për Filmin Artistik Nderkombëtar», të edicionit të 95-të të OSCARS

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, informon produksionet kinematografike shqiptare të cilat kanë interes për të paraqitur filmin artistik të prodhuar gjatë viteve 2021-2022 për t’u vleresuar nga Komisioni Përzgjedhes si kandidatura e Shqipërisë në kategorinë «International Feature Film Award», edicioni i 95-të, OSCARS.

North Macedonia: Golden Frame 2022

Edicioni IV i “Golden Frame” u zhvillua në Shkup nga data 9-12 qershor 2022. Organizatorët e këtij eventi ishin Agjencia e Filmit të Maqedonisë së Veriut dhe Macedonian Film Professional Association.

Në këtë aktivitet morën pjesë drejtuesit e institucioneve financues të filmit: Maqedonia e Veriut, Serbia, Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Kosova, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Qipro, dhe përfaqësues nga Turqia dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë Franceze.

Organizatorët zhvilluan një seksion të industrisë së filmit si dhe një Panel diskutimi me temë: Standardizimi i buxheteve kombëtare të filmit dhe reflektimet për përmirësimin dhe ndryshimin e Ligjit për industrinë e filmit në Maqedoninë e Veriut.

Organizatorët zhvilluan një seksion të industrisë së filmit si dhe një Panel diskutimi me temë: Standardizimi i buxheteve kombëtare të filmit dhe reflektimet për përmirësimin dhe ndryshimin e Ligjit për industrinë e filmit në Maqedoninë e Veriut. Jashtë diskutimeve, pati takime zyrtare dhe bisedime midis përfaqësuesve të të gjitha qendrave të filmit në rajon, mbi vazhdimin e punës për krijimin e Fondit Rajonal Ballkanik të Filmit, në partneritet me Italinë.

Me «gjurmët në celuloid», Vladimir Prifti feston 80 vjetorin

Regjisori Vladimir Prifti festoi 80-vjetorin e lindjes në një ceremoni ku morën pjesë artistë, kolegë bashkëpunorë dhe të afër të tij.

Gjatë kësaj ceremonie Qendra Kombëtare e Kinematografisë i shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për kontributin e tij në kinematografi.

Z. Vladimir Prifti ka një karrierë mbi 40-vjeçare në kinematografi si: regjisor, skenarist dhe producent.
• “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976); skenari Piro Mani dhe Qenan Toro
• “Udha e shkronjave” (1978); skenari Peçi Dado, Vladimir Prifti
• “Kur hidheshin themelet” (1978); skenari Kolë Jakova
• “Era e ngrohtë e thellësive” (1982); skenari Naum Prifti
• “Kush vdes në këmbë” (1985); skenari Naum Prifti, Vladimir Prifti
• “Dhe vjen një ditë” (1987) skenari Teodor Laço, Vladimir Prifti
• “Flutura në kabinën time” (1988) Skenari Teodor Laço, Vladimir Prifti
• “Dasma e Sakos” (1998); skenari Vath Koreshi.
• “Të bekuarit” (2000);
• “Butrinti” (2002);
• “Legjenda e Baltës” (2003);
• Skedë nga një qytetërim i hershëm, dokumentar 2003
• “Rruga Egnatia” (2005).
• “Skënderbeu” dokumentar 2012

Filma me metrazh te shkurter
• Keno, regjia Ergys Peqini, Eurofilm, 2015
• Ardhur nga ëndrrat, regjia Klajd Papadhimitri, Eurofilm, 2017
• Rrëfimi i një vrasësi me pagesë, regjia Klajd Papadhimitri, Eurofilm, 2019

Në Cannes 2022 u zhvilluan bisedimet për arritjen e marrëveshjes së krijimit të fondit të përbashkët ballkanik për kinematografinë

Përfundojnë bisedimet në Cannes 2022 për arritjen e marrëveshjes së krijimit të fondit të përbashkët ballkanik për kinematografinë
Gjatë marketit te filmit në Cannes 2022, u zhvillua një takim midis Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Z.Eduart Makri, Z.Roberto Stabile, si perfaqësues i Ministrisë së Kulturës së Italisë dhe drejtuesve të tjerë të qendrave kinematografike të rajonit të Ballkanit, të Sllovenisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kroacisë, Kosovës, Bullgarisë, si dhe Bosnje dhe Hercegovinës.

Ky takim u zhvillua në kuadër të bisedimeve për të krijuar një fond të përbashkët ballkanik, i cili do të mbështesë financiarisht projektet filmike të vendeve anëtare. Partner i këtij fondi është edhe Ministria e Kulturës së Italisë.

Të gjitha shtetet konfirmuan pjesëmarrjen dhe vendosën që të punojnë për hartimin e një marrëveshje të përbashkët.


Fotografi


Video

QKK nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me CNC

Gjatë marketit të filmit në Cannes 2022, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve kinematografike, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK) dhe Centre National du Cinéma et de l’Image Animée (CNC).

Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet Kryetarit të QKK, Z.Eduart Makri, dhe Z.Olivier Henrard.