Sesion trajnimi per aplikime – “Mbështetje për akseset në Tregjet e Filmit”

Creative Europe Media Desk Albania në bashkëpunim me Projektin e Asistencës Teknike për programet Evropiane në Shqipëri, njofton të gjithë të interesuarit e sektorit audiovizual se në datë 16 Janar 2017, në orën 10:00, tek Qendra Kombëtare e Kinematografisë, do të mbahet një sesion informimi në lidhje me thirrjen për propozime : “Mbështetje për akseset në Tregjet e Filmit”, thirje kjo e publikuar nga programi evropa Krijuese.

Kjo thirje për propozime mbështet aktivitete që përfshijnë të paktën një nga kategoritë e mëposhtme:
  • Aksesi në tregjet eaudiovizuale kzistuese për profesionistët evropiane brenda dhe jashtë vendeve pjesëmarrëse në nën-Programin MEDIA
  • Krijimi i Instrumentave online për profesionistët
  • Krijimi dhe zhvillimi i një baze të dhënash të programeve të BE-së dhe / ose të profesionistëve të industrisë audiovizuale në shërbim të profesionistëv të kinematografisë dhe atyre audiovizualë.
  • Krijimi dhe zhvillimi i instrumenteve në industrinë audio-vizuale dhe / ose në atë të kinemasë për profesionistët.
  • Aktivitetet e përbashkëta promovuese evropiane
  • Implementimi i aktiviteteve të përbashkëta promovuese të organizuara nga rrjetet ose organizata pan-evropiane që përfaqësojnë të paktën 15 vende pjesëmarrëse në nën programin MEDIA
  • Zhvillimi i aktiviteteve promovuese dhe i platformave për të krijuar mënyra të reja të shpërndarjes së veprave kinematografike të BE-së, si dhe të rrjeteve që inkurajojnë shkëmbimin e informacionit ndërmjet profesionistëve. Këto aktivitete duhet të organizohen nga një grup prej të paktën 3 subjektesh të ndryshme nga 3 vende të ndryshme pjesëmarrëse në nën programin MEDIA
Kjo thirrje për propozime iu drejtohet profesionisëve të Industrisë Audivizuale. Në këtë thirje për propozime nuk mund të aplikojë një individ i vetëm. Ky propozim për “Mbeshtetje ndaj Hyrjes në Tregjet e filmit” duhet të paraqitet si projekt nga subjektet evropiane (kompani private, organizata jo-fitimprurëse, shoqata, fondacione, bashki, etj), të bazuara në një vend pjesëmarrës në nën-programin MEDIA dhe në pronësi të drejtpërdrejtë ose me pjesëmarrje shumice, nga shtetas të këtyre vendeve.
Për sa më lartë, kjo zyrë fton të gjithe aplikantët e interesuar për këtë thirrje që të dërgojnë në adresën e poshtëshënuar; emrin e institucionit pjesëmarrës, emrin dhe mbiemrin e personit që do të marrë pjesë në këtë sesion informimi si dhe adresen e-mail dhe numrin e tij të telefonit
Nëse dëshëroni të merni pjesë, Ju lutem konfirmoni me e-mail informacionin e mësipërm në adresën :
mediadeskalbania@gmail.com