Vendimi i Këshillit të Miratimit të Projekteve për festivalet e filmit

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se në datën 19.04.2018, u mblodh Këshilli i Miratimit të Projekteve
për shqyrtimin e projekteve për fesitvale filimi, të depozituar për konkurim deri në datën 31.03.2018.

Gjithashtu, Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka seleksionuar për konkurim këto projekte kinematografike për festival filmi:

  1. “Festivali i Filmit Ballkanik dhe i Kulinarisë”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k.;
  2. “Tirana International Film Festival”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute” sh.p.k.;
  3. “A-FestFilm Rozafa 2018”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ” sh.p.k.;
  4. “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Multi Media Nositi” sh.p.k.;
  5. “KO:SH Film Fest”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “D’ART” p.f.

Këshilli i Miratimit të Projekteve diskutoi rreth projekteve dhe pasi i shqyrtoi ato nga ana financiare, mbi bazën e ekspertizës së Komisionit Financiar, në mënyrë unanime

V E N D O S I:

T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projekteve për festivale filmi:

  • “Festivali i Filmit Ballkanik dhe i Kulinarisë”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k.. 
  • “Tirana International Film Festival”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute” sh.p.k. 
  • “A-FestFilm Rozafa 2018”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ” sh.p.k. 
  • “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dea Open Air”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Multi Media Nositi” sh.p.k. 
  • “KO:SH Film Fest”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “D’ART” p.f. 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ANCC Albanian National Center of Cinematography – Marche du Film, Cannes Film Festival

 
ANCC Albanian National Center of Cinematography – Marche du Film, Cannes Film Festival

ALBANIAN PRESENCE eshte sllogani i ketij viti ne prezantimin e Qendres Kombetare te Kinematografise ne Cannes Film Festival.
Kete vit 4 filma te shkurter shqiptare jane pjese e katalogut te Short Film Corner.
Te kater filmat kane per autor regjisore te rinj qe kane aplikuar per here te pare ne QKK.
Ne dy vjet jane financuar 70 projekte filmike nga QKK ku vlen te permenden 10 filma te gjate ne vitin 2015 dhe 14 filma te gjate ne vitin 2016 ndersa pjesa tjeter jane filma te shkurter, dokumentare, animacion dhe festivale filmi.
Pjesa me e madhe e regjisoreve ne keto projekte kane aplikuar per here te pare dhe kjo eshte shprehje e vemendjes qe ky institucion i ka kushtuar mbeshtetjes se krijuesve te rinj.
Kete vit QKK merr pjese gjithashtu ne Marche du Film me stendin e saj te pozicionuar afer short film corner ne pallatin e festivalit per te qene prane nevojave te producenfeve dhe regjisoreve tane qe do te jene prezent ne kete aktivitet te rendesishem.
Nje agende e pasur takimesh eshte percaktuar paraprakisht me institucione nderkombetare homologe, producente, distributore, organizatore forumesh dhe festivale.
Nje grup kineastesh shqiptare projektet e te cileve jane financuar nga QKK do jene prezent ne keto takime per gjetjen e bashkeprodhuesve te huaj dhe financimeve alternative per projektet e tyre.



Albanian filmmakers a Cannes Film Festival