Në vazhdimësi të promovimit ndërkombetarisht të kinematografisë shqiptare, Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Qendra Kinematografike e Kosovës, u riparaqitën në tregun e filmit ne Cannes me një hapësirë të përbashkët.
Përpos prezantimit të produksioneve të fundit shqiptare në faza të ndryshme, u zhvilluan, nga stafi i QKK, takime për të promovuar Shqipërisë, si një vend atraktiv e me lokacione unike, te produksionet e huaja.
Takime të tjera u zhvilluan me drejtues të programeve të rendësishme të sektorit dhe programues të festivaleve të ndryshme ndërkombëtare të filmit. Diskutime të tjera u zhvilluan me kolegë të qendrave të tjera të filmit dhe përfaësues të institucioneve kinematografike ndërkombëtare.
Regjisorë dhe producentë shqiptarë ishin, gjithashtu, pjesë e këtij edicioni.
Vecanti për Shqipërinë këtë vit ishte përzgjedhja e regjisorit dhe producentit shqiptar Gentian Koçi, nga European Film Promotion për programin «Producers on the Move», me projektin e tij me te ri «Cold Sun» për t’u promovuar edhe takuar me producentë, distributorë dhe figura të rëndësishme të industrisë.
Drejtoresha e re e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Znj. Blerta Zeqiri, dhe znj Majlinda Tafa takojnë e Olimpia Pont Cháfer dhe kolegen e saj, përfaqësuese të TorinoFilmLab.
Prof. Zuzana Gindl-Tatarova, përfaqësuese e llovakisë në Eurimages, z. Kiril Gjozev distributor nga Maqedonia e Veriut dhe znj. Majlinda Tafa.
Regjisorët dhe producentët Genc Përmeti, Florenc Papas FABIO Seferi dhe Drejtori Ekzekutiv i QKK. Z. Arben Lami.
Drejtoresha e Kosovës, Znj. Blerta Zeqiri, znj Majlinda Tafa dhe z. Julien Ezanno (Bilateral Affairs advisor at the French CNC).
Diskutim mbi edicionin e ardhshëm të European Film Market_Berlinale 2024 mes përfaqësuesve të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, znj. Marjela Zajmi dhe znj. Majlinda Tafa dhe përfaqësuesve të European Film Market (EFM), znj. Jana Wolff dhe z. Lukas Hofmann.
Z. Arben Lami, Drejtor i Drejtorisë së Projekteve (QKK) në një takim me z. Kiril Gjozev, Përfaqësues i Shoqatës të së Drejtave të Autorit në Maqedoninë e Veriut.
Znj. Majlinda Tafa dhe znj. Dominique Gregory, Festival and Project Manager e platformës digjitale «Festival Scope».
Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë së bashku me Qendrën Kinematografike të Kosovës, si çdo vit, përfaqësohen me një pavion të përbashkët, në tregun më të rëndësishëm të filmit në Europë «Marche Du Film», i cili zhvillohet në datat 16–24 Maj 2023, përgjatë edicionit të 76-të të Festivalit të Kanës.
Pavioni i Kosovës dhe Shqipërisë gjendet në Village International Riviera – №134.
Pavioni do të shërbejë për të promovuar prodhimet më të fundit të kinematografisë shqiptare por edhe Shqipërisë si nje vend atraktiv për xhirime. Pavioni është gjithashtu një pikë takimi për producentët shqiptarë që zhvillojnë takime me partnerë të projekteve të tyre gjatë «Marche Du Film».
Regjisori dhe producenti shqiptar Gentian Koçi, i përzgjedhur nga European Film Promotion për programin «Producers on the Move», promovohet nga të përditshmet prestigjioze «Variety» dhe «The Hollywood Reporter».
Nga veprimtaria ndër vite e QKK në Marketin e Filmit në Kanë
Takime pune në Pavionin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në Marketin e Filmit në Cannes 2022.
Përfundojnë bisedimet në Cannes 2022 për arritjen e marrëveshjes së krijimit të fondit të përbashkët ballkanik për kinematografinë
Gjatë marketit te filmit në Cannes 2022, u zhvillua një takim midis Kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Z.Eduart Makri, Z.Roberto Stabile, si perfaqësues i Ministrisë së Kulturës së Italisë dhe drejtuesve të tjerë të qendrave kinematografike të rajonit të Ballkanit, të Sllovenisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kroacisë, Kosovës, Bullgarisë, si dhe Bosnje dhe Hercegovinës.
Ky takim u zhvillua në kuadër të bisedimeve për të krijuar një fond të përbashkët ballkanik, i cili do të mbështesë financiarisht projektet filmike të vendeve anëtare. Partner i këtij fondi është edhe Ministria e Kulturës së Italisë.
Të gjitha shtetet konfirmuan pjesëmarrjen dhe vendosën që të punojnë për hartimin e një marrëveshje të përbashkët.
Fotografi
Video
Gjatë marketit të filmit në Cannes 2022, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve kinematografike, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK) dhe Centre National du Cinéma et de l’Image Animée (CNC).
Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet Kryetarit të QKK, Z.Eduart Makri, dhe Z.Olivier Henrard.
Takim ndërmjet Drejtorit Ekzekutiv të QKK, Z. Arben Lami, me Ministrin e Kulturës së Kosovës, Z. Hajrulla Çeku.
Takim ndërmjet Drejtorit Ekzekutiv të QKK, Z. Arben Lami, me Ministrin e Kulturës së Kosovës, Z. Hajrulla Çeku.
Set fotografik brenda pavionit të QKK në marketin e filmit në Cannes 2022.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të jetë pjesë e edicionit të 65-të i «Marche du Film», në Kanë, të Francës, tregu më i madh i kinematografise europiane, i cili fillon në datë 17 maj – 25 Maj, 2022 dhe do të presë profesionistë film-dashës nga gjithë bota. Rreth 120 shtete janë të përfaqësuara me stendat e tyre në Marche, mbi 12.500 të akredituar që takohen dhe ndjekin panelet e panumërta në 33 venue të ndryshme, mbi 4.000 filma dhe projekte të prezantuar gjatë Marche-së.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të promovojë prodhimet e fundit filmike të financuara nga QKK, si edhe projektet që janë në fazë përgatitore ose prodhimi. Kineastët pjesëmarrës në Market do të zhvillojnë takime me bashkëprodhues dhe distributorë. Gjatë këtyre ditëve do të zhvillohen takime me drejtues të institucioneve ballkanikë dhe evropianë të filmit.
1 – QKK do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kinematografisë me Qendrën e Filmit Franceze (Centre Nationale de Cinema et de l’image Animée).
2 – Gjithashtu do të zhvillohet një takim i rëndësishëm midis drejtuesve të qendrave të filmit në Ballkan dhe Ministrisë së Kulturës së Italisë e cila përfaqësohet nga Z. Roberto Stabile. Ky takim do të zhvillohet në vijim të nismës për krijimin e një fondi të përbashkët ballkanik i cili do të mbështesë financiarisht projektet filmike të vendeve anëtare.
Në Marketin e Filmit do të shfaqet filmi me metrazh të shkurtër “Mbjellja e Pemëve”, skenari Ylljet Aliçka, regjia Fabio Seferi, prodhim i shtëpisë kinematografike “Makers Production shp.k” me producent Mateus Cingi.
Stenda e Shqipërisë së bashku me Kosovën është në Village International Riviera – Pavilioni Nr. 134.
Edicioni i 58-te i « Marche du Film », tregu me i madh i kinematografise europiane, filloi ne date 14 maj dhe priti deri ne date 22 profesioniste te dhe filmedashes nga gjithe bota. Me saktesisht 114 shtete janë të përfaqësuara me stendat e tyre në Marche, mbi 12000 te akredituar qe takohen dhe ndjekin panelet e panumerta ne 33 venue te ndryshme, mbi 4000 filma dhe projekte te prezantuar gjate Marche-se.
Rreth 700 filma u shfaqen per here te pare në Marche, per profesionistet e filmit, perfaqesuesit e festivaleve dhe ata te distribucionit, sales agents, TV byers etc.
Duke ofruar nje hapesire dinjitoze per prezantimin e filmave shqiptare por edhe per takimet e producenteve shqiptare, QKK ngriti per here të gjashte dhe per here te 4rt sebashku me Kosoven pavionin e filmit shqiptar në Marche du Film, gjate edicionit te 72-te te Festivalit në Cannes.
Ndër takimet më të rëndësishme të stafit të QKK në Cannes mund të veçojmë:
- Takim Drejtorin Ekzekutiv te Euirimages, Roberto Olla. Duke pergezuar z. Makri per ndryshimet qe po synon ne detyren e tij te re, Z. Olla diskutoi ndryshimet e ngjashme qe po pregatit edhe Eurimages, I uroi Kryearit punë të suksessme në detyrën si përfaqësues i Shqipërisë në Eurimages.
- Takim me Renata Santori – Programuese e seksionit Giorante dei Autori, duke diskutuar mundesite e aplikimit te filmave shqiptare ne kete seksion te Festivalit te Venezias, nepermjet Qendres Kombetare te Kinematografise.
- Kryetari i QKK shqiperi dhe atij Kosove, duke diskutuar eksperiencen e Kosoves ne menyren e vleresimit te projekteve artistike nga Bordi.
- Kryetari i QKK ne takim me Julien Ezanno nga CNC franceze duke diskutuar mundesite e bashkepunimit dhe ndihmen me ekspertizen e Frances per ndryshimet ne ligjin mbi kinematografine. QKK planifikon të finalizojë hartimin e një marrëvshjeje bashkëpunimi mes dy Qendrave të Filmit, me asistencen edhe të Ambasadës Franceze, e cila do të përfshijë edh prurjen e expertëve francize, kryesisht në fushën e distribucionit dhe përgatitjes së projekteve pë aplikime ndërkombëtare.
- Takimi i pare i perbashket i Kryetareve te Qendrave fqinje te filmit me Kryetarin e ri te QKK Shqiperi. Eduart Makri (Shqiperi), Boban Jevtic (Serbi), Goran Tozija (Maqedonia e Veriut), Sehad Cekic (Mal i Zi). Në këtë takim të përbashkët u diskutua rritja e bashkëpunimeve në rajon, dhe ideja e krijimit të një memorandum bashkëpunimi rajonal, i cili do të facilitonte edhe prodhimet e huaja në rajon, nëpërmjet ndarjes së incentivave.
- Takim me Zv. Drejtorin e European Film Promotion, Jo Muehlberger per te diskutuar programet e ofruara nga kjo Organizate.
- Takim me z. Domenico La Porta per te diskutuar mundesite e promovimit te kinemase shqiptare ne CINEUROPA.
- Takim me z. Hrvoje Hribar, regjisor, ish-drejtor i Qendrës Kroate të Audiovizualit, ku u diskutua gjendja e industrisë së filmit në rajon dhe mundësitë për ndryshime në ligjin e kinematografise se Shqipërisë.
- Takim i Kryetarit te QKK me z. Alberto La Monica, nga Festivali i Filmit ne Lecce dhe Drejtor i Euro Mediterranean Co-production Forum.
- Gjithashtu, përfaqësuesit e Shqipërisë, ndoqën aktivitetin “Women in Film”, nje panel ndërkombëtar i organizuar në stendën e Izraelit, në cilin ishin pjesë edhe Sabina Kodra (producente) dhe Rafaela Rica (CEO e Balkan Film Market) nga Shqipëria.
- Përfaqësuesja e Shqipërisë në European Film Promotion, Majlinda Tafa mori pjesë gjithashtu në darken e organizuar nga EFP për të prezantuar anëtarët e EFP me 2 drejtorët e rinj të Berlinales Mariette Rissenbeek and Carlo Chatrian. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesja shqiptare diskutoi me Z. Chatrian, i cili do të jetë përgjegjës për riformatimin e programit të filmave në Berlinale, për vështirësitë që hasin filmat shqiptarë për të trokitur në derën e këtij festivali.
- Në date 21 maj u mbajt edhe Asambleja e Përgjithshme e Organizatës EUROPEAN Film Promotion, ku mori pjesë përfaqësuesja Majlinda Tafa. Në këtë Asamble u zgjodh edhe Bordi i ri drejtues, anëtar I të cilit u bë z. Arben Zharku, Drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës.
- Përveç kësaj, përfaqësuesit shqiptarë patën takime të shumta me drejtues festivalesh ndërkombëtare, producente, dhe distributorë, të interesuar për Shqipërinë dhe rajonin.
- Kënaqësi e veçantë ishte të prisnim në pavionin shqiptar, regjisorin Erenik Beqiri dhe disa nga stafi i filmit “The VAN” i cili është filmi i parë i shkurtër që garon nga Shqipëria për Palmën e Artë. QKK mbështeti financiarisht regjisorin dhe producenten shqiptare të filmit për prezencën e tyre në Cannes.
- QKK mbështeti financiarisht prezencën në CANNES të një grupi producentësh shqiptarë.
Ndiqni intervistën e Kryetarit të QKK – Eduart Makri në pavjonin shqiptar në Marche du Film, Cannes.