Takim ne Festivalin e Kanes me perfaqesuesit e Qendres Franceze te Filmit


Takim i Z. Ilir Butka (Kryetar i QKK) me perfaqesuesit e CNC, (Centre National du Cinéma et de l’Image Animée) Julien Ezanno (Bilateral Affairs Advisor) dhe Michel Plazanet (Deputy Head of International Policy Unit) per te diskutuar rreth mundesive te bashkepunimit midis Frances dhe Shqiperise ne fushen e kinematografise

OPEN DOOR qe u zgjodh midis 159 projekteve te cilat aplikuan ne First Film First


Urimet me te mira per regjisorin e ri Florenc Papas dhe projektin e tij OPEN DOOR qe u zgjodh midis 159 projekteve te cilat aplikuan ne First Film First partnere e te ciles eshte edhe Qendra Kombetare e Kinematografise.
Jemi te lumtur qe projekti i Florenc Papas eshte vleresuar midis 8 projekteve te tjera fituese.


FIRST FILMS FIRST PARTICIPANTS ANNOUNCED!
Having carefully reviewed all applications, the Selection Committee of the FIRST FILMS FIRST program has made a final decision. We have received an overwhelmingly high number of projects – 159 in total. The Committee’s decisions have been very difficult since the quality of the majority of the projects was on a high level. We regret many of the projects we love didn’t make the list since we were limited to only 8 participants and we hope to keep in touch with all the directors who applied. 
We are happy to announce the list of selected directors and their projects (in alphabetical order):
Derya Durmaz: THE BUS TO AMERICA (Turkey)
Ognjen Isailović: MAYBE FISH ARE DREAMING OF US (Serbia)
Ana Jakimska: BOY SCOUTS (Macedonia)
Tamara Kotevska: STUFFED LIFE (Macedonia)
Nikos Labôt: HER JOB (Greece)
Dominik Mancej: RIDERS (Slovenia)
Florenc Papas: OPEN DOOR (Albania)
Asimina Proedrou: BEHIND THE HAYSTACKS (Greece)
Congratulations to the selected participants!

Submit your project to WORKS IN PROGRESS @KVIFF


Per te gjithe ata qe kane nje projekt “TE CMENDUR”
QKK fton kineastet te aplikojne ne EURIMAGES LAB PROJECT AWARD,
i cili aplikohet per here te pare nga Festivali i Karlovy Vary ne bashkepunim me Eurimages dhe ka ne fokus projektet ekspermimentale ne forme, permbajtje dhe ne konceptin e produksionit.

Financimi 50 mije Euro.
Afati per aplikime eshte shtyre deri ne dt. 13 Maj.

Eurimages Lab Project Award: Deadline extended



Gain international focus: Present your projects @KVIFF
EURIMAGES LAB PROJECT AWARD @KVIFF

First time ever, Karlovy Vary IFF will select a recipient of the Eurimages Lab Project Award.

The award of 50 000 EUR is intended for the most promissing cutting-edge film project, which is made outside traditional rules of filmmaking both in terms of dramaturgy and production.

The deadline for submissions is extended to May 13, 2016.
Find out more and apply for EURIMAGES LAB PROJECT AWARD @KVIFF

http://www.kviff.com/…/film-pro…/eurimages-lab-project-award

WORKS IN PROGRESS @KVIFF

The traditional presentation of the new highly promising films in post-production or recently finished films from Central and Eastern Europe, the Balkans, Turkey and the former Soviet Union will be held for the 13th time.

The last years winner Park (Greece, dir. Sofia Exarchou) was awarded 10 000 EUR in post-production services. This year’s award will reflect efforts to promote Czech Republic as a destination for production and post-production and will combine cash award of 10 000 EUR and far more substantial post-production services (TBA).

The deadline for submissions is May 13, 2016.

Find out more and submit your project to WORKS IN PROGRESS @KVIFF
DOCU TALENTS @KVIFF

A presentation of the finest Central and Eastern European creative documentary projects in the stages of production or post-production. This prominent event hosts twelve carefully selected feature-length documentaries.

The event gives a space to directors and producers to present their documentaries to an audience of film industry experts.

The deadline for submissions is April 30, 2016.

Find out more and submit your project to DOCU TALENTS @KVIFF

Apply for Industry Accreditation until June 6, 2016

If you are planning to visit the 51st Karlovy Vary IFF, please note that Industry Accreditation requests close on June 6, 2016. It will not be possible to apply for Industry accreditation after this date, even during the course of the Karlovy Vary IFF.

KVIFF‘s Industry Days 2016 will take place from Sunday, July 3 to Wednesday, July 6. Hundreds of producers, buyers, distributors, sales agents and film festivals representatives are expected to attend a wide range of industry events on these days.

Vendim i KMPsë, 28.04.2016

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se më datë 28.04.2016 Këshilli Miratues i Projekteve, u mblodh në takimin me këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi i projekteve kinematografike për filma artistikë me metrazh të gjatë, në kategorinë bashkëprodhime minoritare (Minority Cooproduction), të depozituara në QKK deri në datën 30.03.2016.
  2. Shyrtimi i kërkesës së shtëpisë kinematografike “SKA-NDAL” sh.p.k., për kualifikimin në kategorinë bashkëprodhime minoritare (Minority Cooproduction), të projektit kinematografik “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, skenari dhe regjia Kushtrim BEKTESHI.

Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka kualifikuar për konkurim këto projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë, në kategorinë bashkëprodhime minoritare (Minority Cooproduction):

  1. Projekti për film artistik me metrazh të gjatë “Njeriu i dosjeve”, skenari Arian KRASNIQI, Ismet SIJARINA, regjia Ismet SIJARINA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Albasky Film” sh.p.k.;
  2. Projekti për film artistik me metrazh të gjatë “Shpia”, skenari dhe regjia Lendita ZEQIRI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Ska-Ndal” sh.p.k;
  3. Projekti për film artistik me metrazh të gjatë “Histori majë kulmi”, skenari Gazmend NELA, Arjan KRASNIQI, regjia Arjan KRASNIQI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Kinostudio Dardan” sh.p.k.;
  4. Projekti për film artistik me metrazh të gjatë “Fusha e mëllenjave”, skenari dhe regjia Arzana KRAJA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k.

KMP, mori në shqyrtim dhe diskutoi nga ana artistike dhe financiare projektet në konkurim dhe në përfundim 

V E N D O S I:

  1. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve kinematografike:
  1. Projekti për film artistik me metrazh të gjatë “Shpia”, skenari dhe regjia Lendita ZEQIRI, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Ska-Ndal” sh.p.k.
  2. Projekti për film artistik me metrazh të gjatë “Fusha e mëllenjave”, skenari dhe regjia Arzana KRAJA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Action Production” sh.p.k.
  3. Projekti për film artistik me metrazh të gjatë “Njeriu i dosjeve”, skenari Arian KRASNIQI, Ismet SIJARINA, regjia Ismet SIJARINA, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Albasky Film” sh.p.k.

  1. Të mos miratojë kërkesën e shtëpisë kinematografike “SKA-NDAL” sh.p.k., për kalimin dhe shqyrtimin në kategorinë bashkëprodhime minoritare (Minority Cooproduction), të projektit kinematografik “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”.

Evropa Krijuese është gjithashtu një dritare e madhe mbështetëse e rrjeteve të Kinemave Evropiane

Mbështetje për rrjetet e Kinemave. 

Evropa Krijuese është gjithashtu një dritare e madhe mbështetëse e rrjeteve të Kinemave Evropiane ( përfshi dhe ato Shqiptare). Më poshtë Ju lutem gjeni linkun e thirjes më të re për propozime të programit Media : 

Cfarë mbështet kjo thirje?
Kjo thirje mbështet rrjetet e kinemave evropiane ( përfshi edhe Shqiëprinë si një vend që merr pjesë ne programin Media) duke i financuar ato në mënyrë që të shfaqin sa më shumë filma evropianë në sallat e tyre.

Kush mund të përfitojë?
Nëse një prej rrjeteve të Kinemave Shqiptare, është pjesë e një rrjeti kinemash evropiane, i cili funksionon sipas një marrëveshje të shkruar, atëherë kjo thirje është e hapur për të.
Kushtet që duhet të plotësojë një rrjet kinemaje në Shqipëri si pjesë e rrjetit evropian të Kinemave.
– Të kenë në programin e tyre filma evropianë.
– Të jenë funskionale që prej 6 muajsh deri në datën e aplikmit.
– Të kenë një sistem biletash të deklaruar në organet tatimore.
– Të disponojnë një sallë shfaqje me të paktën 70 vende
– Të shfaqin të paktën 300 filma në vit.
– Në 12 muajt e fundit të kenë pasur të paktën 20.000 mijë spekatorë.

Sa mund të përfitohet.
Maksimumi i shumës financiare që mund të përfitohet është 2 Milion Euro. EACEA / Evropa Krijuese mbështet vetëm 50 % të buxhetit të përgjtihëshëm të projektit.

Afati i aplikimit : 8 Qershor 2016

EKSPOZITË E AFISHEVE ORIGJINALE: ARTI DHE DIZAJNI I FILMIT SHQIPTAR

EKSPOZITË E AFISHEVE ORIGJINALE: ARTI DHE DIZAJNI I FILMIT SHQIPTAR – VEPRA TË PËRZGJEDHURA NGA VITET E KINOSTUDIOS
14 Prill 2016
Galeria Kombëtare e Arteve dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ju ftojnë më 14 Prill ora 19.00, në hapjen e ekspozitës “Arti dhe dizajni i filmit shqiptar – Vepra të përzgjedhura nga vitet e Kinostudios”.
Ekspozita do të shfaqë mbi 100 afishe origjinale të formatit të plotë dhe standartit industrial të filmit artistik, dokumentar dhe vizatimor shqiptar, skica dhe bocete kostumografie si dhe programe premierash filmi nga Kinostudio “Shqipëria e Re” (1952 – 1992). Prodhuar nga Galeria Kombëtare e Arteve në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shqiptar të Filmit (AQSHF), Universitetin e Arteve, Tiranë dhe kuruar nga kineasti shqiptaro-amerikan Thomas Logoreci, kjo ekspozitë e një lloji të veçantë do të paraqesë një përzgjedhje të rrallë afishesh filmi (disa të pikturuara me dorë), që rrallë janë parë nga publiku, që nga shfaqja e parë e filmit. Edhe pse ka me dhjetra afishe të tjera të jashtëzakonshme të filmit shqiptar në arkivën e AQSHF, theksi në këtë ekspozitë do të jenë veprat e artit të punuara me dorë, dhe jo prej fotografive.
E konceptuar për të nxjerrë në pah trashëgiminë jashtëzakonisht të pasur, por shpesh të harruar të filmit shqiptar kjo ekspozitë sjell përpara publikut disa nga veprat më të arrira të krijuara ndër vite në Kinostudio, nga piktorë filmi dhe artistë të talentuar si Sali Allmuça, Ksenofon Dilo, Myrteza Fushekati, Azis Karalliu, Bujar Luca, Kleo Nini, Namik Prizreni, Alush Shima, Astrit Tota, Dhimitër Theodhori dhe Shyqyri Sako.
Pjesë e kësaj ekspozite të veçantë është edhe një dokumentar i gjatë nga kritiku irlandez dhe regjisori Mark Cousins. Titulluar HERE BE DRAGONS (KËTU KA DRAGOJ), kjo ese filmike tregon udhëtimin në Shqipëri të regjisorit Cousins në vitin 2012, duke marrë në fokus rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë filmike të Shqipërisë – një sfidë e madhe për arkivën e filmit shqiptar gjatë dekadës së ardhshme. Shpresa e sinqertë e Galerisë Kombëtare të Arteve, AQSHF, Universitetit të Arteve dhe kuratorit, është se kjo ekspozitë unike e afishes së ilustruar të filmit shqiptar do të njohë publikun, shqiptar dhe ndërkombëtar, me një materie të gjallë e të jashtëzakonshme të trashëgimisë kinematografike në Shqipëri.
Konferenca për shtyp do të mbahet në Galerinë Kombëtare të Arteve të enjten, 14 prill 2016, ora 11:00.
Për publikun e gjerë ekspozita do të jetë e hapur nga e premtja, 15 prill 2016.