Filmi “Të Thyer” nga Edmond Budina fitues në festivalin e Salernos

Filmi “Të Thyer” me skenar dhe regji nga Edmond Budina është shpallur fitues i festivalit të 72 të Salernos në Itali. Këtë vit ishin 120 filma në konkurrim midis të tjerëve mori pjesë edhe Matteo Garrone me “Dogman”. Producentja Adele Budina shprehet entuziaste për këtë vlerësim në një prej festivaleve më të vjetër të filmit. “Shoh me kënaqësi që filmi ka vlera universale dhe po pëlqehet edhe nga një publik i huaj. U vlerësua nga një juri ndërkombëtare edhe për nivelin e tij artistik dhe kritika e specializuar arriti ta zbërthejë në detaje dhe ta vlerësojë. Si producente e A. B. Filmit, çmimi është shumë i rëndësishëm për vlerën artistike, për faktin që festivali është ndër më të vjetrit, por edhe pse me filmin e parë nën prodhimin tim personal mora një çmim kaq të rëndësishëm dhe kjo nuk u ndodh të gjithëve në fillimin e karrierës”, pohon producentja Budina. Filmi “Broken” (Të Thyer) është një tjetër çmim për regjisorin e njohur Edmond Budina, por ky vlerësim shkon dhe për kinematografinë shqiptare. Producentja Adele Budina shprehet me falënderime për të gjithë që ndihmuan për filmin.

“Është emocionuese të shohësh njerëzit me lot në sy në fund pas projektimit të filmit në kinema, dhe ky çmim vjen pas shume sakrificave , pas kaq shumë pune e zhgënjimesh. Kam zemrën të mbushur me gëzim, jam e nderuar dhe e lumtur për atin dhe familjen time që janë munduar me shumë sakrifica, si të gjithë emigrantët, për të pasur një jetë sa më dinjitoze në Itali. Jam e gëzuar për Shqipërinë, vendi im, dhe për Qendrën Kombëtare të Kinematogarfisë, që na dha mundësinë të realizojmë një film me temë universale. Po ashtu dua të falënderoj dhe Italinë, vendin tim të dytë, me MIBACT (ministria italiane e Kulturës) që më ka mbështetur gjithmonë, po ashtu falënderoj Agjencinë Maqedonase të Filmit që përkrahu “Të Thyer”, gjithë bashkëpunëtorët dhe gjithë stafin”, vijon Budina. Produenctja tregon se puna me filmin ka pasur synim për të sjellë një prodhim kinematografik sa artistik dhe shoqëror. Në gjithë këto vite nga Festivali i Salernos kanë kaluar emrat më të mëdhenj të kinemasë botërore, këtu filluan hapat e tyre të para Mario Soldati, Norman MacLaren, Vittorio De Sica Claude Lelouch, Giorgio Treves, Manfredo Manfredi, Duccio Tessari, Alberto Sordi e shumë të tjerë etj. Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Salerno arriti këtë vit në edicionin e tij të 72 dhe është një nga më të vjetrit në botë.

Fillojnë xhirimet e filmit “Bolero në vilën e pleqve”

Fillojnë sot, 24-09-2018, xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë “Bolero në vilën e pleqve”, skenari Lindita Fejzaj & Spartak Pecani, regjia Spartak Pecani ; një prodhim i shtëpisë kinematografike Eclipse SA Film Production . Filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Fillojnë xhirimet e filmit artistik “Liqeni im”

Filluan xhirimet e filmit me metrazh të gjatë “Liqeni im”, skenari dhe regjia Gjergj Xhuvani. Ky është filmi i shtatë artistik i Gjergj Xhuvanit, prodhim i:

On Film Production – Shqipëri
Hermes Film – Itali
Corvus Film – Kroaci
Added Value Films – Kosovë
Fokus Film – Maqedoni

“Liqeni im” është mbështetur financiarisht nga:

Qendra Kombëtare e Kinematografisë – Shqipëri
Agjensia e Filmit Maqedonas
Qendra Kinematografike e Kosovës
Qendra Audiovizuale e Kroacisë
Eurimages
SEE Cinema Network

The shooting of the feature film “My Lake”, written and directed by Gjergj Xhuvani, started. This is Xhuvani’s 7th feature and is produced by:

On Film Production – Albania
Hermes Film – Italy
Corvus Film – Croatia
Added Value Films – Kosovo
Fokus Film – Macedonia

“My Lake” has been supported by:

Albanian National Center of Cinematography
Macedonian Film Agency
Kosovo Cinematographic Center
Croatian Audiovisual Center
Eurimages
SEE Cinema Network

 

 

Thirrje për Minority Co-production dhe projekte të ndryshme kinematografike

Të nderuar kolegë,

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ju njofton hapjen e konkurimit për:
1. Projekte të ndryshme kinematografike;
2. Projekte për film artistik metrazh i gjatë, kategoria Minority Co-production.

Në zbatim të ligjit nr. 8096, datë 21.03.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, vetëm shtëpitë kinematografike të regjistruara në QKK mund të paraqesin projekte kinematografike për konkurim.

Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të kenë parasysh sa më poshtë:
1. Të jenë të rregjistruara në QKK për vitin kalendarik 2018.
2. Të shikojnë Rregulloren e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në të cilën përshkruhen rregullat dhe kriteret për aplikimin.

Aplikimi i projekteve do të bëhet on line në faqen: www.filmcoproduction.com.

Afati i fundit për depozitimin e projekteve (on line) do të jetë data 15.09.2018.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin.

 


 

The Albanian National Center of Cinematography (ANCC) opens the call for:

Feature films in Albanian Minority Co-Production.

Only companies registered at the ANCC are eligible to apply.

The production companies intending to apply with their projects must be aware of the following:

  1. Only production companies registered at ANCC for the year 2018 are eligible for this call.
  2. The production Companies must consult the current Regulation of the Albanian National Center of Cinematography, for the rules and criteria of the application.

The projects shall be submitted for application on the website: www.filmcoproduction.com.

The deadline for submitting the projects (online) is September 15th, 2018.

Vendimi i Këshillit të Miratimit të Projekteve për filmin e shkurtër

 

NJOFTIM

 

Sot, më datë 21.05.2018, në vijim të mbledhjes së datës 03.05.2018, Këshilli i Mitarimit të Projekteve të filmit artistik dhe dokumentar, shyrtoi projektet për filma artistikë me metrazh të shkurtër, të depozituar për konkurim deri në datën 31.03.2018.

 

Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve, ka seleksionuar për konkurim këto projekte për filma artitikë të metrazhit të shkurtër:

 

  1. “Besa”, skenari dhe regjia Dhimitri Ismailaj, producent “Grishaj Film Production” sh.p.k;
  2. “Çeku 500 mijë $”, skenari dhe regjia Lulzim Sula, producent “Cinemania” sh.p.k.;
  3. “Fluturimi”, skenari dhe regjia Geris Filipi, producent “Black Box Films” sh.p.k.;
  4. “Kadillak dhe manaferra”, skenari Bujar Alimani, regjia Blerta Kelmendi, producent “’90 Production” sh.p.k.;
  5. “Kllouni”, skenari dhe regjia Edmond Mandro, producent “SOFILMS” p.f.;
  6. “Ku është dreka?”, skenari Gledis Bica dhe Izer Aliu, regjia Gledis Bica, producent “d’ART” sh.p.k.;
  7. “Mondanët” skenari Ylljet Aliçka, regjia Atina Laço, producent “Teo Film” sh.p.k;
  8. “Ngjarje”, skenari Anila Balla dhe Lorin Terezi, regjia Lorin Terezi, producent “Kaçak” p.f.;
  9. “Një dashuri”, skenari dhe regjia Viron Roboci, producent “Black Box Films” sh.p.k.;
  10. “Një histori e parrëfyer”, skenari dhe regjia Anxhela Çikopano, producent “Bunker Film +” sh.p.k;
  11. “Paralel”, skenari dhe regjia Donard Hasani, producent “Partizani Production” sh.p.k;
  12. “Pritja”, skenari Aldo Marku, regjia Jurgen Agushi, producent “Partizani Production” sh.p.k.;
  13. “Rrëfimi i një vrasësi me pagesë”, skenari Vladimir Prifti , regjia Klajd Papadhimitri, producent “Eurofilm” sh.p.k.;
  14. “Shija e derrit”, skenari Ervis Lule dhe Erenik Beqiri, regjia Erenik Beqiri, producent “Element Studios” sh.p.k.;
  15. “Uku”, skenari Xhoslin Rama, regjia Vivjan Rama, producent “ERËFILM” sh.p.k.;
  16. “Vulë”, skenari dhe regjia Valmir Tërtini, producent “Kinostudio Dardan” sh.p.k.;
  17. “Zë”, skenari dhe regjia Gentian Gjikopulli, producent “R&T Advertising” sh.p.k.;

 

Këshilli i Miratimit të Projekteve diskutoi rreth projekteve dhe pasi i shqyrtoi ato nga ana financiare, mbi bazën e ekspertizës së Komisionit Financiar, në mënyrë unanime

 

V E N D O S I

 

T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e projekteve për filma artistikë të metrazhit të shkurtër:

 

  1. “Zë”, skenari dhe regjia Gentian Gjikopulli, producent “R&T Advertising” sh.p.k.
  2. “Kllouni”, skenari dhe regjia Edmond Mandro, producent “SOFILMS” p.f.
  3. “Kadillak dhe manaferra”, skenari Bujar Alimani, regjia Blerta Kelmendi, producent “’90 Production” sh.p.k..
  4. “Ngjarje”, skenari Anila Balla dhe Lorin Terezi, regjia Lorin Terezi, producent “Kaçak” p.f.
  5. “Rrëfimi i një vrasësi me pagesë”, skenari Vladimir Prifti, regjia Klajd Papadhimitri, producent “Eurofilm” sh.p.k.
  6. “Shija e derrit”, skenari Ervis Lule dhe Erenik Beqiri, regjia Erenik Beqiri, producent “Element Studios” sh.p.k.
  7. “Vulë”, skenari dhe regjia Valmir Tërtini, producent “Kinostudio Dardan” sh.p.k.
  8. “Uku”, skenari Xhoslin Rama, regjia Vivjan Rama, producent “ERËFILM” sh.p.k.

Vendimi i Këshillit të Miratimit të Projekteve për filmin e animuar

NJOFTIM

 

Në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë u mblodhën sot, më datë 07.05.2018, Këshilli i Miratimit të Projekteve për shqyrtimin e projekteve për filma të animuar, të depozituar deri në datën 31.03.2018, e të plotësuara sipas kërkesës së KMP.

Komisioni i Shqyrtimit Paraprak të Projekteve ka kualifikuar për konkurim këto projekte për film të animuar:

·         Projekti “Aventurat e Lelos – Labirinthi”, skenari Marius Gaçe,  regjia Endrit Beqo, producent “Cinemania” sh.p.k.;

·         Projekti “Kukulla”, skenari Erida Meti, regjia Artan Maku, producent “Maku” sh.p.k.;

·         Projekti “Legjenda e Vlla Maleve”, skenari dhe regjia Eliona Thomaraj, producent “Urban Distribution” sh.p.k.;

·         Projekti “Man Wanted”, skenari dhe regjia Irida Zhonga, producent “FotoKozmos” sh.p.k;

·         Projekti “Një ndodhi në bregdet”, skenari Kujtim Gjonaj, regjia Bertrand Shijaku, producent “Bota Shqiptare” sh.p.k.;

Pasi diskutoi rreth projekteve, vlerësoi ato nga ana financiare, bazuar në vlerësimin financiar të bërë nga Komisioni Financiar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në mënyrë unanime, Këshilli i Miratimit të Projekteve,  

 

V E N D O S I:

I. T’i propozojë Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë financimin e këtyre projekteve për film të animuar:

·         “Man Wanted”, skenari dhe regjia Irida Zhonga, producent “FotoKozmos” sh.p.k.

·         “Kukulla”, skenari Erida Meti, regjia Artan Maku, producent “Maku” sh.p.k.

·         “Aventurat e Lelos – Labirinthi”, skenari Marius Gaçe,  regjia Endrit Beqo, producent “Cinemania” sh.p.k. 

·         “Një ndodhi në bregdet”, skenari Kujtim Gjonaj, regjia Bertrand Shijaku, producent “Bota Shqiptare” sh.p.k. 

26 PREMIERAT E FILMAVE TE FINACUAR NGA QKK GJATE VITIT 2017

Filma artistikë me metrazh të gjatë:
1. “Të thyer”, skenari dhe regjia Edmond Budina
2. “Dita zë fill”, skenari dhe regjia Gentian Koçi
3. “Elvis kthehet në shtëpi”, skenari dhe regjia Fatmir Koçi
4. “Bunkeri”, skenari dhe regjia Kastriot Hasa
5. “Tuneli”, FINANCIM PËR PASPRODHIM skenari dhe regjia Ilir Harxhi
6. “Yjet e së ardhmes”, INDIPENDENT, skenari dhe regjia Edmond Topi

Filma minority coproduction:
1. “Martesa”, skenari Blerta Zeqiri, Kreshnik Berisha, regjia Blerta Zeqiri- premierë botërore.
2. “Loja e parave”, skenari dhe regjia Antonio Morabito, premierë botërore.

Filma artistikë me metrazh të shkurtër:
1. “I ardhur nga ëndrrat”, skenari dhe regjia Vladimir Prifti,
2. “Një film i premtuar”, skenari dhe regjia Petrit Ruka,
3. “Shtëpia anës rrugës”, skenari dhe regjia Genti Kame,
4. “Gruaja pa kohë”, skenari Shaban SINANI, regjia Donard Hasani
5. “Tirana, 100 km”, skenari dhe regjia Lorin Terezi
6. “Dieta” (113), skenari dhe regjia Vivian Rama
7. “Ujë për trëndafila”, FINANCIM PËR PASPRODHIM skenari dhe regjia Luli Bitri
8. “Vëthi i munguar”, FINANCIM PËR PASPRODHIM skenari dhe regjia Bujar Alimani

Filma dokumentarë:
1. “I fundmi i rilindësve – Josif Bageri”, skenari Miradie Maliqi, Angjelina Xhara, regjia Kujtim Gjonaj.
2. “Muntaz Dhrami, një jetë në bronx”, skenari dhe regjia Petrit Ruka.
3. “Shenjat”, skenari Fatos Baxhaku, regjia Xhoslin Rama
4. “Një ciceron për historinë”, skenari Roland Gjoza, regjia Saimir Kumbaro
5. “Koha e pelikulës- Xhanfize Keko”, skenari dhe regjia Mevlan Shanaj
6. “Lek Tasi”, INDIPENDENT skenari dhe regjia Ervin Çoba
7. “Dritë”, skenari dhe regjia Yllka Gjollesha
8. “Saga e dinejve”, skenari Enver Kushi, Luan Rama, regjia Kujtim Gjonaj

Filma të animuar:
1. “Kaini”, skenari dhe regjia Shaqir Veseli
2. “Një histori”, Eridon Pashaj, regjia Albana Shoshi
3. “Ritual në errësirë”, skenari dhe regjia Elton Vogli
4. “Sarah”, skenari dhe regjia Artan Maku