Komisioni i Vizionimit caktohet nga Kryetari i QKK-së. Ai pajis me leje për qarkullim veprat filmike të krijuara brenda Republikës së Shqipërisë ose të importuara nga jashtë. Kryetari i Komisionit të Vizionimit zgjidhet nga vetë komisioni. Ky i fundit është organizëm jofunksionar, me afat të përcaktuar.
Komisioni i Vizionimit të QKK pajis me leje për qarkullim distributorët sipas kategorive të mëposhtme:
1. Kategoria A – kur filmi lejohet për të gjitha moshat.
2. Kategoria B – kur filmi lejohet për të gjithë shtetasit mbi 14 vjeç
3. Kategoria C – Kur filmi lejohet për të gjithë shtetasit mbi 18 vjeç
Komisioni i Vizionimit të QKK, kur vepra filmike e paraqitur nuk është në pajtim me ligjet dhe/ose aktet nënligjore, nuk i pajis distributorët me leje qarkullimi të filmit.
Kur distributori nuk është dakord me vendimin e Komisionit të Vizionimit, ai i drejtohet për ankim gjykatës.