ANCC Albanian National Center of Cinematography – Marche du Film, Cannes Film Festival
ALBANIAN PRESENCE eshte sllogani i ketij viti ne prezantimin e Qendres Kombetare te Kinematografise ne Cannes Film Festival.
Kete vit 4 filma te shkurter shqiptare jane pjese e katalogut te Short Film Corner.
Te kater filmat kane per autor regjisore te rinj qe kane aplikuar per here te pare ne QKK.
Ne dy vjet jane financuar 70 projekte filmike nga QKK ku vlen te permenden 10 filma te gjate ne vitin 2015 dhe 14 filma te gjate ne vitin 2016 ndersa pjesa tjeter jane filma te shkurter, dokumentare, animacion dhe festivale filmi.
Pjesa me e madhe e regjisoreve ne keto projekte kane aplikuar per here te pare dhe kjo eshte shprehje e vemendjes qe ky institucion i ka kushtuar mbeshtetjes se krijuesve te rinj.
Kete vit QKK merr pjese gjithashtu ne Marche du Film me stendin e saj te pozicionuar afer short film corner ne pallatin e festivalit per te qene prane nevojave te producenfeve dhe regjisoreve tane qe do te jene prezent ne kete aktivitet te rendesishem.
Nje agende e pasur takimesh eshte percaktuar paraprakisht me institucione nderkombetare homologe, producente, distributore, organizatore forumesh dhe festivale.
Albanian filmmakers a Cannes Film Festival