«Komisioni i përzgjedhjes së filmit shqiptar për kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj» në garën vjetore të «Academy of Motion Picture, Arts and Sciences», konstituohet vit pas viti nga QKK me qëllim identifikimin e filmit që do të përfaqësojë Shqipërinë në garën vjetore për «OSCAR».
Antarët e këtij komisioni përzgjidhen nga shoqatat e kineastëve.
Të gjithë anëtarët e këtij komisioni duhet të jenë shtetas shqiptarë.
Ky Komision duhet të përzgjedhë një film i cili përmbush kriteret e «AMPAS» për kategorinë e filmit në gjuhë të huaj, çfarë do të thotë që, filmi kandidat duhet të ketë qenë në maxhoritet në produksion dhe elementët kryesorë artistikë të filmit, të jenë realizuar nga shtetas shqiptarë apo nga persona me rezidencë të përherëshme në Shqipëri.
Filmi i përzgjedhur duhet të jetë përfaqësues i vlerave më të mira të kinematografisë shqiptare.
Çdo shtet mund të kandidojë vetëm me një film në këtë kategori.
Filmat e përzgjedhur ndër vite për konkurim në OSCARS
Viti | Edicioni | Titulli në anglisht | Titulli në shqip | Regjisori |
---|---|---|---|---|
2025 | 97 | Waterdrop | Pikë Uji | Robert Budina |
2024 | 96 | Alexander | Aleksander | Ardit Sadiku |
2023 | 95 | A Cup of Coffee and New Shoes On | Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur | Gentian Koçi |
2022 | 94 | Two Lions to Venice | Dy Luanë drejt Venecias | Jonid Jorgji |
2021 | 93 | Open Door | Derë e hapur | Florenc Papas |
2020 | 92 | The Delegation | Delegacioni | Bujar Alimani |
2018 | 90 | Daybreak | Dita zë fill | Gentian Koçi |
2017 | 89 | Chromium | Krom | Bujar Alimani |
2016 | 88 | Bota | Bota | Iris Elezi, Thomas Logoreci |
2014 | 86 | Agon | Agon | Robert Budina |
2013 | 85 | Pharmakon | Pharmakon | Joni Shanaj |
2012 | 84 | Amnesty | Amnistia | Bujar Alimani |
2011 | 83 | East, West, East | Lindje, Perëndim, Lindje | Gjergj Xhuvani |
2010 | 82 | Alive | Gjallë | Artan Minarolli |
2009 | 81 | The Sorrow of Mrs. Schneider | Trishtimi i zonjës Shnajder | Eno Milkani, Piro Milkani |
2001 | 74 | Slogans | Parullat | Gjergj Xhuvani |
1996 | 69 | Kolonel Bunker | Kolonel Bunker | Kujtim Çashku |
Antarët e komisioneve të përzgjedhjes ndër vite
94th Academy Awards – 2022 | 95th Academy Awards – 2023 | 96th Academy Awards – 2024 | 97th Academy Awards – 2025 |
---|---|---|---|
Eduart Makri Ylli Pepo Bashkim Hoxha Ilir Keko Kastriot Caushi Fatmir Koçi |
Eduart Makri Vladimir Prifti Genc Përmeti Diana Çuli Mirela Oktrova Alert Çeloaliaj |
Arben Lami Gerta Qurku Genc Përmeti Eno Milkani Florenc Papas |
Eol Çashku Spartak Pecani Jonid Jorgji Vjollca Dedej Fatmir Koçi Flutura Açka Bujar Kapexhiu |
89th Academy Awards – 2017 | 90th Academy Awards – 2018 | 92nd Academy Awards – 2020 | 93rd Academy Awards – 2021 |
Ilir Butka Artur Dauti Eno Milkani Jonid Jorgji Robert Budina |
Ilir Butka Esat Ibro Agim Poçari Eduard Mazi Genc Përmeti Petrit Beci Andamion Murataj |
Eduart Makri Albert Minga Artur Dauti Dritan Huqi Eduard Mazi Saimir Kumbaro |
Eduart Makri Agron Domi Bujar Alimani Esat Musliu Genc Përmeti Ndriçim Xhepa |
86th Academy Awards – 2014 | 87th Academy Awards – 2015 | 88th Academy Awards – 2016 | |
Ilir Butka Kristaq Mitro Besnik Bisha Edmond Topi Eno Milkani |
Elvira Diamanti Elvis Hoxha Ergys Faja Esat Ibro Nasi Lera Skerdi Mahmutaj Ylli Pepo |
Ilir Butka Saimir Kumbaro Ylljet Aliçka Fatmir Koçi Artan Minarolli Genc Përmeti Dionis Papadhimitri |