Tre projekte të financuara nga QKK fituan sot edhe mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës

Tre projekte të financuara nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë fituan sot edhe mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës:  

‘Cirku Fluturues’ me skenar dhe regji nga Fatos Berisha,
‘Derë e Hapur’ me skenar të Florenc Papas dhe Ajoja Daja dhe regji nga Florenc Papas
‘Delegacioni’ me skenar nga Artan Minarolli dhe regji nga Bujar Alimani 

Njoftimi i plotë
http://www.qkk-rks.com/?id=17&l=199

Qendra Kinematografike e Kosovës financon tre projekte që kanë gjetur më parë edhe mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Shqipërisë dhe përkatësisht bëhet fjalë për projektet e mēposhtëme:

Në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë – artistik juria ka vendosur të subvencionojë projektin filmik ‘Cirku Fluturues’ me skenar dhe regji nga Fatos Berisha, ndersa në kategorinë e metrazhit të gjatë artistik – Koproduksion Minor juria vendosi të subvencionoj 3 projekte: ‘Derë e Hapur’ me skenar nga Florenc Papas & Ajola Daja dhe regji nga Florenc Papas, ‘Delegacioni’ me skenar nga Artan Minarolli dhe regji nga Bujar Alimani.

Bashkëpunimi midis dy qendrave kinematografike dhe financimi i përbashkët i projekteve tona do të ndihmojë për të konsoliduar buxhetet e tyre dhe njëkohësisht për të shfrytëzuar potencialin e audiencës tonë të përbashkët shqipfolëse në rajon.

Në foto anetarët e jurisë të Qëndrës Kinematografike të Kosovës, Arian Krasniqi – Kryesues, Danijel Hocevar, Zymber Kelmendi, Elma Tataragic, Visar Morina, Artur Tahiraj dhe Alban Ukaj