“Të Thyer”; Filmi i fundit nga Edmond Budina
“Të thyer” është filmi më i ri nga Edmond Budina, që i propozohet publikut shqiptar si një akuzë e fortë ndaj sistemit që pasurohet duke shkatërruar ambjentin. Një sistem korruptiv ndërthyer me pushtetin dhe mafian që përplaset në raportin e vështirë babë e bir interpretuar nga Edmond Budina dhe Laert Vasili. Para se të kalojë testin e publikut, duket se filmi ka kaluar testin në projeksionin për gazetarët ku evidentohet një fotografi e shkelqyer nga Daniele Baldacci. Filmi nje bashkeproduksion italo-shqiptaro- maqedonas kishte në kast aktorë si Nikolla Llambro, Ola Harizaj, ku skenarist dhe regjisor është Edmond Budina. Filmi ngre çështje kritike ku ndotja e ambjentit është paradhoma e një shoqërie të intoksikuar moralisht dhe shpirtërisht e cila kompromenton shëndetin e të ardhmen e fëmijëve në këmbim të pasurimit të shpejtë.
Edmond Budina vjen me filmin “Të thyer”
Nuk është vetëm një kauzë për mjedisin, por edhe një thirrje për të mbajtur edhe shpirtin njerëzor më pastër. “Të thyer”, filmi më i ri i Edmond Budinës rrëfen një marrëdhënie at-bir, ku i shenjti mungon. Me të mungon mirënjohja, të vërtetat e pathëna, mbështetja sepse pushteti errëson sytë. Një nënë që vetësakrifikohet në një fshat apo histori paralele, ku goditet shoqëria, me azilin, me braktisjen, me burgun e kanë bërë në këtë film, Edmond Budinën edhe një aktor. E veçanta e këtij filmi është realizimi me dritë natyrale, që Budina e përkthen në meritën e drejtorit të fotografisë, italianit Daniele Baldacci. Vetë Edmond Budina ka rolin e babit, ndërsa karakteret e tjera ia ka besuar Laert Vasilit, si i biri, njëkohësisht edhe një deputet i inkriminuar, Gladiola Harizajt si Ema, nëna vetësakrifikuese dhe Nikolla Llambro, Zamira Kita e Sotiraq Bratko. Filmi do të prezantohet për publikun në kinemanë e pedonales, nisur nga pasditja e së premtes.
TIRANE, 6 Janar /ATSH/ – Filmi ”Të thyer” vjen premierë në ekranin e kinemasë në shkurt të këtij viti.
Me skenar dhe regji nga Edmond Budina filmi artistik me metrazh të gjatë pritet të jetë dhe premiera e parë e 2017. Rolet në film regjisori Budina ia ka besuar aktorëve si Laert Vasili, Nikolla Llambro, Gladiola Harizaj, Sotiraq Bratko, Zamira Kita, etj. Filmi vjen si një bashkëprodhim shqiptaro-italian-bullgaro-maqedonas dhe është xhiruar në Shqipëri, Itali dhe Maqedoni.Filmi u xhirua në 2015 dhe siç ka pohuar dhe më herët regjisori ka punuar disa vite për këtë projekt filmi. “Me skenarin tim për këtë projekt kam punuar prej 4 vitesh. Kisha shpresë për këtë projekt, sepse isha i bindur në atë që kam shkruar dhe kisha dhe mbështetjen e producentëve të huaj.
Filmi është një bashkëprodhim shqiptaro-italian-maqedonas-bullgar. Në mbledhjen e bordit në QKK unë paraqita dhe dy producentë të huaj, që mbrojtën dhe argumentuan pse duhej të fitonte ky projekt”, është shprehur më herët regjisori Edmond Budina. Këtë projekt filmi, Ministria italiane e Kulturës e ka financuar me 100.000 euro në një konkurrim të veçantë “Fondo di garanzia”, aty ku konkurrojnë vetëm regjisorët me një farë prestigji. Por ndërsa pritet kjo premierë, producentja shqiptare Adele Budina flet për një tjetër sukses me projektet e filmit. “Mora një lajm super pozitiv për A. B.FILM (shtëpia prodhuese që kemi në Tiranë me të cilën realizuam “Të thyer”), pas 4 muajsh që Ministria Italiane financoi filmin ”Të thyer”, na u dha lajmi që financoi edhe projektin tim të dytë, një film me metrazh të gjatë në bashkëprodhim Itali-Shqipëri, me një regjisor italian, për neve është suksesi i dytë”, tregon producentja shqiptare Adele Budina, në lidhje me punën me projektet e filmit.
“Të thyer” sipas Budinës
Skenarist, regjisor, por në filmin ”Të thyer” Edmond Budina vjen dhe me një rol, ku interpreton personazhin e babait, i cili kalon një pjesë të madhe të jetës në burg. Projekti më i fundit i regjisorit të njohur, ka në vëmendje realitetin shqiptar dhe problemet e tij. Një film ku mund ta gjejnë veten shqiptarët, ku trajtohet ndotja e ambientit, korrupsioni, raporti prind-fëmijë. “Ky projekt mbi filmin e merr spunton nga realiteti i sotëm shqiptar. Unë ngre probleme që shqetësojnë njerëzit. Ndotja e ambientit, raporti prind -fëmijë është një tjetër problem, korrupsioni, abandonimi i fshatit, mbyllja e prindërve nëpër azile, të gjitha këto janë në film në copëza të vogla, dhe kështu që secili mund ta gjejë veten në këtë.
Por se sa përqind e shqiptarëve mund ta gjejnë veten në film, unë këtë nuk di ta them, por shpresojmë që sa më shumë ta gjejnë veten në filmin tonë. Shpresoj që të jetë një gjë tjetër nga ato që kemi parë deri tani dhe shqiptarët ta ndjejnë veten mirë në këtë film, pavarësisht se ka brenda edhe dhimbjen edhe humorin, i ka të gjitha bashkë”, ka treguar Budina për projektin e tij më të fundit në kinema. Por pasi premiera e filmit “Të thyer” të shfaqet në ekranet e kinemasë shqiptare për publikun, filmi do të jetë premierë dhe në Itali. Me projektet e tij në kinema regjisori Edmond Budina gjithmonë ka pasur në vëmendje realitetin dhe problemet me të cilat përballet shoqëria, siç ka pohuar preferon që tema e filmit të tij ti flasë kohës./a.g/
“Të thyer”, Shqipëria sipas Edmond Budinës
“Unë ngre probleme që shqetësojnë njerëzit. Ndotja e ambientit, raporti prind -fëmijë është një tjetër problem, korrupsioni, braktisja e fshatit, mbyllja e prindërve nëpër azile, të gjitha këto janë në film në copëza të vogla, dhe kështu që secili mund ta gjejë veten në këtë.”
Skenarist, regjisor, por në filmin “Të thyer” Edmond Budina vjen dhe me një rol, ku interpreton personazhin e babait, i cili kalon një pjesë të madhe të jetës në burg. Projekti më i fundit i regjisorit të njohur, ka në vëmendje realitetin shqiptar dhe problemet e tij. Një film ku mund ta gjejnë veten shqiptarët, ku trajtohet ndotja e ambientit, korrupsioni, raporti prind-fëmijë. “Ky projekt mbi filmin e merr spunton nga realiteti i sotëm shqiptar. Unë ngre probleme që shqetësojnë njerëzit. Ndotja e ambientit, raporti prind -fëmijë është një tjetër problem, korrupsioni, abandonimi i fshatit, mbyllja e prindërve nëpër azile, të gjitha këto janë në film në copëza të vogla, dhe kështu që secili mund ta gjejë veten në këtë. Por se sa përqind e shqiptarëve mund ta gjejnë veten në film, unë këtë nuk di ta them, por shpresojmë që sa më shumë ta gjejnë veten në filmin tonë. Shpresoj që të jetë një gjë tjetër nga ato që kemi parë deri tani dhe shqiptarët ta ndjejnë veten mirë në këtë film, pavarësisht se ka brenda edhe dhimbjen edhe humorin, i ka të gjitha bashkë”, ka treguar Budina për projektin e tij më të fundit në kinema. Por pasi premiera e filmit “Të thyer” të shfaqet në ekranet e kinemasë shqiptare për publikun, filmi do të jetë premierë dhe në Itali. Me projektet e tij në kinema regjisori Edmond Budina gjithmonë ka pasur në vëmendje realitetin dhe problemet me të cilat përballet shoqëria, siç ka pohuar preferon që tema e filmit të tij t’i flasë kohës.
Filmi “Të thyer” vjen premierë në ekranin e kinemasë në shkurt të këtij viti. Rolet në film regjisori Budina ia ka besuar aktorëve si Laert Vasili, Nikolla Llambro, Gladiola Harizaj, Sotiraq Bratko, Zamira Kita, etj. Filmi vjen si një bashkëprodhim shqiptaro-italian-bullgaro-maqedonas dhe është xhiruar në Shqipëri, Itali dhe Maqedoni. Filmi u xhirua në 2015 dhe siç ka pohuar dhe më herët regjisori ka punuar disa vite për këtë projekt filmi. Si regjisor Edmond Budina ka realizuar këta filma: “Letra ere”, “Ballkan Pazar” dhe “Të thyer”.
https://rtsh.al/lajme/te-thyer-filmi-i-fundit-nga-edmond-budina/
https://vizionplus.al/edmond-budina-vjen-me-filmin-te-thyer/
http://tiranapost.al/te-thyer-filmi-ri-regjisorit-edmond-budina/
http://www.botasot.info/filma-kultura/635290/quot-te-thyer-filmi-premier-i-edomond-budina-nje-pasqyrim-i-problemeve-sociale-shqiptare/
http://www.360grade.al/me-shume/kulture/item/42694-te-thyer-shqiperia-sipas-edmond-budines
https://www.ata.gov.al/te-thyer-filmi-premier-i-edomond-budina-nje-pasqyrim-i-problemeve-sociale-shqiptare/?doing_wp_cron=1487379362.1078879833221435546875