Nisën xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë «Luna Park»

Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, filloi xhirimet filmi artistik me metrazh të gjatë «Luna Park», skenari Florenc Papas & Glykeria Patramani, regjisor Florenc Papas, prodhim i shtëpisë kinematografike On FILM, producent Dritan Huqi.

Filmi po realizohet në bashkëprodhim me kompanitë filmike: Atalante Productions (Gr), producente Ioanna Bolomyti, Lupin Film(It), producent Riccardo Neri & Vicenzo Filippo, corvus.studio(Cro), producent Zvonimir Munivrana , “Buka”(Ks), producent Fatmir Spahiu Bufi.

Ky film është financuar nga:
Qendra Kombëtare e Kinematografisë
Greek Film Centre
Greek National TV ERT
Croatian Audiovisual Center (HAVC)
Qendra Kinematografike e Kosovës

Filmi «Zgjoi», më 21 Nëntor shfaqet te Tulla Creative Center

Në kuadër të nisjes së Javës Kombetare, ditën e hënë, më 21 Nëntor 2022, ora 19:00, pranë «Tulla Creative Center» do të shfaqet filmi «Zgjoi», regjisores Blerta Basholli.

Pas shfaqjes eshte menduar te zhvillohet nje bisede spontane me regjisoren, Znj. Basholli.

Prej 17 Nëntorit, «Nji prej Nesh» shfaqet në kinema

«Nji prej Nesh» mund ta shikoni në Kinema Millennium & Cineplexx Albania nga data 17 Nëntor.

«Nji prej nesh», vepra e parë e regjisorit Ergys Meta, vjen pas premierës ndërkombëtare në festivalin e Cottbusit.

Ky film është prodhuar nga ERAFILM PRODUCTIONS në bashkëpunim me IliriaFilm dhe DMF Digital Media & Film me mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe North Macedonia Film Agency.

SEE Cinema Network Awards 2022

Gjatë edicionit të 63-të të Festivalit Ndërkombëtar të Selanikut, Rrjeti i Kinemasë së Evropës Juglindore (SEE Cinema Network) zhvilloi mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të premten më 11 nëntor, në MOmus – Muzeu i Fotografisë së Selanikut. Përfaqësuesit ishin: Arben Lami (ALB), Diomedes Nikita (CY), Athena Kartalou (GR), Aleksandra Božović (MNE), Lum Citaku (XK), Bojan Lazarevski (MKD), Ilinka Teodorescu (RO), Kamen Balkanski (BG ). Mbledhja u koordinua nga Anna Kasimati, Sekretarja e re Ekzekutive e Rrjetit Kinematografik SEE.

Projektet e financuara janë:
1. PIKË UJI/ Robert Budina SHQIPËRI
2. GIZEM/ Stelana Kliris QIPRO
3. GLORY B/ Konstantinos Antonopoulos GREQI
4. KTHIMI NË MAL/ Antoneta Kastrati KOSOVË
5. JUGOSLAVA/ Ivan Bakrac MALI I Zi
6. “17“/ Kosara Mitić MAQEDONIA E VERIUT
7. INK WASH/ Sarra Tsorakidis ROMANIA

https://www.filmfestival.gr/en/all-news-en/28219-see-cinema-network-awards

VARIETY publikon trailerin e filmit artistik “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur”

VARIETY publikon trailerin e filmit artistik “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur”, regjia Gentian Koçi, prodhuar nga shtëpia kinematografike ARTALB FILM.

Filmi do të ketë premierën botërore në Tallinn Black Nights Film Festival.

Ky film është kandidatura e Shqipërisë në OSCARS 2023.

https://variety.com/2022/film/global/albanian-oscar-entry-a-cup-of-coffee-and-new-shoes-on-tallinn-1235429044/?fbclid=IwAR0EOw-gp1_zEOh41ySOdh-VyjWqJMC0R7IV-eQ9DpdS8YRJHHD6QMxwSr4

Në Black Box të Universitetit të Arteve do të shfaqen filmat e studentëve, të diplomuar në vitin akademik 2021-2022

Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, prodhuar nga shtëpitë kinematografike “Albasky”, “d’Art Production” dhe “Element Studios”, në bashkëpunim me Universitetin e Arteve dhe Ministrinë e Kulturës, në kuadër të marrëveshjes “Pakti për Universitetin”, ditën e enjte me datë 10 Nëntor ora 18.00 në Sallën Black Box në Universitetit e Arteve Tiranë, do të shfaqen filmat “Temë diplome” të studentëve të diplomuar gjatë vitit akademik 2021 – 2022.

“Punë me zarar”, regjia Ardit Vila
“Shkrepe”, regjia Edinjo Jahja
“Lucid”, regjia Enkel Mema
“Fëmija”, regjia Enton Lazaj
“Flatline”, regjia Fatjona Katroshi
“Rasti i çuditshëm i Terezitës”, regjia Renis Hyka

Thirrje për aplikim – «Bridging the Dragon Lab»

Bridging the Dragon Lab, një workshop në fokus të së cilit janë takimet me kineastë të ndryshëm, ku një rëndësi të veçantë marrin edhe prodhimet kinematografike të vendeve lindore, të cilat përfshijnë disa elementë të kulturës aziatike në strukturë (skenar apo stil xhirimi).

Projektet që plotësojnë kriterin e lartpërmendur, mund të aplikojnë deri më 14 tetor 2022 për të marrë pjesë në këtë event, i cili do t’ju japë mundësi që të njiheni më detajisht me tregun e filmit në vende, si: Kina, Japonia, Taivani, Hong Kongu, Singapori, Korea e Jugut.

Ky organizim do të mbahet në Majorka në datat 25-28 nëntor 2022.

Për të aplikuar, si dhe për të marrë informacione të detajuara, ju lutem vizitioni linqet e mëposhtëm:

Webpage: https://www.bridgingthedragon.com/en/project-lab/index.php
Facebook: https://www.facebook.com/photo/?fbid=480974110726869&set=a.432742212216726