Regjistrimi i Producentëve & Distributorëve

Producenti/Shtëpia kinematografike duhet të ketë kryer procedurën e regjistrimit, kur fillon marrëdhëniet financiare me QKK.

Producenti dhe distributori regjistrohen në QKK çdo vit kalendarik.

Regjistrimi vjetor realizohet nëpërmjet platformës E-Albania.

Tarifat & faturat për regjistrimin vjetor gjenden këtu.


Producentët & distributorët që regjistrohen për herë të parë në QKK,
duhet të ngarkojnë në platformën E-Albania këto dokumente:

a. Faturën për kryerjen e pagesës së tarifës së regjistrimit në QKK;
b. Letërnjoftimin ose pasaportën e administratorit;
c. Jetëshkrim i kërkuesit;
d. Të paktën dy letra rekomandimi nga producentë dhe distributorë me përvojë.


Producentët & distributorët që regjistrohen periodikisht në QKK,
duhet të ngarkojnë në platformën E-Albania:

a. Faturën për kryerjen e pagesës së tarifës së regjistrimit periodik në QKK;
b. Letërnjoftimin ose pasaportën e administratorit.


Shënim

Nëpunësi që administron shërbimet e QKK në platformën E-Albania nxjerr nga sistemi edhe ekstraktin e subjektit, ku verifikohet objekti i aktivitetit të tij.

Pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm, QKK pajis producentët dhe distributorët me lejen përkatëse sipas objektit të veprimtarisë.

QKK mund të refuzojë lejen në rast mungese të përvojës së kërkuesit e cila provohet me jetëshkrim, veprat ku ka marrë pjesë (në titrat e filmave) dhe letra rekomandimi.