Mund të realizosh një film lokal me pak para, sidomos për vende të vogla si Shqipëria, kjo lehtësisht ndihmon për të kaluar çdo barrierë dhe të marrësh majat e suksesit ndërkombëtar. Por, ky është vetëm një mendim, një lloj entusiasmi që u është dhënë disa të rinjve që duan të merren me kinemanë me mundësinë e realizimit të projekteve të tyre në kontekstet e udhëtimit në temat shqiptare. Kanë qenë dhjetë projekte të filmit të gjatë të ndarë mes dy tutorëve, në faza të ndryshme zhvilimi, gjithashtu duke fokusuar këto projekte dhe në filmin e shkurtër
Mund të realizosh një film lokal me pak para, sidomos për vende të vogla si Shqipëria, kjo lehtësisht ndihmon për të kaluar çdo barrierë dhe të marrësh majat e suksesit ndërkombëtar. Por ky është vetëm një mendim, një lloj entuziasmi që u është dhënë disa të rinjve që duan të merren me kinemanë me mundësinë e realizimit të projekteve të tyre në kontekstet e udhëtimit në temat shqiptare. Kanë qenë dhjetë projekte të filmit të gjatë të ndarë mes dy tutorëve, në faza të ndryshme zhvilimi, gjithashtu duke fokusuar këto projekte dhe në filmin e shkurtër. “Ideja është që të përpiqemi të marrim një vështrim të zgjeruar të punës në progres, ku shumë projekte janë në gjendjen e zhvillimit dhe janë shumë interesantë dhe sfidues”, ka thënë një prej organizatorëve, që sipas të cilëve uorkshopi i ndihmon kineastët (në këtë rast skenaristët) të kenë ide më të qartë për rrugën që duhet të përshkrojë një autor deri në draftin final të skenarit para se të bëhet një film.
“Autorët, disa prej të cilëve janë ende në fazën e hershme të karrierës duhet të kuptojnë, se çfarë do të jetë e rëndësishme në hapin e ardhshëm artistik. Gjithashtu pashë regjisorë me eksperienca shumë të ndryshme, disa shumë të njohur profesionalisht dhe që kishin ardhur me draftin e fundit, por ishin sërish të hapur për të marrë kritika pozitive. Kisha në grupin tim edhe projekte pa regjisor apo producent dhe të tjerë projekte që kishin regjisorë, por që ishin në fazën e trajtimit. Ka shumë talente. Më tepër se çdo gjë, kjo mënyrë pune është një dialog i hapur dhe kreativ”, ka thënë Isabelle Fauvel, konsulente aktive në shumicën e marketeve rajonale të filmit dhe njohëse e shkëlqyer e zhvillimeve në kinemanë europiane, duke u gjendur edhe për kinemanë e re në Tiranë. Si model Fauvel ka marrë skenaristin dhe regjisorin nordik me origjinë shqiptare, Izer Aliu, i nominuar me çmimin “Oscar” për filmin e tij të shkurtër si student, “Të Ruash Malin” si shembulli më i mirë se si, duke realizuar një film lokal me mjete të limituara mund të kalosh çdo barrierë dhe të arrish majat e suksesit ndërkombëtar.
Ky “udhëtim” në motive shqiptare, si dhe drejt disa çështjeve me të cilat përballet shoqëria shqiptare sot, por edhe një rivështrim në disa nga ngjarjet e së shkuarës totalitare, përmes dramave dhe komedive, ishin këto temat prej të cilave rrjedhin problemet që adresojnë subjektet e skenarëve të paraqitur në edicionin e parë të uorkshopit të zhvillimit të skenarëve Albascript, organizuar nga CINEEUROPA dhe mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë. Faza e parë e uorkshopit të mbajtur gjatë tre ditëve (1-3 gusht 2016) në Pogradec mblodhi bashkë profesionistë të fushës së skenarit, si edhe regjisorë e producentë të afirmuar e të rinj. Ky është vetëm fillimi i punës për projektet e paraqitur, e cila vazhdon me komunikimin on line përgjatë një periudhe gjashtë mujore gjatë së cilës autorët do të rishikojnë e zhvillojnë më tutje skenarët e tyre nën këshillimet profesionale të tutorëve të mirënjohur, siç janë: Giovanni Robbiano edhe Isabelle Fauvel (e cila ishte edhe udhëheqëse akademike e programit) për filmin e gjatë dhe Izer Aliu dhe Andamion Murataj për filmin e shkurtër.
Drejtori programit për ALBASCRIPT, Andamion Murataj tha se: “Filmi shqiptar këta vitet e fundit ka pasur disa arritje për t’u shënuar, por edhe i tërë rajoni ynë ka qenë në avangardë të zhvillimeve të filmit europian. Mjafton të përmendim vende, si: Greqia, Rumania apo edhe Turqia, që kanë pasur në këtë dekadë një rilindje të vërtetë të kinemave të tyre kombëtare. Kështu, besoj që për të mos mbetur pas zhvillimeve të tilla rajonale, edhe në Shqipëri ishin pjekur të gjitha kushtet për mbajtjen e një uorkshopi të tillë me disa nga mentorët më në zë të skenarit në Europë.”
Trativat e para për një projekt të tillë kanë nisur gjatë festivalit të Berlinit ku Muarataj, thotë se Ilir Butka ka qenë mbështetës i kësaj ideje që në krye të herës, duke realizuar dhe marrëveshjen me CINEUROPA. Nga ana tjetër, skenaristi dhe regjisori Giovanni Robbiano, i cili drejton dhe shkollën e mirënjohur FAMU International, është jo vetëm një skenarist i nderuar me çmime, por edhe një njohës i shkëlqyer i kinemasë së re shqiptare dhe një vlerë e rrallë netuorku për kineastët shqiptarë.
Isabell Fauvel ndau përvojën e vet me pjesëmarrësit, ndërsa analizoi etapat e zhvillimit të projekteve filmike dhe përcaktimin e tyre në procesin global. Ajo bëri një prezantim analitik kur dhe si bëhet bashkëpunimi me një bashkëskenarist, me një konsulent skenari, rolin e producentit në projekt etj. “Autorët, disa prej të cilëve janë ende në fazën e hershme të karrierës duhet të kuptojnë se çfarë do të jetë e rëndësishme në hapin e ardhshëm artistik. Gjithashtu pashë regjisorë me eksperienca shumë të ndryshme, disa shumë të njohur profesionalisht dhe që kishin ardhur me draftin e fundit, por ishin sërish të hapur për të marrë kritika pozitive. Kisha në grupin tim edhe projekte pa regjisor apo producent dhe të tjerë projekte që kishin regjisorë, por që ishin në fazën e trajtimit. Ka shumë talente. Më tepër se çdo gjë, kjo mënyrë pune është një dialog i hapur dhe kreativ”, ka thënë Fauvel. Pyetur se si krahasohen këta projekte shqiptarë me të ngjashmit e tyre në uorkshope të tjerë europianë, Fauvel thekson se: “Nuk shoh asnjë diferencë. Nuk janë as më shumë të pjekur e as më pak të pjekur se projektet që gjej në vendet e tjera. Nuk flas për shijet e mia personale, por kam parasysh projekte me interes, që tejkalojne kufijtë e një vendi e komunikojnë efektifisht në arenën ndërkomëtare dhe që mund të gjejnë bashkëprodhues të interesuar.” Ajo vlerëson se projektet do të ndiqen përgjatë fazës së dytë dhe sipas saj, puna në vijimësi është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.
“Në këtë udhëtim drejt filmit duhet të jesh para së gjithash shumë i fokusuar. Nëse humbet fokusin, projekti nuk mund të finalizohet. Diçka e tillë shërben dhe si seleksionim natyral, ku në fund fitojnë jo projektet më të mirë apo më të këqinj, por ata që nuk dorëzohen e i shkojnë rrugës deri në fund dhe dëshmojnë se duan vërtet të bëjnë filmin e tyre.” Edhe reagimi i tutorëve të tjerë është shumë interesant përsa i përket cilësisë së skenarëve të paraqitur, si dhe për mundësitë që paraqiten për zhvillim projektesh të kësaj natyre në programe analoge. Giovanni Robbiano shprehet shumë i kënaqur me eksperiencën në Pogradec. Robbiano vëren se: “Vendi juaj këtu më kujton pak Greqinë, por edhe Italinë. Shoh shumë paqe dhe më bën të ndihem mirë”.
Robianno ka një eksperiencë të gjatë me pjesëmarrjen në uorkshope në vende të ndryshme në Europë dhe shprehet që ishte kjo koha më e mirë, që një uorkshop i tillë të fillojë një traditë të re edhe në Shqipëri.
“Megjithëse kanë qenë tre ditë shumë intensive – shton Robianno – duhet të theksoj se gjithçka funksionoi më së miri. Është si eksplorim i kulturës në këtë pjesë të botës, që ka qenë misterioze për shumë vjet dhe tani është hapur. Europa është mjaft afër dhe me gjithë diferencat është shumë më e ngjashme seç mendojmë.” Izer Aliu, tutor i filmave të shkutër thotë: “Isha pjesë e atyre që zgjodhën skenarët fitues dhe lehtësisht vihet re se kishte gjëra me vlera në të gjithë projektet, por ne vendosëm të përzgjedhim ata projekte, të cilët mund të zhvilloheshin më tepër. Shqipëria mendoj se ka shumë histori të mira, por mbi të gjitha profesionistë të dedikuar, gjë që është edhe më e rëndësishme. Mendoj që ka projekte premtuese dhe me punën në vazhdim do të jenë gati të fillojnë e të aplikojnë për fonde.” Artur Gorishti ishte një nga pjesëmarrësit në uorkshop me skenarin e tij për film të gjatë të titulluar “Xixëllonjat”. “Për mua ishte hera e parë që marr pjesë në një uorkshop të tillë dhe si autor që kam punuar tërë kohën i pavaruar ishte pak e paqartë fillimisht se si do të funksiononte. Tani që u mbyll faza e parë mendoj se ishte gjëja më e mirë që mora pjesë, sepse vërtet më dha shumë mundësi që të shikoj se në çfarë stadi jam me skenarin. Pata kontakte tejet të vlefshme, jo vetëm me profesionistë të skenarit, por edhe të filmit në përgjithësi. Ndihem i nderuar që pata shansin të punoj me Giovanni Robbianon dhe Isabelle Fauvel dhe tashmë ndihem më i qetë e më i sigurtë përsa i përket skenarit tim. Jam vërtet i kënaqur nga uorkshopi dhe mendoj që është gjëja e mirë për të gjithë njerëzit e filmit në Shqipëri, të cilët duhet të jenë sa më të afruar me këtë uorkshop”. Për drejtorin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Ilir Butka, nevoja e përpunimit të skenareve, e orientimit të skenarëve drejt një tregu ndërkombëtar e ka bërë të domosdoshme prej kohësh kalimin e tyre në një filtër të zhvillimit të mëtejshëm nëpërmjet modelit të një uorkshopi të nivelit të lartë profesional.
Pas përfundimit të fazës së parë në Pogradec i hapet rruga fazës të dytë, që është bashkëpunimi për një periudhë gjashtë mujore on-line për të mbërritur në draftin final.
“Ky draft i përpunuar do të prezantohet sigurisht në takimet që do të kenë vetë skenaristët dhe producentët e projekteve në të gjithë forumet ndërkombëtare. – shton Ilir Butka – Dhe ne si QKK marrim përsipër që kur të prezantohemi në markete, si Berlini apo Cannes, me grupet tona të producentëve që shoqërojnë QKK në festivale të rëndësishme, të shërbejë pikërisht si objekt reference për t’u prezantuar me këto produkte, që do të kenë marrë një formë më të finalizuar”.
http://www.mapo.al/2016/08/nje-film-lokal-me-pak-para-si-realizohet/1