Njoftohen kineastët dhe shtëpitë kinematografike për miratimin e Rregullores së re të QKK, si dhe të fletëve të votimit për projektet kinematografike.
Category: Njoftime
Mbyllet procesi i ratifikimit të «Konventës Europiane për Bashkëprodhimet Kinematografike» (e rishikuar)
Dje është finalizuar procesi i ratifikimit të «Konventës Europiane për Bashkëprodhimet Kinematografike» (e rishikuar) nëpërmjet botimit zyrtar të informacionit nga Zyra e Marrëveshjeve të KiE.
Për më tepër konsultoni URL-në e mëposhtme:
https://www.coe.int/en/web/conventions/full-list?module=signatures-by-treaty&treatynum=220
Njoftim drejtuar Producentëve dhe Shtëpive Kinematografike
Njoftim i rëndësishëm që i drejtohet Producentëve dhe Shtëpive Kinematografike lidhur me bashkëprodhimet kinematografike.
22 dhjetor 2022 – MIBAC financon 2 filma artistikë shqiptarë
Ministria Italiane e Kulturës sapo shpalli listën e projekteve fituese në kategorinë e Minority Features. Jemi të lumtur që kjo mbështetje e vazhdueshme për autorët shqiptarë vazhdon edhe këtë sesion.
«LEAVING EDEN» me regji nga Genc Përmeti, financuar ndërkohë nga Qendrat Kombëtare të Filmit në Shipëri dhe Kosovë.
«WATERDROP» me regji nga Robert Budina, financuar prej Creative Europe, Qendrat Kombëtare të Filmit në Shipëri dhe Kosovë, SEE Cinema Network.
Ju urojmë shumë suksese autorëve në realizimin e projekteve.
Projekti filmik «Klubi Suedez» përzgjidhet në platformën e «EAVE Producers Workshop 2023»
Projekti filmik «Klubi Suedez» përzgjidhet në platformën e «EAVE Producers Workshop 2023».
Bazuar mbi historinë e krijuar nga Artan Minarolli, projekti me skenar nga Aleksandar Maniç do të realizohet nga regjisorja Iris Elezi dhe producenti Enea Gramo.
Për më tepër klikoni këtu.
Dy “hyjnesha” për filmin «Internimi» të regjisorit Kast Hasa
Filmi «Internimi», i regjisorit Kast Hasa, “rrëmbeu” dy çmime në edicionin e XV të festivalit të filmit «Hyjnesha në Fron».
Në dymbëdhjetë çmimet e ndara nga juria e festivalit, «Internimi» shpallet filmi më i mirë, ndërsa aktori kryesor i filmit, Klodian Hoxha, u përzgjodh si aktori më i mirë i filmit të metrazhit të gjatë.
Ky film është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematograisë.
Kryetari i QKK, z. Eduart Makri, merr pjesë në Apulia Film Forum 2022
Në ditën e dytë të Apulia Film Forum 2022 u realizuan takime kokë më kokë, me qëllim nxitjen e partneriteteve ndërmjet Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, për të realizuar projekte filmike në bashkëprodhim.
Kryetari i QKK, z. Eduart Makri, ishte pjesëmarrës në Apulia Film Forum 2022.
Jepen çmimet e «48 Hour Film Project»
Ditën e shtunë, më datë 10 dhjetor 2022, ora 19:00, në Kinema Millennium, u dhanë çmimet në kuadër të «48 Hour Film Project».
Në këtë event, «Çmimi i Karrierës» ju dha regjisorit të mirënjohur Z. Dhimitër Anagnosti.
Kryetari i QKK, z. Eduart Makri, merr pjesë në Festivalin Ballkanik në Romë
Në programin e ditës së VI të Festivalit Ballkanik në Romë, organizuar nga shoqata “Occhio Blu”, u shfaq filmi “The Albanian Virgin”, i regjisorit Bujar Alimani.
Prezantimin e filmit e bëri Kryetari i QKK, z. Eduart Makri, i cili, theksoi nevojën e forcimit të bashkëprodhimeve europiane në kinematografi.
Për më shumë klikoni këtu.
Aktori shqiptar Kasem Hoxha zgjidhet nga presidenca gjermane si i ftuar i veçantë për të shoqëruar Presidentin e Gjermanisë, Sh. T. Z. Steinmeier, gjatë vizitës së tij 4-ditore (29 nëntor – 2 dhjetor) në Shkup dhe Tiranë
I njohur për publikun gjerman në ekranin e kinemasë dhe padyshim prej punës shumëvjeçare në ekranin televiziv, veçanërisht për rolin në serialin kult ‘Tatort’ dhe ‘Der Kroatien Krimi’, Kasem Hoxha është nga aktorët shqiptarë më të suksesshëm në Gjermani. Për publikun shqiptar, artisti është i njohur nga rolet në ‘Gjallë‘ i Artan Minarollit, ‘Dita Zë Fill’ i të Gentian Koçit, ‘Holy Boom’ nga Maria Lafi, ‘Krom’, ‘Delegacioni’ dhe ‘Virgjeresha Shqiptare’, të Bujar Alimanit.
Së fundmi, vetëm disa ditë më parë ai erdhi për publikun shqiptar me një rol tejet pikant, mes realizmit të kushtëzuar nga një mungesë e thellë e shpresës por megjithatë plot ngjyra gazmore, në debutimin e suksesshëm të Ergys Metës me titull ‘Një Prej Nesh’.
Si pjesë e komunitetit artistik dhe për më tepër atij kinematografik shqiptar, e presim këtë lajm me shumë kënaqësi. Ky vlerësim për aktorin dhe mikun tonë është padyshim një ngjarje që tregon mbështetje dhe e cilëson artin si urën më të drejtpërdrejtë dhe efikase të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të kulturave.
Pyetjes se çfarë do të thotë për aktorin, djalin tiranas të ambasadave, të udhëtojë si i ftuar special përkrah Presidentit gjerman në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ai i përgjigjet:
“Ndjehem sinqerisht shumë i vlerësuar dhe njëkohësisht është një nder i veçantë, që pikërisht jam unë i përzgjedhuri si i ftuar nderi, për të qenë në grupin që do të shoqërojë Presidentin gjerman Zotin Steinmeier në vizitën e tij shtetërore në Maqedoninë e Veriut dhe për vizitën dy ditore në Shqipëri!
Njëkohësisht më prek thellësisht në shpirt, të konsiderohem ambasador kulture midis Shqiperisë dhe Gjermanisë, sepse mendoj se kultura është gjuha që lidh botën dhe arti është dashuria që ndajnë të gjithë kombet!”
Kasem Hoxha ka lindur në Tiranë dhe ka emigruar në Gjermani në vitin 1990 në eksodin e ambasadave. Ai është vlerësuar më parë në Shqipëri nga Projekti “Albanian Excellence”, i cili në 23 nëntor 2012, nderoi me çmime 100 shqiptarë të suksesshëm në botë.