Agjencia Maqedonase e Filmit mbështet dy filma shqiptarë

Dy ndër 8 projektet e mbështetura nga Agjencia Maqedonase e Filmit në kategorinë e bashkëprodhimeve minoritare, janë filma të autorëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për «Pikë Uji / Waterdrop» me skenar dhe regji nga Robert Budina, prodhuar nga Erafilm Production dhe bashkëprodhuar nga kompania maqedonase Manufaktura Production si edhe «Leaving Eden» skenar dhe regji nga Genc Përmeti, prodhuar nga SkaNdal dhe bashkëprodhuar nga kompania maqedonase Time Laps.

WATER DROP dhe LEAVING EDEN jane mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Njoftimin për gjithë projektet e mbështetura nga North Macedonian Film Agency e gjeni në linkun:
https://filmfund-gov-mk.translate.goog/?page_id=1199&_x_tr_sch=http&_x_tr_sl=sq&_x_tr_tl=en&_x_tr_hl=en&_x_tr_pto=wapp


Kuadër nga filmi «Pikë Uji / Waterdrop»


Kuadër nga filmi «Leaving Eden»

Projekti «After Dark» përzgjidhet në Cinelink Coproduction Market

Projekti «After Dark», i Erenik Beqirit ishte një nga 11 projektet përzgjedhur në edicionin e sivjetshëm të Cinelink Coproduction Market, si një nga prurjetmë premtuese autorët zhvilluan takime me producentë të interesuar për t’ju bashkëngjitur projektit.

Prodhuar nga Origine films, OnFilm Production, dispàrte, «After Dark» është financuar për zhvillim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

AFTER DARK

ANNA dhe TOM janë gati t’ja tregojnë lidhjen e tyre të atit të Tomit. Por si mund t’ja shpjegojnë që Anna dhe “familja” e saj ushqehenme gjak dhe nuk dalin dot në dritë?
Mes kaosit të Tiranës, marrëdhënie tyre duhet të kalojë një testin e madh të saktificës së paevitueshme.

Për informacione mbi projektin, ndiqni linkun e mëposhtëm.
https://www.cinelinkindustrydays.com/2023-coproduction-market/after-dark


Regjisori i ri shqiptar Renis Hyka, aktualisht në Talents Sarajevo

Renis Hyka, është regjisori i ri shqiptar që momentalisht merr pjesë në Festivalin e Filmit në Sarajevë, i përzgjedhur në programin Talents Sarajevo, pjesë e CineLink Industry Days, i cili i kushtohet trajnimit të talenteve të filmit nga rajoni ynë, rritjes së tyre profesionale dhe krijimit të mundësive për bashkëpunim. Emra të njohur të filmit ofrojnë gjatë takimeve me kineastët e rinj, ekperiencën dhe perspektivën e tyre mbi kinemanë.

Regjisori Hyka është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë vitin e kaluar si pjesë e Paktit për Universitetit për filmin e tij të diplomës “Rasti i çuditshëm i Teresitës”, ndërsa në 2023-shin është miratuar për mbështetje financiare nga QKK edhe projekti i tij për film të shkurtër “Furracaku”.

Premiera botërore e filmit «Europa», e Sudabeh Mortezai, në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Sudabeh Mortezai, skenaristja dhe regjisorja e filmit «Europa», aktualisht në garë në Sarajevë, flet për idenë e filmit dhe eksperiencën e xhirimeve në Shqipëri me prestigjozen Screen International. «EUROPA» u xhirua në Poliçan dhe Berat në pranverën e 2022-shit, në bashkëpunim me ERAFILM PRODUCTIONS.

«Shqipëria ishte vendi perfekt për historinë e filmit tim, një vend i dyzuar mes të shkuarës së vet dhe përpjekjeve për të qenë pjesë e Europës. Përgjithësisht, në 6 javët e xhirimeve në Shqipëri, eksperienca ishte e mrekullueshme. Sfida më e madhe ishte përfshirja e një skene fiktive gjatë pelegrinazhit në Malin e Tomorrit. Isha e magjepsur nga vendi, kultura dhe njerëzit, veçanërisht mikpritja e tyre e sinqertë dhe e ngrohtë…»

Për artikullin e plotë ju lutemi të ndiqni linkun: https://www.screendaily.com/features/sudabeh-mortezai-on-her-sarajevo-world-premiere-europa-there-is-this-arrogant-eurocentric-view-of-the-world/5184860.article

Premiera botërore e filmit «Sirin» në edicionin e 29-të të Festivalit të Sarajevës

SIRIN – bashkëprodhimi i fundit mes Malit të Zi, Kroacisë, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës dhe Francës, pati dje premierën botërore në edicionin e 29-të të Festivalit të Sarajevës.

Filmi «Sirin» me regji nga Senad Sahmanovic dhe skenar të Claudia Bottino, u shfaq mbrëmë për herë të parë në ekranin e madh (Open air Cinema), në edicionin e 29-të të Festivalit të Sarajevës.

Sirin është prodhuar nga CUT UP, Sekvenca, On Film Production, BUKA, Dokument, APC, dhe është mbëtetur financiarisht nga Qendra Malazeze e Filmit, Qendra Kroate e Audiovizualit, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Qendra Kinematografike e Kosovës, Fondacioni Kinematografik i Sarajevës dhe Eurimages.


Regjisori Erenik Beqiri shënon tjetër sukses

Filmi i shkurtër «A Short Trip», i regjisorit Erenik Beqiri, është një ndër 13 filmat e përzgjedhur në «Bienalen e Venecias», seksionin Orizzonti Cortometraggi.

Ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare piktori Vangjel Gjikondi

Qendra Kombëtare e Kinematografisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve për humbjen e njeriut të afërm, mikut e kolegut, Vangjel Gjikondi.

Ai u lind më 1958 në Tiranë. Vangjel Gjikondi përfundoi studimet pranë Akademisë së Arteve më 1982. Në këtë periudhë ai u bë edhe i njohur nëpërmjet punimeve të tij të veçanta.

Prej vitit 1983 ka punuar si piktor pranë ish-Kinostudios «Shqipëria e Re» gjer’ në fillim të viteve ’90, kur u largua për në Greqi. Veçojmë kontributin e tij artistik në filmat me metrazh të gjatë:
• Nxënësit e klasës time (1986)
• Pranëverë e hidhur (1985)
• Duaje emrin tënd (1984)
• Treni niset në 7 pa 5 (1988)

Një pjesë e veprës së tij është pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve. Ai ka realizuar kryesisht portrete, peizazhe, ilustrime, ekspozita personale e kolektive brenda dhe jashtë vendit. Në Shqipëri veçohet ekspozita me 60 vepra të Historisë së Skënderbeut, nga lindja në vdekje, e çelur disa vite më parë në Muzeun Historik Kombëtar, pas një pune 10-vjeçare.

Ekspozita vetjake
2000 – Fondacioni VEVE
1999 – Fondacioni VEVE
1998 – Perieas House, Paris, Francë
1998 – Ambasada shqiptare në Paris, Francë
1991 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1985 – Pallati i Kulturës, Durrës
1985 – Pallati i Kulturës, Tiranë
1981 – Akademia e Arteve, Tiranë

Ekspozita kolektive
2000 – Fondacioni VEVE
1995 – Ekspozitë në Ljubljanë, Slloveni
1994 – Pinacoteca dell’Amministrazione Provinciale, Bari, Itali
1994 – Chiostro della Basilica di S. Maria di Collemaggio – L’Aquila
1985 – Fiton një çmim në ekspozitën kombëtare pranë Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë
1983 – 1993 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1984 – Biennale e Alexandrisë, Egjipt
1981 – Akademia e Arteve, Tiranë
1981 – Akademia e Arteve, Prishtinë, Kosovë

Takim SUADA-AZAS-QKK

Sot në zyrat e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë u zhvillua takimi mes përfaqësuesve të SUADA, z. Elton Kallfa dhe z. Xhulio Hysesani me drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e të Ardhurave nga e Drejta e Autorit të Filmit, e Maqedonisë së Veriut, z. Kiril Gjozev. Në takim morën pjesë edhe Drejtori Ekzekutiv i QKK-së, z. Arben Lami dhe Znj, Majlinda Tafa (Marrëdhëniet me Jashtë dhe Publikun).

Takimi u zhvillua për të njohur palën maqedonse me praktikat e punës së Suada, në prag të hapjes zyrtare të AZAS në Maqedoni.